Connect with us

Infrastrukturë

Si u mbulua nga myku QMF-ja në Gjilan katër muaj pas përurimit

Published

on

Në tetor të vitit 2023 , kryetari i Gjilanit kishte përuruar ambulanten në lagjen Arbëria. Por, vetëm katër muaj pas, atje është krijuar një gjendje e mjerueshme. Në pamjet të cilat kishte publikuar Insajderi disa ditë më parë shihej se aty muret janë mykur. Ndërsa tashmë është vendosur që hapësira të mos shfrytëzohet.

Me 6 tetor të vitit të kaluar , kryetari i Gjilanit ka përuruar ambulanten në lagjen Arbëria, por sot një hapësirë aty është e pashfrytëzueshme.

Sektori i stomatologjisë është mbuluar nga myku.

Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Komunën e Gjilanit, të cilët kanë bërë të ditur se kompanisë përgjegjëse i është dërguar vërejtje.

Doruntina Hasani, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, tha për Gazetën Insajderi se kompania në fjalë është paralajmëruar se në rast të mos veprimit do i ndalet garancioni prej 5%.

“Lidhur me çështjen që keni ngritur, ju njoftojmë se operatorit ekonomik tanimë i është dërguar vërejtja përfundimtare për sanimin e të gjitha problemeve të shfaqura në objektin e QMF-së në Gjilan. Përmes organizatës e cila ka bashkëfinancuar ndërtimin e këtij objekti shëndetësor, operatori ekonomik është paralajmëruar se në rast të mos veprimit, do të ndalet garancioni në lartësi prej 5%  të vlerës së përgjithshme të kontratës dhe do të obligohemi të kontraktojmë një palë të tretë për të zgjidhur këtë problem“, tha ajo.

Teksa bëri të ditur se është themeluar edhe një komision dhe është vendosur që hapësira në fjalë të mos shfrytëzohet.

“Gjithashtu, përmes Drejtorisë së Urbanizmit, është themeluar një komision i përbërë nga profesionistë të fushës të cilët me prioritet kanë trajtuar rastin në fjalë duke evidentuar problematikën e krijuar dhe dhënë rekomandimet se si duhet vepruar në vijim. Bazuar në këto rekomandime, nga menaxhmenti i QKMF-së, është kërkuar që hapësira në fjalë të mos shfrytëzohet deri në përmirësimin e gjendjes“, tha për Gazetën Insajderi Hasani.

Alban Hyseni përmes një postimi në “Facebook” me 6 tetor i kishte dhënë jehonë përurimit të ambulantes në lagjen Arbëria.

Ai kishte ndarë edhe pamje brenda kësaj hapësirë.

Por, vetëm katër muaj pas gjendja aty ka ndryshuar. Në disa foto që ka siguruar Insajderi shihet se kjo ambulantë është në gjendje të mjerueshme.

Madje muret janë mbuluar pothuajse krejtësisht nga myki./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending