Connect with us

Aktuale

Shtëpia e vjetër e Asim Leniqit rrënohet me leje institucionale

Published

on

Shtëpia e familjes Leniqi, monument i mbrojtur dikur me ligj, që ndodhej në zonën objekteve Historike të Mitrovicës është rrënuar. Në këtë mënyrë ky qytet ka humbur  një ndërtesë të vjetër me vlera arkitektonike dhe artistike

Gjatë ditës së djeshme në praninë e Inspektorëve Komunalë janë rrënuar 3 objekte në rrugën “Besim Nuka” dhe “Evlia Qelebia”, të cilat janë prona private dhe janë rrënuar nga vetë investitori, në bazë të lejes kompetente për rrënim nga Drejtoria e Urbanizmit me nr. protokoli 08-354/01-0031660/20. Në mesin e këtyre objekteve është rrënuar edhe shtëpia e Asim Leniqit, e cila para vitit 2014 ka qenë aset me status të mbrojtjes së përkohshme nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë”, thuhet në njofitmin e komunës.

Ky veprim mori reagime të shumta, qytetarët shprehen se komuna do ishte dashur që të fokusohej dhe investonte në renovimin e këtyre objekteve dhe të ruante trashëgiminë e saj prej një qyteti me histori të pasur e me synime për të qenë qytet model e sa më evropian.

Objekti më parë hynte në grupin e objekteve të banimit të qytetarëve të pasur nga Mitrovica që dëshmonin modernizimin e mahnitshëm të qytetit nën ndikimin e arkitekturës Evropiane e cila nuk mund të hasej në qytetet tjera në Kosovë.

Më e vjetra prej tyre – ishte pra shtëpia e Arsim Leniqit, e cila ndodhej në bërthamën qendrore të Mitrovicës dhe sipas të gjitha gjasave është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII –  një ndërtesë dykatëshe e sistemit ndërtimor bondruk, me rregullim të thjeshtë të fasadave me dritare të mëdha simetrike të cilat shohin drejt rrugës.

Me vendim të datës 07.10.2014 nr. reference 634/2014 të Komisionit për dhqyrtimin dhe vlerësimin e propozimeve të institucioneve vartëse për Listën e Trashëgimisë Kulturorë nën Mbrojtje të Përkohshme, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë marrë vendim për largim nga lista të shtëpi banimi e Asim Leniqit në Mitrovicë.

Vendimi për largimin e shtëpisë së Asim Leniqit nga asetet me status të mbrojtjes së përkohshme është marrë në bazë të rishikimit të gjendjes në teren, për shkak të humbjes së vlerave si rezultat i ndërhyrjeve jo adekuate, shkak i rrezikut të kalimtarëve, mos zbatimi i projekteve të caktuara, mungesës së mirëmbajtjes, faktorit kohë, si dhe ndërmarrjes së veprimeve pa lejen e institucioneve kompetente./Ndertimi.info/

 

Aktuale

Ekspertët e AKK-së diskutojnë për zhvillimin e sistemeve kadastrale

Published

on

Menaxhmenti i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ftuar në një takim gjithëpërfshirës të gjithë ekspertët e institucionit, për të diskutuar në lidhje me projektet e planifikuara për avancim dhe zhvillim gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, të sistemeve kadastrale dhe sistemeve tjera me të cilat menaxhon AKK.

Në këtë takim, përveç prezantimit të punës së deritanishme të grupit punues për këtë çështje, u kërkua nga secili që të paraqesë idetë dhe kërkesat për ndryshime në secilin sistem të cilët janë planifikuar të zhvillohen.

Gjatë ditëve në vijim, Agjencia Kadastrale e Kosovës do të mbajë takim edhe me palë tjera të interesit me qëllim të informimit mbi punën, projektet dhe aktivitetet e AKK-së./Media Ndërimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Financave rekruton staf për mbledhje të tatimit në pronë

Published

on

Me qëllim të grumbullimit të mjeteve në tatimin në pronë, ministria e Financave dhe Transfereve ka shpall tender për gjetjen e një “profesionisti” i cili ka traget mbledhjen e detyrueshme të tatimit në pronë.

Sipas vendimit të bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nga tre aplikonte, Ramiz Ramadani është vlerësuar me pikë maksimale dhe e ka fituar punën.

Ai për 12 muaj për mbledhje të tatimit do të paguhet 9 mijë e 840 euro, raporton IndeksOnline.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati, nga e cila IndeksOnline nuk ka marrë përgjigje si zakonisht për pyetjet e dërguara.

Po ashtu nuk dihet nëse ministria që drejton Murati e ka shuar departamentin e tatimit të pronës, ku në të kaluarën ka pasur të punësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mungesa e inventarit në vlerë të 80 mijë eurove për QKMF-në Gjilan, të dhënat dërgohen në hetuesi

Published

on

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të 80 mijë eurove për në QKMF-në në Gjilan, i ka dërguar në hetuesi.

Hyseni, fillimisht tha se në momentin kur është bërë auditimi në QKMF është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë.

“Tash së fundmi kam parë disa lajme nëpër portale me fotografinë time dhe me zhdukjen e këtyre 80-mijë eurove. Unë kam deklaruar publikisht, të gjitha të dhënat sa i përket këtij rasti do t’i dërgoj në hetuesi, dhe këtë e kam bërë. Është një polic i krimeve ekonomike ose i hetuesisë së krimeve ekonomike që ka ardhë në zyre te unë dhe i ka marrë këto materiale, edhe të printuara si raport, por edhe si USB, pra material elektronik. Në raportin e auditorit të brendshëm të Komunës së Gjilanit, kur është bërë auditimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është konstatuar që ka mungesë të inventarit në raport me blerjet që janë bërë. Pra gjendje faktike me gjendjen që ka qenë e deklaruar përmes faturave”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se si parti kanë mbërri në momentin kur është bërë vetëm kalimi i stafit nga objekti i vjetër në atë të riun.

“Kur kemi qenë në qeverisje QKMF ka qenë në objektin e vjetër, ndërkohë tranzicioni është bërë në qershor të vitit të kaluar dhe kemi dalë nga objekti i vjetër në objektin e ri. Të gjitha porositë për inventarizim të objektit të ri kanë qenë tashmë të bëra, pra kanë qenë porosi të mëhershme. Ka komision për inventarizim, ka zyrtarë për pranim. Ne e kemi mbërri vetëm kalimin e stafit nga objekti i vjetër në të riun. Pjesa e porosive për këto materiale inventarizimi është kryer më herët, nga një komision paraprak. Ndërkohë, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2021 dhe 2022 është vetëm pranimi i mallit. Menaxhmenti ka qenë i njëjtë qysh ka qenë më herët, pa asnjë ndryshim të vetëm. Vetëm kryeinfermierja është me ushtrues detyre tani, sepse ajo që ka qenë më herë ka dalë në pension, dhe nuk është hapur ende konkursi”, tha i pari i Gjilanit.

Hyseni, tha se tashmë janë porositur mbi 500 tavolina, por që mungojnë më shumë se gjysma e tyre.

“Ajo çfarë ka ndodhur tash është se kemi mbi 500 tavolina që i kanë porositur dhe mungojnë më shumë se gjysma e tyre. Pse? Këtë duhet ta thotë hetuesia. Në raportin e auditorit të brendshëm thuhet se janë porositur kaq tavolina, kaq dollape e kështu me radhë, dhe janë evidentuar në vendin e ngjarjes kjo, kjo, kjo. Kjo temë është politizuar shumë shpejtë. Unë kam kërkuar nga drejtoresha e Shëndetësisë, që këtë rast të ia lëmë në dorë hetuesisë dhe të mos merremi fare me këtë punë”, tha kryetari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Gjilanit tha se vlera e inventarit arrin afro 100 mijë euro, jo vetëm 80 mijë.

“Ka vlerë, nuk është vetëm 80 mijë, ka më shumë. Sepse, raporti i auditorit të jashtëm që ka nxjerrë këtë informacion është për vitin 2022, por këtu ka porosi edhe për vitin 2021, ka edhe për 2020. Shuma është afërsish 100 mijë eurove. Mandej, çfarë ka ndodhur? Janë porositur disa materiale për korridore dhe është thënë se këto janë kompensuar me ato, vlera është e njëjtë, e kështu me radhë”, shtoi ai./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending