Connect with us

Infrastrukturë

Çmimet e apartamenteve janë rritur me 24.5 për qind në vit, 1 në 3 apartamente blihen nga të huajt

Published

on

Gati 1/3 e apartamenteve në Shqipëri po blihen nga të huajt e kjo sipas Bankës së Shqipërisë, ka çuar në shtrenjtimin e tyre mesatarisht me 24.5% në vit nga viti 2020 deri në fund të 2023-shit. Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë.

“Çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur vrullshëm për rreth gjashtë vite radhazi, përpara dhe pas pandemisë”, thuhet në analizë.

Ndërkohë vetëm përgjatë 4 viteve të fundit (2020, 2021, 2022, 2023) çmimet e banesave në vend janë rritur me afro 24.5%, raporton Kapitali.al.

Sipas analizës së bërë faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, janë blerjet e mëdha që po bëjnë shtetasit e huaj. Bazuar në raportet e bankës qendrore 1/3 e apartamenteve të shitura prej 2020-ës janë blerë nga të huaj, shumica shtetas jo rezidente në vendet e BE-së.

Një pjesë e madhe e këtyre pronave përdoren për biznese, jepen me qira, ose përdoren për shtëpi pushimi, pasi më së shumti janë blerë në bregdet. Faktor tjetër që ka shtrenjtuar apartamentet thuhet në analizë është huaja bankare dhe normat e interesit. Duke qenë se ndërtuesit në shumë raste i drejtohen bankave për të marrë kredi në mënyrë që të bëjnë investimin, rritja e interesave ua ka shtuar kostot. Ndërkohë referuar të dhënave po të bankës rreth 50% e pronave janë blerë me kredi bankare.

Ndikim jo të vogël sipas raportit po japin edhe kostot e shtuara të ndërtimit, si dhe rritja e pagave për punonjësit.

“Ecuria e kaluar e çmimit të banesave dhe të ardhurat për frymë janë faktorët më të qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit”, thuhet në analizë.

Shtrenjtimi i apartamenteve që ka përfshirë gjithë Shqipërinë, kulmon tek ndërtimet e reja në Tiranë pasi arrin deri në 4000 euro metri në zonat përreth qendrës, ndërkohë që nuk ka prona me çmim poshtë 1000 euro metri. Ky trend sipas vrojtimeve të bankës nuk pritet të ndalët as gjatë këtij viti. Tregu i pasurive të patundshme është ndër më të preferuarit për investimet e huaja, pasi vetëm në 9-muaj të 2023-shit, u investuan në këtë sektor 222 milion euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending