Connect with us

Ambienti

Si pritet të ndikojnë ndryshimet klimatike në kaskadën e Drinit?

Published

on

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, me hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, parashikon që ndryshimet klimatike të mos jenë pa ndikim në afatgjatë.

Të pyetur nga “Monitor”, përfaqësues të KESH thanë se korporata ka të miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Nr. 15, datë 13.12.2018, ku janë paraqitur ndikimet që mund të sjellin kushtet e reja klimatike në kaskadë.

“Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm)” nënvizon KESH.

 

Ndryshimet klimatike janë një çështje që po trajtohet me theks të veçantë viteve të fundit dhe Shqipëria nuk është imune ndaj një problemi global. Një ndër sektorët që ndikohet nga këto zhvillime është energjia. A ka KESH sot një vlerësim të përgjithshëm për ndikimet e ndryshimeve klimatike në kaskadën e Drinit, si prodhuesi më i madh në vend?

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hartuar dhe miratuar planin e menaxhimit të riskut të ndryshimeve klimatike, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës Nr. 15, datë 13.12.2018.

Në këtë plan janë paraqitur qartë ndikimi i ndryshimeve klimatike në basenin e lumit Drin dhe masat për t’u përshtatur ndaj këtyre ndryshimeve klimatike, duke ofruar një qasje të formalizuar dhe analitike drejt menaxhimit të kapaciteteve në operimet e KESH-it për të përballuar ndryshimet klimatike, si një gjenerator hidroenergjetik dhe furnizues i energjisë elektrike.

Në zbatim të këtij plani, KESH Sh.a., ka marrë një sërë masash konkrete, strukturore dhe jostrukturore.

 

Cilat janë zhvillimet apo format me të cilat këto ndryshime manifestohen në prodhimin e energjisë, apo në kaskadë në sasinë e ujit të disponueshëm, ngjarjeve që ndodhin në kushte ekstreme moti, si thatësira, apo volumet e ujit në raste prurjesh të larta?

Në Planin e Menaxhimit të Riskut ndaj Ndryshimeve Klimatike janë bërë parashikime për të ardhmen afatshkurtër (2020-2039) dhe të ardhmen afatmesme (2040-2059).

Rritja e parashikuar e temperaturës së ajrit për të ardhmen afatmesme është në nivelin 2-3.5 ° C me rritjen më të lartë të temperaturës, që pritet gjatë muajve të verës.

Për sasinë e reshjeve në basenin e lumit të Drinit parashikohet një rënie e lehtë. Për të ardhmen afatmesme, rënia e pritur është në nivelin 5%, me një reduktim të reshjeve pothuajse në të gjitha stinët.

Si rezultat i rritjes së temperaturës, gjatë sezonit të dimrit do të bjerë më pak reshje bore dhe më shumë reshje shiu, gjë që do të reduktojë ndjeshëm akumulimin e dëborës.

Rënia e parashikuar e reshjeve dhe rritja e pritshme e humbjeve të ujit, nga evapotranspirimi i shkaktuar nga temperaturat më të larta të ajrit, do të rezultojë në uljen e prurjeve mesatare vjetore prej rreth 5% në terma afatshkurtër dhe deri në 10% në terma afatmesëm.

Duke përdorur prodhimin mesatar vjetor të 10 viteve të fundit si referencë (4400 GWh), ky reduktim i prurjeve është i barabartë me një humbje në prodhimin mesatar vjetor në përafërsisht 220 GWh (afatshkurtër) deri në 440 GWh (afatmesëm).

Ndërsa vlerat mesatare vjetore të reshjeve dhe prurjeve pritet të ulen, frekuenca e ngjarjeve me reshje maksimale ka gjasa të rritet. Kjo mundësisht do të çojë në ndodhjen më të shpeshtë të prurjeve maksimale (lokale), e cila është e rëndësishme veçanërisht për operimin e rezervuarit të Komanit.

Ndryshime të tjera priten në kushtet hidrologjike për të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme, duke përfshirë rritjen e shkallës së erozionit dhe depozitimit të sedimenteve në rezervuare.

 

Cilat janë masat e marra apo planifikohen të merren për t’i minimizuar efektet e ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit nga kompania?

Masat Strukturore

  1. Sistemi i Monitorimit Hidro-meteorologjik – përfunduar
  2. Qendra e Monitorimit dhe Dispeçerisë e Kaskadës së Drinit -prokuruar është në proces ndërtimi.
  3. Krijimi i një Njësie Tregtare.
  4. Menaxhimi i Sedimenteve në rezervuarët e Komanit, Fierzës dhe Vaut të Dejës.
  5. Rehabilitimi i shkarkueseve në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës– proces, pjesërisht i përfunduar.
  6. Rritja e kapacitetit të shkarkuesve në Fierzë dhe Koman
  7. Instalimi i Sistemeve të Pompimit për të Rezervuar ujë
  8. Zbatimi i projektit të Skavicës – në proces.
  9. Projektet në teknologjitë e tjera të burimeve të energjisë së rinovueshme (duke përfshirë PV lundrues) – ndërtuar PV Qyrsaq, janë në proces një sërë projekte të ngjashme.
  • Ndërtimi i sistemeve të Alarmit – realizuar.
  • Ndërtimi i modelit hidrologjik të lumit Drin – realizuar.

 

Masat jostrukturore

  1. Zbatimi, monitorimi dhe përditësimi i rregullt i PMRNK – kryhet rregullisht.
  2. Zbatimi dhe përditësimi i rregullt i planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave – kryhet rregullisht.
  3. Aksesi në produktet e tregut për parashikimet e motit dhe të klimës – realizuar.
  4. Parashikimi i prurjeve dhe optimizimi i funksionimit të rezervuarit – proces.
  5. Udhëzimet e dispeçerisë dhe përditësimi i rregullave të operimit të rezervuarit.
  6. Strategjia e tregtimit.
  7. Strategjia e prodhimit.
  8. Instrumentet financiare.
  9. Krijimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i Ekspertizës Rregullatore.
  • Vendosja e proceseve të strategjisë së praktikave më të mira dhe lidhja me procesin e PMRNK.
  • Përmirësim dhe optimizim i mëtejshëm i aktiviteteve të Operimit dhe Mirëmbajtjes./Media Ndërtimi

Ambienti

Konventa e Bernës do të monitorojë projektin e Skavicës për shkelje të mundshme, shpresë për lumin e Drinit të Zi dhe speciet e rrezikuara

Published

on

Konventa e Bernës*, në mbledhjen e saj të prillit ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:

– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj, shkruan Monitor.al

– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.

– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.

– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,

– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.

Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Continue Reading

Ambienti

Sheffield, qyteti me më shumë pemë në Europë

Published

on

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Nxehtësia ekstreme në Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar

Published

on

Banka Botërore e Kosovës ka njoftuar se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim.

Në njoftim thuhet se për shembull, Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale. Po ashtu, shumë qytete në rajon tejkalojnë nivelet e sigurta të grimcave PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë.

“Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër. Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura”, thuhet në njoftim.

“Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre. Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të”, thuhet tutje në njoftim.

Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending