Connect with us

Gjykim

Si u blenë 36 hektarë tokë të Komunës së Prishtinës në Graçanicë dhe pse po dështojnë seancat për “krim të organizuar”?

Published

on

Për shkak se kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri gjendet në pushim mjekësor, ka dështuar të fillojë të mërkurën gjykimi në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Toka 2”.

Kjo është konfirmuar nga zyra e gjykatëses Gërguri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe seanca e caktuar më 20 maj 2022 kishte dështuar, për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova gjendej jashtë vendit.

Ndryshe, gjykimi  në këtë rast do të vazhdojë për të akuzuarit Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, të cilët akuzohen për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi ka arritur parashkrimi absolut ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndryshe, deri tani nuk është mbajtur asnjëherë seanca e shqyrtimit  gjyqësor, pas vërtetimit të aktvendimit nga Gjykata e Apelit lidhur me kundërshtimin e provave dhe kërkesës për hudhjen e aktakuzës.

Ky rast fillimisht ishte gjykuar nga gjykatësi i krimeve të rënda, Beqir Kalludra, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda nga 3 shkurti 2021 kishte kaluar tek gjykatësi Kushtrim Shyti, i cili nuk ka mbajtur asnjë seancë në këtë rast.

Kurse, më 11 tetor 2021, kjo lëndë ka kaluar në Departamentin Special  tek gjykatësja Shadije Gërguri, sipas vendimit të marrë nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ngarkimin e këtij departamenti edhe me lëndë të Krimeve të Rënda.

Mehmet Prishtina, Dukagjin Emerllahu, Nexharije Hoti e Avni Maxhuni, akuzohen për veprën penale “krim i organizuar”. Ata akuzohen se nga fillimi i vitit 2009 e deri në tetor të vitit 2014, në territorin e Kosovës, më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kanë kryer krime të rënda si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.

Prokuroria pretendon se Mehmet Prishtina ka qenë organizator, mbikëqyrës dhe menaxher i aktiviteteve të grupit kriminal të organizuar të përbërë nga Prishtina, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni. Hoti e Maxhuni, sipas prokurorisë, dyshohet se i kanë menaxhuar aktivitetet kriminale të këtij grupi duke u dhënë udhëzime pjesëtarëve tjerë të këtij grupi.

Ata akuzohen edhe për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “shpëlarja e parave në vazhdimësi”, ndërsa bashkë me Emerllahun akuzohen edhe për veprat penale “ndihma në kryerjen e veprës penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore të paligjshme”, “ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”,  “grabitja” dhe “shpëlarja e parave në vazhdimësi”.

Hoti akuzohet për krim të organizuar të ndërlidhur me veprat penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi.

Nexharije Hoti akuzohet se si gjyqtare e Gjykatës Komunale të Prishtinës, e caktuar në çështjen civile nr.724/2009, për të drejtat pronësore mbi ngastrat shoqërore, ka gjykuar lëndën në dobi të Dukagjin Emerllahut, i cili ka bashkëpunuar me Mehmet Prishtinën dhe me dashje që t’i shkaktojë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendim të paligjshëm me të cilin ka aprovuar padinë e Emërllahut për të drejtat pronësore të mbi 45 ngastrave me një sipërfaqe prej 36.45 hektarë, që kanë qenë në posedim te të paditurave KBI “Kosova Export”, dhe zyra rajonale e Asgjësisë Kosovare të Privatizimit.

Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi akuzoheshin edhe Reshat Fetahu, Gani Ademi, për veprën penale “shpëlarja e parave në vazhdimësi”, akuzoheshin Avni Maxhuni, Sh.M, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Bislim Bajrami, Albion Mulaku, Gëzim Rama, Agim Jerlija.

Për “shpëlarje të parave”, akuzoheshin Basri Beka, Bajram Gashani, Arton Vila, Bejtullah Zhugolli, Dalip Brahimi, Dalip Brahimi, Lirim Zeka dhe Shaqip Krasniqi.

Ndryshe, lidhur me këtë rast në vitin 2016 është mbajtur mundësia hetuese e veçantë, ndaj gjithsej 51 të dyshuarve lidhur me këto dallavere, ndër ta edhe ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Pas këtij hetimi, prokurori i EULEX-it, kishte ngritur dy aktakuza, njëra e njohur tani si rasti “Toka”, në të cilën akuzohet Azem Syla dhe të tjerët, kurse në tjetrën akuzoheshin 24 persona, që njihej si rasti “Toka 2”./Media Ndërtimi.

Gjykim

Akuzohet se nuk rrënoi mbindërtimet pa leje, kërkon negocim për pranimin e fajësisë!

Published

on

Ish-inspektori i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, pak para se të japë mbrojtjen e tij, ka kërkuar nga Prokuroria negocim për pranimin e marrëveshjes së fajësisë.

Musliu është duke u gjykuar se nuk e ka zbatuar masën e rrënimit të objektit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë.

Gjatë së mërkurës, Valbone Morina, mbrojtëse e të akuzuarit ka deklaruar se më 2 gusht 2022 ka parashtruar kërkesë.

Por, ky propozim nuk gjeti mbështetje te Prokuroria pasi tashmë procesi gjyqësor është në përfundim, raporton Kallxo.com.

“Pas bisedës me prokuroren e çështjes, Ervehe Gashi, e njëjta është deklaruar se në këtë fazë të procedurës negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë nuk është në interes të çështjes pasi jemi në fazën përfundimtare të procedurës”- tha prokurorja Ariana Shaikovca.

Lidhur me këtë refuzim avokatja Morina kërkoi që të marrë përgjigje në formë të shkruar.

Gjykimi tutja vazhdoi me dëgjimin e ekspertit të ndërtimtarisë, Liman Mustafa.

Mustafa para trupit gjykues sqaroi se pas shikimit të vendit ka ardhur në përfundim se mbindërtimi i këtij objekti ishte bërë në katin e katërt.

“Kam ardhur në përfundim se mbindërtimi i këtij objekti është kati-tipik i katërt në bruto sipërfaqe prej 158 m2 dhe nënkulmi në bruto sipërfaqe prej 116 m2 bruto dhe 387.7 m2 neto”- tha Liman Mustafa.

Eksperti tutje shtoi se shuma e dëmit total vetëm sa i përket tejkalimit të lejes urbanistike është 2 mijë e 481 euro.

I njëjti iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes duke argumentuar se si eksperti i hidro-ndërtimtarisë që ishte mund të kryente edhe ekspertiza për fushën e ndërtimtarisë.

Me këtë Nexhmedin Musliu akuzohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ndryshe, Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që ndërlidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Çështja për fatkeqësinë e digës në Brazil do të shqyrtohet në gjykatat angleze

Published

on

Gjykata e Apelit në Londër ka vendosur që një padi prej 6 miliardë dollarësh (5 miliardë paund) kundër grupit minerar anglo-australian BHP, e ngritur nga viktimat e një dështimi të digës në Brazil në vitin 2015, mund të vazhdojë në Angli.

Çështja është ngritur në emër të më shumë se 200,000 viktimave të një përmbytjeje të madhe që rezultoi nga shembja e digës së mbeturinave të Fundão në minierën e mineralit të hekurit Germano pranë Mariana, Minas Gerais, Brazil, në nëntor 2015.

Shembja lëshoi ​​44 milionë metra kub ujë të ndotur në lumin Doce, shkatërroi fshatrat në rrjedhën e poshtme të digës dhe vrau 19 njerëz.

Tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit kanë vendosur tani që çështja duhet të vazhdojë përmes gjykatave angleze, duke thënë se ekzistonte një perspektivë realiste që një gjyq në Angli do të jepte një “përparësi reale dhe legjitime” për viktimat.

Padia kërkon të mbajë përgjegjës grupin BHP për rolin e tij në shembjen e digës Mariana përmes proceseve gjyqësore në Angli, ku biznesi ishte i bazuar në kohën e katastrofës. Filiali i saj BHP Brazil dhe një firmë minerare braziliane, Vale, zotërojnë Samarco Mineração, kompania e sipërmarrjes së përbashkët përgjegjëse për menaxhimin e digës.

Gjatë një seance dëgjimore katër-ditore në prill 2022, BHP kishte argumentuar se viktimat e katastrofës do të ishin në gjendje të merrnin dëmshpërblim të plotë përmes gjykatave të kërkesave të vogla në Brazil, por gjyqtarët hodhën poshtë përpjekjet e BHP për të bllokuar çështjen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Ish-drejtori i Urbanizmit të Prizrenit thotë se gjatë mandatit nuk ka pasuar ankesë nga Infrakosi

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, në gjykimin për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të Infrakosit dhe ish-drejtorëve të Komunës së Prizrenit, i akuzuari Sadik Paqarizi ka dhënë mbrojtjen e tij, ku tha se gjatë mandatit të tij nuk ka pasur asnjë kërkesë apo ankesë nga Infrakosi.

Në këtë rast, po akuzohen Agron Thaçi, ish-kryeshef ekzekutiv i Infrakos-it, tre ish-drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektori i ndërtimit, Bashkim Krasniqi, si dhe menaxheri dhe bashkëpunëtori profesional i Infrakosit në Prizren, Naim Avdyli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shtatë të akuzuarit ngarkohen se kanë shkaktuar degradimin e pronës, si dhe infrastrukturën e hekurudhës së Komunës e Prizrenit, se e kanë bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar dëm Infrakosit në vlerë të përgjithshme prej 104 mijë e 674 euro e 61 centë.

“Gjatë mandatit tim, unë nuk kam pasur asnjë kërkesë apo ankesë nga Infrakosi, për çfarëdo veprimi të komunës, respektivisht të punës së drejtorisë të cilën unë e kam drejtuar” tha i akuzuari Paqarizi.

Në pyetjen e mbrojtësit të tij, avokat Arben Shala, nëse është respektuar vija ndërtimore dhe vija rregulluese ku ka plan rregullues të hollësishëm për lejet e përmendura në aktin akuzues, i akuzuri ka thënë se janë respektuar këto vija, e që sipas tij shihen në skicën e planit të parcelave.

Po ashtu, ai ka thënë se projekti kryesor për lejet ndërtimore nënshkruhet nga bashkëpunëtorët profesional, arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimit.

Kurse, në pyetjen e prokurorit Genc Nixha se kur është bërë diskutimi publik me qytetarët dhe me palët e interesit a ka qenë dikush nga Infrakosi, i akuzuari Paqarizi ka thënë se kanë marrë pjesë shumë persona dhe subjekte dhe se nuk është në dijeni nëse ka qenë dikush nga Infrakosi.

I akuzuari u ballafaqua me deklaratën e dhënë në Prokurori më 28 shtator 2018, ku tha se ai në deklaratën e tij kishte thënë se Agron Thaçi në cilësinë e kryeshefit të Infrakosit kishte marrë pjesë në një tryezë publike.

Lidhur me këtë ballafaqim, kundërshtim ka paraqitur avokati Shala, i cili tha se tryeza publike është bërë pas miratimit të planeve rregulluese të hollësishme dhe se kështu ka deklaruar edhe i mbrojturi tij.

Prokurori Nixha ka kërkuar nga gjykata që avokatit Shala t’i jepet vërejtje pasi që i njëjti sipas tij vazhdimisht ka dhënë sugjerime në përgjigjet e të mbrojturit të tij.

“I akuzuari mund të përgjigjet me po ose jo, kurse ti po e udhëzon me deklaru, u përgjigje në vend të tij”, tha prokurori Nixha./MEdia Ndërtimi.

Continue Reading

Trending