Connect with us

Infrastrukturë

Si të bëhesh specialist i energjisë diellore?

Published

on

Me rritjen e prodhimit të energjisë diellore po rritet edhe kërkesa për punonjës të specializuar me impiantet solare. Si mund të bëhesh solartor dhe cilat kualifikime janë të rëndësishme për këtë profesion me të ardhme?

Pse sektori i energjisë diellore ka nevojë për më shumë forca të specializuara?

Nëntë milionë vetë punojnë sot në sektorin e energjisë solarenë të gjithë botën dhe në vitin 2030 parashikohet, që kjo shifër të arrijë në 20 milionë dhe në vitin 2060 në 60 milionë, raporton DW.

Sepse ndërtimi i impianteve të energjisë dielloreështë duke u përshpejtuar edhe më shumë. Në vitin 2023, në gjithë botën u instaluan module diellore me një kapacitet prej 444 giga vatësh (GW), në vitin 2024 sipas prognozave këtyre do u shtohen 574 giga vatë të tjera.

Për të arritur këtë në këtë sektor do të punojnë këtë vit 12 milionë punonjës. Dhe nevoja për punonjës është në rritje. Ekspertët llogarisin që deri në vitin 2050 energjia diellore të bëhet burimi më i rëndësishëm i energjisë në gjithë botën.

Çfarë vendesh pune krijohen në sektorin e energjisë solare?

Vende të reja pune janë krijuar në prodhimin e elementëve fotovoltaikë. Qelizat diellore dhe modulet diellore prodhohen në fabrika moderne. Atje nevojiten shumë forca të specializuara për zhvillimin, programimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, logjistikën dhe marketimin. Sipas vlerësimeve të Agjencisë ndërkombëtare për energjitë e regjenerueshme (IRENA), rreth 2 milionë vetë punuan në vitin 2022 në prodhimin e moduleve, 1,8 milionë prej të cilëve në Kinë.

Por pjesa më e madhe e forcave të specializuara nevojiten për instalimin e impianteve. Degë shkollimi për këto profesione nuk janë krijuar deri tani, prandaj pjesa më e madhe e forcave të specialzuara të përdorura në këtë sektor vijnë nga profesione të tjera.

Shumë të kërkuar janë inxhinjerët, elektriçistët, teknikët e energjisë dhe ndërtimit dhe mbuluesit e çative.

Kush ofron shkolla për solartorët?

Shumë ndërmarrje merren vetë me specializimin e punonjësve. Aty kolegët i tregonë njëri tjetrit si funksionon me siguri montimi i moduleve solare në çati. Përveç kësaj janë duke u ofruar gjithnjë e më shumë seminare disa javorësh ose disa mujoresh, ku jepen njohuri për energjinë diellore. Këto kurse shpesh paguhen nga vetë firmat ose nga agjencia e punës.

Njëkohësisht janë duke u krijuar rrugë të reja shkollimi. Shumëpërfshirës i mirë është përshembull arsimi trevjeçar profesional për instalator solar në Zvicër, i cili fillon për herë të parë këtë verë. Ai është njësoj si arsimi në profesionet e tjera artizanale.

Dhe gjithnjë e më shumë shkolla të larta janë duke integruar përmbajtjet e duhura për degët e studimit në inxhinjeri dhe teknikë për të përgatitur studentët për ndryshimet në sektorin e energjisë.

Për ata që vijnë nga sektorë të tjerë ofrohen kurse bazë në të cilat mësohet montimi i impianteve solarë, sipërshembull në kampe solare. Kërkesa për forca të specializuara me energjisë solare ka në gjithë botën dhe sidomos në vendet ku prodhimi i energjisë nga dielli është duke u rritur. Këtu bëjnë pjesë Kina, Europa, SHBA, India, Brazili dhe Afrika e Jugut si dhe Australia, Pakistani, Turqia si dhe shtetet e Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë duke ndërtuar impiante shumë të mëdha.

Në disa vende sipërshembull Gjermania, nevoja për forca të specializuara është aq e madhe, saqë punonjësit kërkohen edhe në vendet e tjera për të ardhur në Gjermani./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending