Connect with us

Infrastrukturë

‘Pala e tretë’, pa ofruar garancion ia doli të merrte qiranë e Hotel Grand-it

Published

on

AKP përmes shpalljes publike kishte dhënë me qira pronën e NSh Ndërmarrja e re Grand Hotel SHPK në sipërfaqe prej 427m2, kontrata ishte lidhur për periudhën një vjeçare me shumë mujore prej 4,850€.

“Gjatë zhvillimit të procesit të qiradhënies kemi identifikuar se AKP kishte nënshkruar kontratën me qiramarrësin edhe përkundër që ky i fundit nuk kishte plotësuar kriterin për ofrimin e garancionit bankare të kërkuar me rregulloren e AKP-së.”, shkruan nw raportin “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012-2021”, të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Po ashtu, te ky proces kemi vërejtur mangësi gjatë procesit të vlerësimit sepse sipas komisionit në këtë shpallje kishin aplikuar katër (4) ofertues. Komisioni i vlerësimit kishte bërë vlerësimin e ofertave dhe kishte shpallur fitues ofertën më të lartë edhe pse i njëjti nuk e kishte ofertën e nënshkruar dhe nuk kishte dhënë informata kontakti, pra ishte ofertues i pa përgjegjshëm dhe si i tillë është dashur të diskualifikohet nga procesi.”, shkruan tutje në raport.

Sipas AKP-së, kontrata nuk ishte lidhur me fituesin për shkak të mungesës së informatave kontakti. Më tutje, AKP ofertuesin e dytë me çmim më të lartë e kishte skualifikuar përshkak të mos kryerjes së obligimeve financiare nga kontratat e mëhershme.

“Ndërsa ne kemi vërejtur se ofertuesi i tretë edhe pse ishte person fizik i përfshirë në proces të marrjes me qira, kishte bërë kërkesë te Autoriteti i Likuidimit për marrjen me qira të pronës në emër të një biznesi, por ne kemi identifikuar se biznesi i tillë veçse kishte ofertuar me përfaqësuesin e saj për marrje të ofertës.”, thuhet në raport.

Bazuar në dokumentet e trajtuara shihet se kanë qenë dy ofertues (njëri person fizik dhe tjetri person juridik) për të njëjtin biznes. Prandaj, edhe pse Autoriteti i Likuidimit kishte pranuar kërkesën e personit fizik si përfaqësues i biznesit mirëpo kontrata është nënshkruar me ofertuesin e katërt (person juridik) por duke u bazuar në çmimin më të lartë.

Bazuar në çështjet e evidentuara, AKP konkludon se zhvillimi i procedurës së qiradhënies ishte përcjellur me shumë pa rregullësi.

Nënshkrimi i kontratave të qiradhënies duke iu shmangur parimit të konkurrencës së lirë dhe transparencës Rregullorja e AKP-së e vitit 2014 procedurat e qiradhënies së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, neni 3 përcakton se “Në procedurën e qiradhënies domosdoshmërisht aplikohet metoda e tenderit publik duke zbatuar njëkohësisht parimet e konkurrencës së lirë, publike dhe transparencës“. Mirëpo, AKP kishte lidhur kontratat, duke trajtuar shfrytëzuesit e pronës si uzurpator në bazë të Udhëzuesit për Lirimin e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqerore i cili ndër tjerash parasheh që hyrja në marrëdhënien kontraktuale bëhet përmes negocimit nga komisioni i përcaktuar nga AKP./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending