Connect with us

Infrastrukturë

Si e shkatërroi tokën e Prizrenit qiramarrësi i AKP-së?

Published

on

Kompania “SEDTOURS SH.P.K.”, e cila është në pronësi të afaristit Almir Gashi më mënyrë të jashtëligjshme ishte duke shfrytëzuar/keqpërdorur tokën e NSH “Zhupa Reqan” në Prizren, derisa pavarësisht këtij fakti arriti që të nënshkruante një kontratë me AKP-në.

Kështu thotë zyra e auditorit përmes raportit të fundit ku sipas tyre AKP ka mungesë totale të kontrollit të qirave të aseteve të shtetit. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kompanisë thanë dhënë Insajderin një version tjetër të historisë.

Zyra e Auditimit, përmes raportit të fundit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit ka ngritur alarmin për keqpërdorim të aseteve të Ndërmarrjeve Shtetërore. Përmes këtij raporti, Auditori ka identifikuar mangësi në procesin e dhënies me qira të aseteve si dhe në menaxhimin e kontratave nga ana e AKP-së.

Të gjeturat tregojnë se si është shfrytëzuar ilegalisht toka e Ndërmarrjes Shtetërore “Zhupa Reqanë – Prizren” nga qiramarrësi “SEDTOURS SH.P.K.”, e cila është në pronësi të afaristit Almir Gashi.

Në raport thuhet se toka e dhënë me qira për shfrytëzim afarist është përdorur edhe për eksploatim të gurit gëlqeror. Gazeta Insajderi ka kërkuar nga AKP qasje në kontratën mes NSH “Zhupa Reqanë” dhe “Sedtours”.

Në kontratën që ka siguruar gazeta, nuk bëhet e ditur nëse qiramarrësi ka të drejtë të shfrytëzoj tokën për abuzim me gur gëlqeror.

Në kontratë thuhet se qiramarrësi është i obliguar të paguaj shumën prej 548.64 euro për një vit kalendarik për token afariste që gjendet në fshatin Reqanë – Prizren me sipërfaqe prej 54864m2.

 

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate, sipas ZKA-ës. qiramarrësi ishte pajtuar që për shfrytëzimin ilegal të paguante qiranë për 10.5 vite nga Tetori 2005 deri në Prill 2016 për 0.69 hektar të kësaj parcele.

“Mirëpo sipas ortofotove të siguruara nga geoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës kemi vërejtur se në vitin 2004 ky qiramarrës ka qenë duke i shfrytëzuar 1.11 hektar, në vitin 2009 ka qenë duke i shfrytëzuar 2.40 hektar, në vitin 2012 ka qenë duke i shfrytëzuar 3.4 hektar dhe jo 0.69 hektar ashtu siç është nënshkruar marrëveshja”, alarmon ZKA

Sipas këtij raporti,  “SedTours” në vitin 2000 kishte të nënshkruar një marrëveshje për ngastrën kadastrale nr. 154 me Komunën e Prizrenit për eksploatimin e rërës dhe zhavorrit ku ishte përcaktuar çmimi i eksploatimit për çdo m3 në vlerë 2 marka.

“Qiramarrësi kishte licencë nga KPMM për eksploatim të gurit gelqeror për periudhat 2005-2017 dhe 2016-2025 por kjo e fundit ishte pezulluar me 05.09.2022 nga KPMM me arsyetimin se qiramarrësi nuk e ka sjellë Kontratën/Aneksin e Kontratës për vazhdimin e shfrytëzimit të pronës me pronarin e tokës – AKP”, thuhet në raport.

Në bazë të raporteve të siguruara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale për periudhën 2012-2021 kishte eksploatuar 337,765m3 gurë gëlqeror ndërsa AKP për këtë pronë kishte arkëtuar të hyra nga qiraja në vlerë totale  vetëm 4,511 euro.

ZKA në fund të raporti për këtë kontratë zbulon edhe shkatërrimin e kësaj toke të shtetit deri në nivelin sa nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Neni 2.3 i kontratës në mes të AKP dhe qiramarrësit përcakton se: qiramarrësi është i obliguar dhe pajtohet që të mirëmbajë tokën afariste në atë gjendje ekzistuese që ka qenë në fillim të periudhës fillestare”, thuhet në raport, por bëhet me dije edhe se  “duke pas parasysh eksploatimin e gurit gëlqeror pothuajse është e pa mundur të kthehet në gjendjen fillestare”.

Tenderët që fitoi “SedtTours” nga Komuna e Prizrenit

Edhe pse ZKA ngrit alarmin që kompania e vëllezërve Gashi ka shkaktuar një dëm të pariparueshëm në tokën e shtetit që gjendet në komunën e Prizrenit, administrata e atjeshme e ka për një kohë të gjatë “SedTours” SHPK si kompani që e shpërblejnë me tenderë.

Vetëm në një kërkim tek projektet që janë listuar në faqen e komunës, “Sedtours” është shpërblyer me mbi disa tendere.

Disa nga projektet në të cilat “SedTours” SHPK është shpërblyer nga Komuna e Prizrenit janë kryesisht me ndërtimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të Prizrenit, furnizimin me zallë, mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës, ndërtimi i rrugëve lokale, rehabilitimi dhe riparimi i rrugëve fushore, etj./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Themeluesi i “Fondacionit Valon Vataj”: Institucioni “Duje” model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin

Published

on

Valon Vataj, themeluesi i Fondacionit “Valon Vataj”, gjatë ceremonisë të hapjes së Qendrë Rekreative “Duje” në Suharekë, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm, deklaroi se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, teksa shtoi se me ndërtimin e kësaj qendre, është plotësuar ëndrra e tij. Sipas tij, “Duje” do t’i qëndrojë kohës.

Fjalimi i plotë i themeluesit të “Fondacionit Valon Vataj”

Në jetën time jam ballafaquar me sfida e suksese të ndryshme, mirëpo ajo që sot po e përjeoj është ndjena më e mirë, ndjenja e cila më mbush shpirtin plot!

Fal Zotit, puna dhe mundi jonë, sot po rezulton me inaugurim e këtij objekti për këta njerëz që për mua janë pikë e dobët dhe me këtë vepër po arrij të ua kthej buzëqeshjen këtyre personave të cilët Qendrën Rekreative “Duje” do ta kenë shtëpinë e tyre të dytë.

Faleminderit nga të gjithë ju, që ju bashkuat iniciativës time që ky projekt të inaugurohet në ditën e më të dashurve tanë, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershor.

Faleminderit kryetar Bali Muharremaj i cili arrite që për një afat rekord të na siguroni parcelën për ndërtim si dhe lejen ndërtimore të këtij objekti. Faleminderit për mirënjohjen dhe përkrahjen e pakursyer që ky projekt të realizohet në afat rekord. Ju jeni ata që morët iniciativën që ku projekt të realizohet në Suharekë.

Faleminderit të gjithë atyre të cilët dhanë kontributin e tyre dhe u bashkëngjitën rrugës bashkë me mua duke më përkrahur në mënyrat dhe mundësitë e veta në këtë projekt.

Faleminderit Bajram Halitjaha, partnerit tonë në Gjermani, pastaj Arsim Kabashit, Naser Morina, Valmir Kryeziu, Pajtim Gashi.

Një falënderim edhe për stafin e mrekullueshëm si KAWA Group që punuat pa pushim, edhe përkundër periudhës së dimrit dhe pranverës së hershme me shi. Ky projekt arrit me u realizua në ditën e premtuar.

Iniciativat e “Fondacionit Valon Vataj” nuk do të ndalen. Ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shpresuar që edhe vendet tjera sikur Suhareka që dhjetëra projekte realizohen nga ndërmarrësit tanë duke e bërë qytetin tonë model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin!

“Duje” do t’i qëndroj kohës dhe do të jetë një vepër e cila do të jetoj me të duke e plotësuar ëndrrën time jetësore, kontribut në shoqëri!

Suharekë, 1 qershor 2023./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet Qendra Rekreative “Duje” në Suharekë, u shërben personave me Sindromen Down dhe Autizëm

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori, të enjten është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm. Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe së ndërtuari ka filluar para gjashtë muajsh.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ndonëse tha se komuna që ai e drejton ka donacione të shumta, këtë e veçoi më shumë. Ai shtoi se arsyeja është se kjo kategori po bëhet me qendër rekreative.

“Me të vërtetë qytetarët e Suharekës duhet me u krenuar për gjithë bizneset. Për neve është një festë për Komunën e Suharekës, pasi kemi pas nevojë që edhe këtë kategori siç kemi bërë edhe me kategoritë tjera, kështu që po e përmbyllim edhe me këtë kategori”, tha Muharremaj.“Kur mw ke thënë vitin e kaluar se me disa biznese do ta marrësh me ndërtuar këtë për gjashtë muaj, kam qenë shumë skeptik”, tha ai.

Valon Vataj, themeluesi i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, teksa shtoi se me ndërtimin e kësaj qendre, është plotësuar ëndrra e tij. Sipas tij, “Duje” do t’i qëndrojë kohës.

“Në jetën time jam ballafaquar me sfida e suksese të ndryshme mirëpo ajo që sot po e përjetoj është ndjenja më e mirë, ndjenë e cila ma mbush shpirtin plot”.

“Iniciativat e Fondacionit ‘Valon Vataj’ nuk do të ndalen, ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke shpresuar që edhe vendet tjera sikur Suhareka që dhjetar projekte realizohen nga ndërmarrësit tanë duke e bërë qytetin tonë model i solidaritetit dhe dashurisë për vendin. ‘Duje’ do t’i qëndrojë kohës dhe do të jetë një vepër e cila do të jetoj me të duke e plotësuar ëndrrën time jetësore, kontributin në shoqëri”, tha Vataj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për administrimin e tokës dhe infrastrukturën hapësinore

Published

on

Ka filluar zyrtarisht punimet në takimin e parë koordinues, Komiteti për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor (IKIH) në Republikën e Kosovës.

Anëtaret e Komitetit janë caktuar mbi bazën e vendimit të Qeverisë së datës 24.08.2022 Nr.10/94. Anëtarë të Komitetit, janë përfaqësuesit e institucioneve nga ministritë e linjës në Republikën e Kosovës, si dhe përfaqësues nga Agjencitë Ekzekutive të Pavarura, të përcaktuara sipas vendimit qeveritar. Komiteti Ndërministror, kryesohet nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu..

Në hapje të punimeve të Komitetit, në fjalën e tij hyrëse ministri Aliu tha që Administrimi i tokës dhe i informacionit mbi tokën, realizohet përmes një sistemi funksional të gjeoinformacionit dhe informacionit hapësinor në tërë territorin e vendit, për të mundësuar planifikimin adekuat hapësinor si komponentë kyç në cilësinë dhe kushtet e jetesës, dhe matjes së progresit shoqëror të një vendi të zhvilluar demokratik. Tutje ai, përmendi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të Komitetit për funksionimin e plotë të tij në përputhje me mandatin ligjor.

“Ky takim shënon prioritizimin dhe qasjen serioze të qeverisë ndaj Administrimit të Tokës, krijimin e Infrastrukturës Kombëtare për Informacion Hapësinor, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Komitetin Ndërministror dhe entiteteve të tjera institucionale që përbëjnë strukturën koordinuese kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës” u shpreh ministri Aliu.

Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës- z. Avni Ahmeti, në fjalën e tij tha që Republika e Kosovës, është duke e implementuar një infrastrukturë moderne të Administrimit të Tokës, dhe po ndjekë praktikat më të mira të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian. “ Deri më tani AKK ka ndërmarrë një sërë masash dhe veprime konkretë në avancimin e Infrastrukturës Kombëtare për Informacion Hapësinor, ku edhe organizimi i këtij komitetit përbën një nismë të rëndësishme.

Është përmirësuar dukshëm shpërndarja e shërbimeve në kohë, dhe lehtësimi i qasjes në rrjet.

Janë mbajtur takime ndërinstitucionale për verifikim të të dhënave dhe identifikim të mundësive për harmonizimin e të dhënave në vend, është krijuar korniza ligjore për menaxhimin e tokës dhe IKIH. AKK ka intensifikuar angazhimin në draftimin e UA që të krijojnë implementimin sa më efikas të Ligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor. Gjithashtu, është duke u përditësuar Strategjia Kombëtare për Informacion Hapësinor në vend, ku drafti fillestar cilës do të prezantohet gjatë takimit” u shpreh Ahmeti.

Komiteti, do të ushtroj veprimtarinë e tij në fushat e rëndësishëm si: identifikimi i politikave dhe çështjeve strategjike, ofrimin e propozimeve të reja lidhur me politikat e administrimit ë tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacion Hapësinor, si dhe koordinimin dhe monitorimin e të gjitha iniciativave brenda fushës së administrimit të tokës dhe IKIH-së.

Anëtarët e Komitetit, dhe të pranishmit e tjerë vazhduan punimet duke shqyrtuar draft rregulloren e punës së komitetit, draft Strategjinë Kombëtare për Informacion Hapësinor, dhe kornizën ligjore rregullative për IKIH. Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID- Aktiviteti i Qeverisjes së Pronës, JICA, GIZ, OSCE, dhe Duch Kadaster.

Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës, dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor në Republikën e Kosovës, do të vazhdoi aktivitetet të cilat do të prezantohen në sesionin vjeshtor të punimeve të Komitetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending