Connect with us

Aktuale

Si të shpëtohet potenciali i ‘Kino Rinia’ në Prishtinë

Published

on

Objekti që për dekada me radhë ishte një prej hapësirave kryesore kulturore të Prishtinës e përtej, sot është i braktisur.

Kino Rinia, një prej kinemave të para me kapacitet të madh në kryeqytet, kontribuoi në zhvillimin e kinematografisë në vend duke inspiruar film bërës të rinj me shfaqjen e filmave nga mbarë bota.

Në të njëjtën kohë, Kino Rinia ishte vendtakimi i gjeneratave të ndryshme e vend për edukim e argëtim, në një kohë kur këto hapësira ishin të paktat. Përveç filmit, Kino Rinia përgjatë 5 dekadave priti festivale e koncerte.

Sot, Kino Rinia është ndryshe. E heshtur dhe e lënë pas dore, me dy sallat e brendshme dhe kinemanë verore, që jo vetëm se janë jashtë funksionit, por për shkak të ndërhyrjeve që u janë bërë në 20 vitet e fundit, janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.

Më 10 shtator, ora 17:00, do t’i kthehemi Kino Rinisë e do të flasim për të. Biseda do të zhvillohet në kuadër të ndërhyrjes artistike specifike për lokacionin Parallel Voices në Kino Rinia, nën konceptin e artistit e arkitektit Maksut Vezgishi – Maksi, që do të mbahet nga 7 deri më 9 shtator.

Në këtë bisedë të organizuar prej Shtatëmbëdhjetë, Kosovo 2.0 dhe Kino Armata, do të flasim për potencialin e hapësirave të braktisura, duke u përqendruar më thellësisht në fatin e Kino Rinisë, reagimin e publikut ndaj ndërhyrjes artistike dhe eksplorimin e mënyrave të rifunksionalizimit të kinemasë, duke theksuar rolin e komunitetit dhe institucioneve publike në këtë proces. Po ashtu duke ndërlidhur bisedën me vizionin urban dhe zgjidhjet e qëndrueshme siç shihet nga Carlo Ratti Associati për Prishtinën.

Kjo bisedë vjen në kuadër të serisë së bisedave “Off the record” që Shtatëmbëdhjetë i filloi vitin e kaluar brenda projektit Metamorphosis, në partneritet me Kosovo 2.0 dhe Kino Armata./ Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending