Connect with us

Aktuale

Shqipëria planifikon një spital të ri karantinë brenda 20 ditëve

Published

on

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës online të qeverisë tha se po bëhen gati të ngrenë një spital karantinë brenda 20 ditëve të ardhshme.

“Po bëjmë gati të ngremë një strukturë të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda”. tha ministrja.

Ministrja deklaroi se është bërë një vlerësim për një objekt që po shqyrtohet për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë të cilët do të kenë nevoja të trajtimit jo specialistik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha po bëhen të gjitha vlerësimet për të pasur një strukturë tjetër që do të rehabilitohet për të ofruar shërbim për pacientët e prekur me COVID-19, nëse tejkalohen skenaret e parashikuar.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara./tch/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës për projektin e Ndërtimit dhe renovimit të objekteve sportive e kulturore

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot më datë 20.06.2024, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B. B., dhe B. K., për shkak se sipas Prokurorisë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B. B., dhe B. K., kanë cilësinë e personave zyrtarë.

Sipas Prokurorisë i pandehuri B. B. në cilësinë e menaxherit të kontratës, për projektin: “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, ndërsa i pandehuri B. K. në cilësinë e Mbikëqyrësit të projektit të njëjtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës prej datës 22.05.2018  e deri më datë 22.10.2018, në Suharekë, të akuzuarit i kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt.

“Gjatë kësaj kohe në kundërshtim me Rregullat dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik, pa miratimin e kryetarit të Komunës së Suharekës, i pandehuri B. K., ndryshon, ndërsa i pandehuri B. B., i aprovon paramasat dhe parallogaritë gjatë ekzekutimit të punimeve”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit – poligonet sportive në fshatin Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profil metalik të plastifikuar ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara, në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës sportive me beton, bëjnë shtrimin e fushës sportive me barë natyror.

“Me këto veprime Komunës së Suharekës i shkaktojnë dëm të material në shumë prej 6 mijë e 839 euro, ndërsa operatorit ekonomik me seli në Prishtinë, i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumë prej 6 mijë e 839 euro|.

Lidhur me çështjen, prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

Published

on

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për  miratimin e ligjit në Kuvend, raporton Ekonomia Online. Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

“Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.“Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

“Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më shumë se 100 breshka “gjigante” u desh të largohen nga strofullat në vendin ku po ndërtohet një fabrikë e Hyundait në Savannah

Published

on

Ndërtimi i fabrikës së prodhimit të automjeteve elektrike të Hyundai Motor Company, me vlerë 7.6 milionë dollarë, pranë Savannah, është bërë një lajm kombëtar.

Dhe lajmi nuk ka të bëjë me prodhimin e ndonjë veture apo diçka të tillë, por diçka krejt tjetër.

Kjo pasi që breshkat që jetonin në zonë ishin hequr nga vendi në koordinim me Shërbimin e Peshkut dhe Kafshëve të Egra të SHBA-së dhe Divizionin e Burimeve të Jetës së Egër të Georgias.

Në total, 106 breshka u mblodhën dhe u transportuan rreth 30 milje në bazën e ushtrisë Fort Stewart, tha Rick Lavender, një zëdhënës i WRD, një agjenci brenda Departamentit të Burimeve Natyrore.

Breshkat Gopher, të cilat mund të arrijnë deri në 40 centimetra në gjatësi dhe zakonisht jetojnë 40 deri në 60 vjet, klasifikohen si të kërcënuara në pjesë të Alabama, Luiziana dhe Mississippi, por jo në seksionin lindor të gamës së tyre, që përfshin Georgia, Florida, Karolina e Jugut dhe një pjesë e Alabamës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending