Zyra e Rregullatorit për Energji ‘mbron’ shkeljet e hidrocentraleve
Ndërtimit i hidrocentraleve është përcjellë me shkelje të shumta ligjore dhe me mosrespektim të të drejtave të qytetareve. Këto shkelje kanë paraqitur rrezik që në zonat në të cilat janë ndërtuar ato, të degradohet mjedisi dhe burimet ujore.
Deri tani, institucionet kompetente nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj personave zyrtarë të cilët kanë tejkaluar kompetencat e veta si dhe ndaj.
Preportr ka kontaktuar me Këshillin Prokurorial dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth pretendimeve për shkelje që janë evidentuar në raporte të ndryshme në raport me hidrocentralet. As pas dy muajve pritje kërkesa jonë për intervistë nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), autoritet që i lëshon licencat për hidrocentralet, kanë thënë për Preportr, se pretendimet për shkeljet ligjore të identifikuara në raporte të ndryshme për licencat e lëshuara, nuk qëndrojnë.
Gjithashtu distanca e ndërtimit të hidrocentraleve (30 metra prej vijave të plota, vija e ujërave maksimale 100 vjeçare), e përcaktuar me ligj nuk është respektuar, rrjedhimisht hidrocentralet janë ndërtuar në afërsi të drejtpërdrejtë të lumenjve në kundërshtim me dispozitat e këtij ligjit.
Procesi i licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji
Lëshimi i licencave është kusht që operatori të ushtrojë aktivitete në sektorin e energjisë, Ligji për Rregullatorin e Energjisë, ka paraparë se aktivitetet e energjisë për të cilat nuk kërkohet licencë është gjenerimi i energjisë me kapacitet total që nuk kalon 5 MW.
Kriter i veçantë që operatori ekonomik të pajiset me licencë është sigurimi i lejes mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Megjithatë, nga 20 hidrocentrale që janë duke operuar, 16 nuk i kanë plotësuar kriteret për marrjen e lejes mjedisore. Ligjërisht të njëjtat nuk mund të pajisen me licencë nga ZRrE.
Gjithashtu në raport thuhet se të gjitha këto parregullsi dhe shkelje ligjore shpijnë në krijimin e një zinxhiri të shkeljes së disa ligjeve tjera të cilat prekin direkt të drejtat e qytetarëve/banorëve, mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, zhurmës, pyjeve, ajrit, atë të mbeturinave, ndërtimit etj.
Afrim Ajvazi thotë se janë dy procese, ai i ndërtimit si dhe ai i licencimit. Procesi i ndërtimit pas pranimit të certifikatës së përdorimit konsiderohet se projekti është i përfunduar, pastaj kur vjen tek procesi i licencimit, nëse gjeneratori është më i madh se 5 MW, kërkohet licenca, e që këtu kriter është edhe leja mjedisore, e cila është shumë specifike.
“Në vitin 2017 e kemi modifikuar rregullin për procedurën e licencimit, ku kemi thënë që nëse gjeneratori ndërtohet sipas procedurës së autorizimit, mund të hyjë në operim për një periudhë një vjet. Duke menduar që brenda një viti, ministria pas fazës testuese, e cila është e precizuar në pëlqim mjedisor do të lëshojë leje mjedisore, dhe pasi që të lëshohej leja mjedisore, ne do t’i lëshonim leje afatgjate”, theksoi Ajvazi./Media Ndërtimi.