Connect with us

Trashëgimia

Shtëpia e Familjes Bardhi në Prizren po i nënshtrohet restaurimit

Published

on

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, njofton se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bardhi, e cila gjendet në zonën e  VI-të, zonë e shfrytëzimit të përzier dhe e banimit në qendrën historike, respektivisht në rrugën “ Mehemt Pasha” në Prizren.

Shtëpia e familjes Bardhi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX. Është ndërtesë dykatëshe, e ndërtuar me material prej guri dhe qerpiçi, të sistemit “bondruk” me trarëza prej druri. Shtëpia ka shërbyer gjatë gjithë kohës për funksion banimi, ndërsa së fundmi për një kohë të gjatë ka qenë e pabanueshme.

Sipas raporteve dhe hulumtimit që janë bërë gjatë inspektimit të kësaj ndërtese nga punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, është konstatuar se pasi që për një kohë të gjatë nuk është investuar në mirëmbajtjen e saj, janë shfaqur shumë probleme në këtë ndërtesë të cilat mund ta rrezikojnë në tërësi atë.

Andaj marrë për bazë këtë fakt, nga QRTK Prizren është hartuar projekti i restaurimit dhe konservimit për tu bërë pjesë e programeve të financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending