Connect with us

Aktuale

Shumë çerdhe private rrezikojnë të falimentojnë, kërkojnë që sa më shpejtë të nisin punën

Published

on

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore Private paralajmëron falimentim të këtyre bizneseve nëse vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ndonëse njoftuan se sot do i hapnin dyert për fëmijët, institucionet parashkollore në kryeqytet vazhdojnë të jenë të mbyllura deri në hartimin e një protokolli që do të konkretizonte deri në detaje menaxhimin e situatës pas rihapjes së çerdheve. Kështu njoftoi mbrëmë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Por me këtë nuk po pajtohen pronarët e çerdheve private.

Gëzime Rexhepi-Çollaku nga Asociacioni i institucioneve parashkollore private thotë se humbjet e mëdha që iu ka shkaktuar pandemia do bëjnë që edhe shumë çerdhe private të falimentojnë.

Sipas saj, ky komunitet i bizneseve nuk u ndihmua nga askush përkundër nevojave të mëdha.

“Kjo humbje është e vështirë të kalkulohet kur shumë prej çerdheve kanë filluar edhe falimentimin e tyre dhe disa prej tyre nuk do të hapen fare, kjo goditja e dytë ishte për mos t’u ngritur në këmbë më. Duke e ditur komuna se sa i kushton një çerdhe publike dhe një çerdhe me partneritet publiko-privat, dhe një çerdhe në bazë me komunitet ne jemi një kontribut i madh për shtetin. Mirëpo, asnjëherë dhe asnjë mënyrë nuk jemi kontaktuar dhe ndihmuar me asnjë formë, frika është që mos të hapemi më… Mundësia e falimentimit është shumë e madhe përveç që është dëm për ne është edhe dëm për prindërit, por edhe për fëmijët”, thotë ajo.

Duke folur rreth vendimit të komunës së Prishtinës, Rexhepi-Çollaku thotë se institucionet parashkollore private janë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe jo të komunës.

Sipas saj, deri tani nuk kanë ndonjë informatë se kur do të mund t’i hapin bizneset e tyre.

“Meqenëse sot iu kemi shkruar email komunës, direkt zyrës së kryetarit të komunës edhe përmes telefonit jam dëgjuar me Miranda Mullafazliu (zëdhënëse e Komunës së Prishtinës)… Deri në këto kohë nuk kemi asnjë informatë…. Çdo herë kemi qenë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit derisa ne licencohemi nga MASHT dhe asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk kemi qenë në kompetencë të komunës, nuk e kemi idenë dhe në çfarë mënyrë dhe ku është arsyeja se pse u hodhëm në kompetencë të të komunës nuk e di arsyem as pse ndodhi dhe çka do bëhet”, tha ajo.

Institucionet parashkollore nuk janë hapur sot as në Komunën e Fushë-Kosovës.

E në këtë komunë thonë se i vetmi institucion parashkollor publik të cilin e ka kjo komunë nuk do të hapet deri më 1 shtator, ndërsa për ato private thotë se nuk i kanë në kompetencë.

Kështu ka njoftuar për KosovaPress zëdhënësi i Fushë-Kosovës, Ali Topalli i cili tha deri tek ky vendim kanë ardhur edhe për shkak të shtimit të numrit të rasteve me Covid-19.

“Në rrethana normal nga 1 gushti edhe kjo çerdhe është dashur që të jetë në pushimin e merituar veror, sido që të jetë punëtorët e kësaj qendre e këtij kopshti kanë vazhduar që të punojnë dhe të jenë në kontakte të përhershme me Drejtorinë komunale të Arsimit, me prindërit dhe si rezultat i vendimit të qeverisë për hapjen e kopshteve është arritur një marrëveshje dhe konsensus i përbashkët që ky kopsht nuk do të hapet së paku para datës 1 shtator… Si institucion dhe si komunë nuk jemi kompetencë për institucionet private për çerdhet sepse ato janë kompetencë e ministrisë dhe institucioneve që i kanë licencuar ato dhe nuk është në autoritetin tonë por që është që është çështje direkte e tyre dhe veprojnë në bazë të rregullimit të tyre të brendshëm”, thotë ai.

E shumë çerdhe private që funksionojnë në komunën e Fushë-Kosovës përmes njoftimeve në rrjetin social Facebook thonë se janë në pritje të Komunës së Fushë-Kosovës.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending