Connect with us

Aktuale

Shtëpia e zgjuar e së ardhmes, ja si pretendohet jetesa në vitin 2050

Published

on

Me asistentë të aktivizuar nga zëri, robotë dhe llamba që kontrollohen me fjalë, mund të duket se shtëpitë tona që tani janë tepër futuriste.

Por në 30 vitet në vazhdim, pritet një zhvillim edhe më i madh, me software që njohin fytyrat dhe postera që mund të fillojnë të luajnë filma.

Në një studim të bërë nga prodhuesitë e mobiljeve Arlo and Jacob shihet se çdo të bëhet me teknologjinë në shtëpitë tona, deri në vitin 2050.

Ja në ç’përfundim arritën ata:

1.Divanë të personalizuar që në vitin 2040: Rehatia do të jetë pika më e rëndësishme në modelimet e së ardhmes, me divanë që bëhen sipas çdo preference të klientit. Fortësia e jastëkut, pozicioni që ju duhet të mbani, etj do të merren parasysh.

2.Xhama të zgjuar që në vitin 2030: Siguria në shtëpia do të ndryshojë shumë, kur xhamat e dritareve të bëhen të zgjuar dhe të ndryshojnë nga e bardhë në të mjegulltë, me një prekje.

3.Siguri në dritare që në vitin 2030: Dritaret do të kenë një sistem sigurie, i cili i detyron të mbyllen kur personi del nga shtëpia.

4. Realiteti virtual që në vitin 2030: Realiteti virtual do të jetë pjesë e përditëshmërisë, me vepra arti të tila, mure dhe tavane të tëra të ndërtuara me të.

5. Pasqyra të zgjuara që në vitin 2040: Pasqyrat do të shndërrohen në stilistë personalë që ofrojnë sugjerime veshjesh dhe aksesorësh, bazuar në zgjedhje të mëparshme, garderobën tuaj, orarit te ditës dhe motin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Ndërtimit kujton konstruktorin e shquar shqiptar Gjovalin Gjadri

Published

on

Në ambientet e FIN do të organizohet një ngjarje e veçantë në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkencëtarit dhe patriotit të shquar, Gjovalin Gjadri, i cili ishte profesor, inxhinier, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave.

Me nder dhe respekt, Fakulteti i Inxhinierise së Ndërtimit (FIN) dëshiron të njoftojë të gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët se në datën 13 mars 2024, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet tona do të organizohet një ngjarje të veçantë në kujtim të 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të shkencëtarit dhe patriotit të shquar, Gjovalin Gjadrit.

“Ngjarja, e cila do të mbahet nën titullin “Dita e Kujtimit për Gjovalin Gjadri”, synon të nderojë trashëgiminë e shkëlqyer të Gjadrit, për historinë tonë. Këtë rast, do ta përdorim për të reflektuar në kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e shkencës dhe si një patriot i përkushtuar për zhvillimin e kombit tonë.

Ju lutemi të jeni të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë për të përjetuar momente të rëndësishme të reflektimit dhe për të ndarë kujtime dhe përvoja për Gjovalin Gjadrin.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të përfaqësoni një pjesë të rëndësishme të komunitetit tonë në këtë rast të veçantë.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykimi ndaj ish-pronarit të kompanisë ‘Sallahu’, dëshmon ish-zyrtarja e prokurimit

Published

on

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzad Musliu, dhe ish-pronari i kompanisë “Sallahu” SH.P.K, Naim Sallahu, kanë dalë  para Gjykatës së Prishtinës më 27.02.2024 për t’u përballur me akuzat që u ngarkohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Begzat Musliu në nëntor të vitit 2020 i ka tejkaluar kompetencat e tij në cilësinë e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës ashtu që ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit vetëm me kërkesën e operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K., gjë që është e ndaluar me ligj, raporton Kallxo.com

Në gjykimin ndaj dy të akuzuarve është dëgjuar në cilësi të dëshmitares, Valmira Bllaca në cilësinë e zyrtares së prokurimit në kohën për të cilën akuzohen Sallahu e Musliu.

Dëshmitarja duke u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit Naim Sallahu, tha se edhe sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës edhe ministri kanë qenë të njoftuar lidhur me kërkesën për futjen në n’listën e zezë kompaninë e të akuzuarit “Sallahu” SH.P.K.

Bllaca tha tutje se fillimisht lidhur me shkresat njoftohet ministri dhe sekretari ku pastaj vepron zyra e prokurimit në mënyrë direket e pastaj njoftohet edhe policia.

Dëshmitarja tha se nuk kishte dijeni  në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, Alban Ajvazi i cili e pyeti nëse kishte ndonjë rast kur sekretari i ministrisë ka kërkuar nga auditori të bëjë auditim të jashtëzakonshëm.

“Jo nuk e di. Nuk më kujtohet nëse ka pasë auditime të shpeshta, të jashtëzakonshme”- tha Bllaca.

Auditimi i lëndës së prokurimit është bërë për projektin me emrin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë me lokacionin Drelaj”.

Sipas aktakuzës, Musliu jashtë procedurave ligjore të auditimit të brendshëm ka përpiluar edhe një raport të auditimit në favor të operatorit ekonomik “Sallahu” SH.P.K me qëllim të krijimit të dobisë pasurore për kompaninë në fjalë, pa i vërtetuar provat në lëndën e iniciuar kundër këtij operatori, përkundër asaj që nuk kishte pasur autorizim.

Përmes këtij raporti që ka përpiluar Musliu e që ishte dërguar jashtë procedurës në arkivat e OSHP-së, ka ndikuar që ky organ t’i falë besimin si provë këtij raporti e të mos e fusë në listën e zezë të OSHP-së kompaninë “Sallahu” SH.P.K.

Aktakuza thotë se i pandehuri tjetër, Naim Sallahu, pronar atë kohë i kompanisë “Sallahu” SH.P.K., në gusht të vitit 2020 me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik, pasi kishte paraqitur dokumentacion të rrejshëm me qëllim të mashtrimit me procedura e prokurimit.

Tutje, sipas Prokurorisë, Sallahu në cilësinë e pronarit të kompanisë ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar, ashtu që lëndë ka paraqitur referenca për gjeodetin Fadil Shehu se i njëjti kinse ka punuar në projektin “Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Balincë” dhe në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës (Veternik) “lot 1”, por që në projekt nuk ka qenë i angazhuar ky gjeodet.

Musliu akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa Sallahu për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Në këtë rast ka qenë i akuzuar edhe Fadil Shehu për deklarim të rremë nën betim për këtë rast, por i njëjti e kishte pranuar fajësinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Amerika dhe Turqia, partnerë kryesorë të Kosovës për eksport dhe import

Published

on

Kosova vazhdon të këtë deficitin e lartë tregtar. Në muajin janar 2024 deficiti ka shkuar në 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Eksporti i mallrave në muajin janar ishe 60,3 milionë euro, ndërsa importi 380,0 milionë euro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri më i rëndësishëm për raporte tregtare me Kosovën.

Amerika përveç si aleat strategjik është edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës, raporton Revista Monitor.

Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind.

Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovë, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA-të me 14,6 për qind dhe Zvicra me 9,3 për qind në muajin janar 2024.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6,9%.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj”.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%.

“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.”.

Ndërsa, Turqia edhe këtë vit vazhdon të mbetet partner kryesor për import të mallrave.

Vetëm gjatë muajit janar 2024, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158 milionë euro, ose 41.6 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%)”, thuhet në raportin ASK-së për Tregti me jashtë.

Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21.8 milionë euro, ose 36,1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 16,2 për qind.

“Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%), Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%)”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin janar.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 5,8 për qind.

“Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%)”, thuhet në raport.

Ndërkaq, ajo që mbetët shqetësues është se edhe këtë vit ka nis një rënie e vlerës së mallrave të eksportuara në vend.

Eksporti i mallrave në muajin janar të këtij viti kishte vlerën 60.3 milionë euro, ndërsa importi 380 milionë euro, që është një rënie prej 3 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 7.4 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Janar 2024”.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9.9 për qind në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 15.9 për qind.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending