Connect with us

Infrastrukturë

Shtëpitë modulare mobile CLT trend në industrinë e ndërtimit

Published

on

10 fakte pse kjo mënyrë e ndërtimit është trend në industrinë e ndërtimit

  1. Efikasiteti në Kohë:

Ndërtimi modular me teknologjinë CLT zvogëlon kohën e ndërtimit përmes përdorimit të moduleve të prodhuara paraprakisht dhe të përfunduara.

  1. Kosto Efektive:

Sistemi modular zvogëlon koston e punës dhe merr përfitim nga ekonomitë e skallës duke prodhuar module në mënyrë masive dhe efikase.

  1. Kontrolli i Cilësisë:

Prodhimi i moduleve CLT në ambiente të kontrolluara fabrikore siguron një cilësi të lartë dhe konsistencë nëpër të gjithë projektin.

  1. Ndërtim i Pairedaktueshëm:

Modulariteti përmirëson fleksibilitetin dhe lejon ndryshimet në dizajn dhe funksionalitet gjatë procesit të ndërtimit.

  1. Mbikëqyrja e Lehtësuar:

Ndërtimi modular lejon një mbikëqyrje më të lehtë dhe të saktë të projektit, duke ndikuar në menaxhimin e mëtejshëm të ndërtimit.

6.Përdorimi i Materialeve të Volitshme:

Teknologjia CLT përdor dru të procesuar në fabrikë, duke ndihmuar në zvogëlimin e ndikimit në mjedis dhe përdorimin e burimeve të ripertrira.

7.Energjia e Ulët e Përdorur:

Ndërtimi modular ka potencial për përdorimin e energjisë më të ulët krahasuar me metodat tradicionale të ndërtimit.

8.Shfrytëzimi i Hapësirave të Ndërtimit:

Përdorimi i moduleve lejon shfrytëzimin e më të mirë të hapësirave të ndërtimit dhe redukton shpërndarjen e mjeteve në vendin e ndërtimit.

9.Përshtatshmëria Ndaj Teknologjisë së Informacionit:

Modulariteti lejon përshtatjen e lehtë të teknologjisë së informacionit për menaxhimin dhe monitorimin e objektit.

  1. Ndërtimi i Qëndrueshëm:

Përdorimi i moduleve CLT mund të përmirësojë efikasitetin energjetik dhe të reduktojë ndikimin në mjedis, duke bërë ndërtimin më të qëndrueshëm në aspektin mjedisor. Në veqanti CLT është absorbuesi më i mirë i CO2. (Shkruar nga arkitekti Lulzim Behxheti)./Media Ndërtimi

 

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending