Connect with us

Ndërtim

Shqipëria vendos të shtojë fondin për rindërtimin: Ndryshon vendimi i marsit

Published

on

Në 16 prill qeveria vendosi përdorimin e një fondi 5 miliardë lekë për financimin e rikonstruksionit të infrastrukturës publike në funksion të rindërtimit të banesave individuale.

Në datë 16 prill 2020 qeveria vendosi përdorimin e një fondi 5 milirdë lekë për financimin e rikonstruksionit dhe ndërtimit të infrastrukturës publike në funksion të rindërtimit të banesave individuale, në bashkitë: Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë dhe caktimin e FSHZH si njësi zbatuese për rikonstruksionin dhe ndërtimin e kësaj infrastrukture.

Por këtë të mërkurë me një vendim të ri janë bërë disa ndryshime ku së pari, fondi për këto tetë bashki është rritur në 12.3 mld lekë ndëkrohë që përdorimi specifikohet se do t’i shërbejë ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.

Ky fond sipas vendimit do ti kalojë Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “Fondit Shqiptar të Zhvillimit në masën 3 975 401 851 lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak e Vorë.

Bashkisë Tiranë në masën 8 409 984 432 (tetë miliardë e katërqind e nëntë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë” thuhet në vendim.

Ndryshon edhe vendimi i 5 marsit për rindërtimin e banesave

Qeveria ka ndryshuar edhe vendimin e saj të datës 5 mars 2020 lidhur me rindërtimin ku sanksionohej se fondi total do të ishte 8.6 miliardë lekë për ndërtimin e banesave individuale. Në vendimin e ri është saktësuar se ky fond është pa tatimin mbi vlerën e shtuar ndëkrohë që sa i takon zbatuesve që janë Bashkia e Tiranës dhe FSHZH detajohet destinacioni që do të kenë paratë.

Kështu në pikën 1 thuhet se përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 8 606 191 662 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale dhe ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave.

Pika 2 ka detajuar më shumë sesi mund të përdoren paratë ku thuhet për banesat individuale, infrastrukturën në zonat e reja por dhe jashtë tyre. “Fondit Shqiptar të Zhvillimit në masën 6 465 467 211 (gjashtë miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim.

Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 2 140 724 451 (dy miliardë e njëqind e dyzet milionë e shtatëqind e njëzet e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e një) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale, jashtë zonave të reja për zhvillim” thuhet në vendim./Burimi: Monitor

Ndërtim

Rruga e Arbrit pritet të përfundojë në shtator të 2023, shtyhet ndërtimi për 17 muaj

Published

on

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi zgjatjen e afatit të përfundimit të rrugës së Arbrit me 17 muaj thuajse dy vjet pas marrjes së këtij vendimi.

Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit – një projekt koncesionar që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro].

E parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, kontrata e rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të vitit 2023.  Sipas Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti…,” deklaroi  Balluku në një aktivitet publik.

Por të dhënat e siguruara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se projekti teknik për tunelin e Murrizit dhe afati i dorëzimit të rrugës u ndryshuan që në vitin 2020; por ato iu mbajtën të fshehura për gati 2 vjet publikut.

Për më tepër, në një ceremoni inaugurimi të mbajtur thuajse një vit pas ndryshimit të afatit, ministrja Balluku deklaroi në prani të kryeministrit Edi Rama se rruga pritej të përfundonte në prill 2022 – një deklaratë kjo jo vetëm e pabazuar, por në dukje edhe qëllimisht e pavërtetë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ndryshimi teknik i projekt-zbatimit për tunelin e Murrizit u miratua më 20 tetor 2020, pas rekomandimit të supervizorit të rrugës.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit,” tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Rama dhe Balluku u pritën me tupanë dhe me fëmijë të veshur me kostume popullore në hyrje të tunelit të Murrizit më 29 nëntor 2021, ndërsa një tra prej betoni u ngrit në ajër në mënyrë simbolike.

“Kontrata ka afat dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur,” premtoi Balluku.

E pyetur nga BIRN, Balluku tha përmes zëdhënësit se deklarata e saj ishte pjesë e vullnetit “për të ecur me ritme sa më të shpejta”.

“Ky deklarim është pjesë e vullnetit dhe përpjekjes së Ministrisë së Infrastrukturës për të ecur me ritme sa më të shpejta dhe për të përfunduar sa më shpejt rrugën, duke u bazuar në mundësinë që formacionet gjeologjike të ishin më të përshtatshme se ato të ndeshura deri në këtë fazë të ndërtimit,” tha Balluku.

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare për kompaninë ‘Gjoka Konstruksion’, filloi në vitin 2018. Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi, e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta.

Ndërtimi i saj është përdorur si një kalë beteje elektoralesh në qarkun e Dibrës prej vitit 2013. Pavarësisht problemeve në disa segmente, rruga është funksionale nëpërmjet bypassit të Qafës së Murrizit, në një lartësi mbi 1000 metra, ku kalohet me vështirësi kryesisht në dimër./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Terminali kanadez i gazit është afër përfundimit

Published

on

Kontraktorët janë pranë përfundimit të një skele të re roll-on/roll-off në një terminal detar të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Kanadanë perëndimore.

Anijet e ngarkesave kanë filluar tashmë përdorimin e skelës, e ndërtuar nga BVJV, një sipërmarrje e përbashkët midis Besix dhe Vancouver Pile Driving në Kitimat në British Columbia.

Terminali lidhet me Korridorin Veriperëndimor, një rrugë kryesore aksesi në Oqeanin Paqësor, nëpërmjet Kanalit Douglas, një nga fjordet kryesore të provincës.

Terminali detar është pjesë e një kontrate të Strukturës Detare të Berth, e dhënë në 2019 BVJV nga JGC Fluor Joint Venture (JFJV), kontraktori inxhinierik, prokurimi dhe ndërtimi i projektit.

Punimet përfshijnë ndërtimin e një skele 500 metra të gjatë, platformën e ngarkimit të LNG-së, katër delfinë ankorimi ngarkesash, katër delfinë ankorimi LNG dhe gjashtë delfinë ankorimi duke përfshirë një në det të hapur, si dhe ndihmesa lundrimi.

Punimet parashikohen të përfundojnë në fund të gushtit 2022.

Përveç terminalit detar, veçoritë kryesore përfshijnë njësitë e përpunimit të LNG-së, një rezervuar magazinimi, linja ngarkimi të LNG-së, një oborr hekurudhor, një strukturë për trajtimin e ujit dhe pirgje flakërimi.

Drejtori i projektit të BVJV, Paul Callebaut, tha: “Përdorimi i skelës nga anijet e para është një moment historik i rëndësishëm, si për projektin ashtu edhe për ekipin e Besix dhe Vancouver Pile Driving.

“Brenda pak javësh, ne do të kemi dorëzuar infrastrukturën detare më të avancuar për një nga projektet kryesore të LNG-së në botë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe të kënaqur me besimin e dhënë ndaj nesh nga sipërmarrja e përbashkët JGC Fluor.

“Që nga dita e parë, ne jemi përpjekur të kombinojmë ekspertizën tonë udhëheqëse në punët detare me standardet e larta të sigurisë, cilësisë dhe mirëdashjes mjedisore të klientit tonë.”/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Hapet tenderi për autostradën Shkup-Prishtinë në vlerë 200 milionë euro

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur ofertën për tender ndërkombëtar për autostradën e shumëpërfolur Shkup-Prishtinë.

Vlera totale e parashikuar e projektit është afër 200 milionë euro. Autostrada e shumëpërfolur kufitare Shkup – Prishtinë ka dalë në tender ndërkombëtar. Qeveria maqedonase ka hapur ofertë. Vlera totale e parashikuar e projektit është 186,700,000.00 euro per rreth 12 km.

Maqedonia e Veriut po synon të përdorë një pjesë t të ardhurave të një kredie nga granti i administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH për koston e projektit të shumëpritur, sidomos nga ana e Kosovës për ndërtimin e autostradës Shkup-Prishtinë, raporton Revista Monitor.

Sipas dosjes së tenderit, projekti do të bashkëfinancohet nga një grant investimi prej 20.8 milionë euro të siguruar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

Nënseksioni i mbetur prej 2 km nga Kryqi i Bllacës deri te vendkalimi Kufitar Bllacë me Republikën e Kosovës financohet nga buxheti i qeverisë maqedonase dhe aktualisht është në ndërtim e sipër.

Qeveria maqedonase fillimisht ka bërë njoftim paraprak për ofertë në ueb-faqen prokuruese të BERZH, pasi edhe tenderi do të realizohet në bazë të politikave prokuruese të kësaj banke.

Data e parashikuar e fillimit të prokurimit është data 17.10.2022 dhe aty mund të marrin pjesë edhe kompanitë nga Kosova, të cilat tashmë janë prezentë në projektet infrastrukturorë në Maqedoninë e Veriut.

“Prokurimi në kuadër të këtij projekti do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP). Nëse keni ndërmend të merrni pjesë në ndonjë prokurim sipas këtij projekti, ju lutemi sigurohuni që të jeni regjistruar në ECEPP.

Subjektet e dokumentuara do të njoftohen drejtpërdrejt kur të publikohen mundësitë e prokurimit”, thuhet në njoftimin paraprak të këtij tenderi.

Maqedonia e Veriut e ka partner kryesor Kosovën në të bërit biznes. Statistikat e Doganës së Kosovës tregojnë se ky shtet fqinjë ka importuar mallra në Kosovë në muajin korrik në një vlerë prej 15,777,122.68 eurove.

Faktikisht, edhe Kosova e ka partner serioz për të bërë biznes, Maqedoninë fqinje dhe ekspertona mallra më së shumti nga te gjitha vendet ballkanike atje. Në korrik tregtarët kosovarë dërguan mallra në një vlerë prej 6,990,221.14 euro.

Qeveria e Kosovës, në vitet e kaluara, ka orientuar një pjesë të madhe të investimeve kapitale në ndërtimin e dy rrugëve të mëdha (autostradave), respektivisht në ndërtimin e rrugës 7 (Merdare – Morinë) dhe të Rrugës 6 (Prishtinë – Hani i Elezit).

Ndërtimi i këtyre dy rrugëve, përveç që lidhë Kosovën/Prishtinën me Shqipërinë/Tiranën dhe Maqedoninë/Shkupin, respektivisht, në fakt e përfshinë Kosovën si pjesë të rrjetit kryesor të transportit të Evropës Jug-Lindore./Media Ndërtimi.

 

 

Continue Reading

Trending