Connect with us

Aktuale

Shqipëria miraton paketën emergjente prej 96 milionë eurove

Published

on

Komisioni për Ekonominë dhe Financat në Parlamentin e Shqipërisë ka miratuar aktin normativ të Qeverisë së këtij vendi për paketën financiare prej 96 milionë eurosh për përballimin e situatës emergjente, të krijuar nga pandemia COVID-19. Pandemia shëndetësore është goditja e dytë që pësoi ekonomia e Shqipërisë brenda disa muajve, pas tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Kjo paketë financiare detajohet në: 52 milionë euro lehtësime dhe mbështetje për punëmarrësit dhe qytetarët e prekur nga pezullimi i punës; 20 milionë euro për sektorin e shëndetësisë për furnizimin me pajisje, medikamente, materiale e shërbime mjekësore dhe për mbështetjen e stafeve mjekësore; 16 milionë euro për mbështetje, ndihmë dhe furnizim me ushqime për familjet dhe pensionistët në nevojë; 8 milionë euro për fondin rezervë për shpenzime të paparashikuara, shkruan KOHA.

Krahas ndryshimeve të parashikuara në këtë akt normativ, Këshilli i Ministrave dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërmarrë edhe masa të tjera në ndihmë të biznesit, si shtyrja e afatit të pagimit të kësteve të kredive dhe detyrimeve tatimore, shtyrja e afatit të dorëzimit të bilanceve nga bizneset, etj.

Banka e Shqipërisë ka lehtësuar më tej qëndrimin e politikës monetare, nëpërmjet reduktimit të normës bazë të interesit nga 1 për qind në 0.5 për qind, si dhe reduktimit të normës së interesit për kredinë njëditore, për të stimuluar rritjen e kreditimit dhe të konsumit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Si të bëheni arkitekt në Inteligjencën Artificiale?

Published

on

Inteligjenca artificiale është larg të qenit një koncept i huaj dhe i ri. Arkitektët kanë eksploruar AI që nga vitet 1960, duke u thelluar në koncepte të tilla si shkrimi, arkitektura parametrike, algoritmet evolucionare, automata celulare, fraktale dhe sistemet L. Skriptimi është i ngjashëm me krijimin e një ekuacioni që gjeneron rezultate të projektimit në vend të vlerave numerike.

Në arkitekturë, një arkitekt i AI është përgjegjës për zhvillimin e skripteve, studimin e algoritmeve, sigurimin që rezultatet e projektimit plotësojnë nevojat e projektit dhe krijimin e algoritmeve kur është e nevojshme. Me fjalë të thjeshta, AI Architects janë projektues që ndërtojnë sisteme të inteligjencës artificiale për të zgjidhur problemet. Kompanitë në ditët e sotme varen nga arkitektura gjeneruese dhe mjetet e AI për të përfunduar projektet e tyre komplekse; Këtu nevojiten arkitektë të AI që kanë një kuptim të qartë në teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale për të kontrolluar zgjidhjet e AI brenda organizatës duke siguruar që projekti të funksionojë pa probleme.

Roli i përgjithshëm i AI Architects është të përmirësojë operacionet e biznesit duke hartuar plane të detajuara për sistemet e AI, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit si inxhinierë dhe shkencëtarë kompjuterikë për të siguruar një proces të qetë dhe për të mbikëqyrur zbatimin duke siguruar që zgjidhjet e AI që ata ofrojnë janë në përputhje me projekti duhet të prodhojë rezultate të sakta dhe të dobishme.

Është e rëndësishme të pranohet se inteligjenca artificiale nuk mund të zëvendësojë kurrë intuitën dhe ndjeshmërinë njerëzore në arkitekturë. Gjithmonë mbani mend se ju e kontrolloni mjetin, jo anasjelltas. Prandaj, është e nevojshme të shfrytëzojmë përparimet e vazhdueshme në teknologji, e cila ka qenë e vazhdueshme për 70 vitet e fundit, në dobinë tonë duke krijuar asistentë robotikë që na ndihmojnë të arrijmë të pamundurën duke ndikuar pozitivisht në mjedis, i cili ka nevojë të dëshpëruar për t’u marrë në konsideratë. dhe kujdesi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rritja e kërkesës për rrymë do t’i mbajë gjallë termocentralet me thëngjill

Published

on

Kërkesa për rrymë në botë është duke shënuar rritjen më të shpejtë në gati 20 vjet, për shkak të përdorimit të kondicionerëve, si pasojë e rritjes së temperaturave, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, në një raport të publikuar të premten.

Sipas gjetjeve, ky trend, që pritet të vazhdojë edhe më 2025, nënkupton vazhdimësinë e përdorimit të energjisë me thëngjill, ndonëse do të rriten kapacitetet e energjisë së ripërtrishme.Shumë vende në botë janë duke regjistruar temperature rekorde dhe valë të të nxehtit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Rritja e konsumit global të energjisë pritet të shkojë në gati 4 për qind më 2024 – më e madhja prej vitit 2007.

Rritje e njëjtë është parashikuar edhe për vitin 2025, në krahasim me 2.5 për qind të rritjes së kërkesës më 2023.India pritet të jetë lidere në këtë aspekt, e pasuar nga Kina.Në gjetjet e raportit është përmendur që në këtë periudhë do të rriten edhe kapacitetet për energji të ripërtrishme dhe që kjo energji të tejkalojë atë me thëngjill më 2025.

Megjithatë, mënyrat për prodhim të energjisë që shkaktojnë më shumë ndotje, siç është ajo me thëngjill, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, sidomos në Kinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Pas freskimit të motit, shfuqizohet ndalimi i qarkullimit të kamionëve mbi 7.5T

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi i datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, shkruan Ekonomia Online.

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka njoftuar Durmishi.

“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar ai./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending