Connect with us

Ndërtim

Shqiptarët e parë që shkuan të punojnë në ndërtim në Zvicër [video]

Published

on

Janë diku 115 mijë shqiptarë nga Kosova në Zvicër, që shumica prej tyre punojnë, dhe jo vetëm. Një numër i madh shqiptarësh sot atje kanë kompani të mëdha e janë figura publike. Një masë e madhe e futbollit zvicrran mbahet me shqiptarët e Kosovës, por edhe qytete të ndryshme kanë politikanë shqiptarë. Mirëpo, gjithçka ka filluar herët në kohë.

Një video e publikuar nga “FM Images Albania”, e marrë nga televizioni shtetëror zvicerian, SRF, tregon për shqiptarët e parë që kanë shkuar të punojnë në Zvicërr nga Jugosllavia në vitin 1973.

Personazhi që merret në këtë reportazh është Isak Bytyçi, që në dokumente shkruan se është nga Nishori i Suharekës. Ai tregon se është i martuar dhe ka fëmijë, teksa vendlindjen e ka diku 3000 kilometra larg. Letrat mes këtyre kilometrave shkojnë e vijnë 1-2 herë në muaj, për çka ai edhe komunikon kaq me familjen.

“Dy fëmijët e mi shkojnë në shkollë. Fëmija më i madh e ka lënë shkollën, kurse tjerët po vazhdojnë”, thotë përafërsisht Bytyçi. Ai për fshatin Nishor tregon se ka 60 shtëpi, atëbotë, s’ka kishë e xhami, por që njerëzit punojnë dhe merren me bagëti e bujqësi.

Isak Bytyçi thotë se ka punuar në ndërtim edhe në Jugosllavi, por që në “Zvicër paguhet më shumë”. Ai thotë se do të qëndrojë sa ta lejojnë.

*Luten familjarët e Isak Bytyçit të lajmërohen në numrin e telefonit 049/466-040.

 

Ndërtim

Mercedes-Benz dhe Binghatti do të ndërtojnë një rrokaqiell super të lartë në Dubai

Published

on

Mercedes-Benz do të bashkëpunoj me firmën Binghatti Properties për të ndërtuar një rrokaqiell super të lartë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti është emëruar zyrtarisht Mercedes-Benz Places në Dubai; Struktura 65-katëshe do të arrijë 341 metra.

Hiper-pronat e Binghatti janë projektuar posaçërisht për ata që vlerësojnë vërtetë arkitekturën e shkëlqyer, duke u dhënë banorëve të tyre përvojën sesi dizajni modern dhe i menduar, i kombinuar me teknologjinë e fundit mund të bëjë një pronë më shumë sesa thjesht një vend ku jetoni.

Siç mund ta shohim nga imazhi i paraqitur, ndërtesa do të ketë një vijë çati të lakuar dhe fasada do të shfaqë logon e kompanisë së automobilave.

“Me Mercedes-Benz Places në Dubai, ne po e kapërcejmë fushën e automobilave për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme të markës. Partneriteti me Binghatti, i cili mburret me ekspertizë të gjerë në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, është një ndeshje ideale për ne. Kulla jonë rezidenciale e markës inauguruese synon të krijojë baza të reja, të lakmuara që përmbledhin thelbin e markës sonë, duke u ofruar klientëve tanë një vend të shenjtë për të mbërritur, për t’u çlodhur dhe për ta thirrur me të vërtetë në shtëpi.”, thotë Britta Seeger, një anëtare e bordit të Mercedes-Benz Group AG.

“Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me Mercedes-Benz, një emër ikonë, për të aktualizuar rezidencën e parë luksoze të markës Mercedes-Benz në botë. Mercedes-Benz Places në Dubai kapërcen të qenit thjesht një zhvillim i pasurive të paluajtshme; është gati t’i japë prioritet komunitetit dhe lëvizshmërisë, duke vendosur një standard të ri për jetesë inteligjente.”, kryetari i Binghatti Properties Muhammed Binghatti.

Detaje të mëtejshme do të njoftohen më 24 janar 2024, gjatë një ngjarjeje në Dubai.

Continue Reading

Ndërtim

Pas 24 vitesh, filloi ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi në gusht të 2023, se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

“Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.”, deklaroi ministri Aliu.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë./Media Ndërtimi

Aliu: Ndjenjë e veçantë tek po rindërtohen shtëpitë e shqiptarëve në Veri

Continue Reading

Ndërtim

10 familje do të bëhen me shtëpi të reja në Malishevë

Published

on

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se shumë shpejt 10 familje me kushte të rënda ekonomike të kësaj komune do të bëhen me shtëpi të reja.

Kjo falë bashkëpunimit të kësaj komune me organizatën “Qatar Charity”.

“Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike. Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejt jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i jemi tejet mirënjohës e falenderues”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Continue Reading

Trending