Connect with us

Aktuale

Shqipëria, 1.1 miliard euro humbje për shkak të koronavirusit

Published

on

Në janar të vitit 2020, Ministria e Financave parashikonte, në Kuadrin Afatmesëm, se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB-vlera e mallave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një vit) do të ishte 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro.

Ndonëse qytetet qendrore të vendit ishin goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ekonomia pritej të rritej me rreth 4% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, e nxitur dhe nga programet e rindërtimit dhe gjallërimi i konsumit.

Por, marsi i ktheu përmbys të gjitha parashikimet. Ekonomia shqiptare, ahstu si ajo globale, hyri në një territor të paeksploruar më parë, kur ajo u bë “kurban” për një çështje më madhore, minimizimin e jetëve të humbura nga infeksioni i Covid-19, që u përhap me shpejtësi që nga 11 marsi, kur u shënua dhe rasti i parë tek ne. Rritja ekonomike tashmë është një ëndërr e largët, ashtu siç po ndodh në pothuajse gjithë globin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi së fundmi se ekonomia shqiptare pritet të bjerë me 5% në vitin 2020, për t’u rimëkëmbur më pas me 8% në vitin 2021.

Kjo rënie prej 5%, duke marrë në konsidertë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm në 2020-n do të jetë 43 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.63 trilionë lekë, apo 13.3 miliardë euro (sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, PBB me çmime korente në 2019-n, ishte rreth 1.68 trilionë lekë).

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 1.1 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

“Nga një rënie e tillë duhen minimalisht 4 vjet të marrësh veten”, thotë Azmi Stringa, pedagog finance. “Kjo do të thotë mimimalisht 4 vjet shtyrje e rritjes së investimeve të domosdoshme në arsim, shëndetësi dhe infrastrkturë, aq shumë të nën investuara”.

Stringa shton se në kushtet e rënies ekonomike dhe mbylljes së shumë bizneseve “nevoja për stimul fiskal në ekonomi është më e madhe, ndërsa hapësira më e vogël. Presioni është i madh ndaj qëndrueshmërisë së financave publike”.

FMN: Ekonomia pritet të bjerë me 5% këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në Pasqyrën Ekonomike Globale të prilit 2020, parashikon se ekonomia shqiptare pritet që të tkurret me 5% në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Nga shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia do të tkurret me -4%, Bosnja -5 , Kosova me -5%, Mali i Zi me -9. Recesionin më të lehtë pritet ta ketë Serbia, që parashikohet të ketë një tkurrje prej 3%.

Shqipëria ka një varësi të lartë nga Italia, partnerit kryesor tregtar të vendit, drejt së cilës shkojnë mbi 50% e eksporteve shqiptare. Italia, ndër shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 pritet të ketë një rënie prej 9% në 2020. Edhe fqinji tjetër, Greqia pritet të ketë një rënie ekonomike prej 10%, duke qenë dy shtetet me humbjen më të madhe në Europë.

Kjo krizë nuk është si asnjë tjetër, thuhet në raport. Së pari, tronditja është e madhe. Humbjet që po vijnë nga emergjenca shëndetësore dhe masat e lidhura me të ka të ngjarë të jenë më të larta sesa pasojat e krizës globale financiare.

Së dyti, si në një luftë apo në një krizë politike, vazhdon paqartësia e rëndë për kohëzgjatjen dhe intensitetin e tronditjes.

Së treti, në rrethanat aktuale ka një rol shumë të ndryshëm të politikave ekonomike. Në krizat normale, politikëbërësit përpiqen të inkurajojnë aktivitetin ekonomik duke stimuluar kërkesën totale sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë herë, kriza është në një masë të madhe si pasojë e masave të nevojshme të kontrollit. Kjo e bën veprimtarinë stimuluese më sfiduese dhe, të paktën për sektorët më të prekur, të padëshirueshëm.

Ka shumë të ngjarë që këtë vit ekonomia globale të përjetojë recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, duke tejkaluar krizën financiare globale një dekadë më parë. Bllokimi i Madh, siç mund ta quajë dikush, parashikohet të zvogëlojë rritjen globale në mënyrë dramatike. Një rikuperim i pjesshëm është parashikuar për vitin 2021, por niveli i PBB-së do të mbetet nën trendin para-virus, me një pasiguri të konsiderueshme për forcën e rimëkëmbjes.

Ka të ngjarë që rënia të jetë edhe më e fortë. Kjo do të ndodhte nëse masat pandemike dhe të kontrollit zgjasin më shumë, ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim goditen edhe më rëndë, vazhdojnë kushtet e shtrënguara financiare, ose nëse shfaqen efekte të tjera zinxhir për shkak të mbylljeve të firmave dhe papunësisë së zgjatur./MONITOR

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë

Published

on

Në fund të vitit 2023, në kantonin më të populluar të Zvicrës – në Cyrih, jetonin mbi 1.6 milionë njerëz.

Por popullsia po vazhdon të rritet – aq shumë sa do të arrijë në 2 milionë në vitet e ardhshme, thanë autoritetet kantonale në një deklaratë për shtyp, transmeton albinfo.ch.

Arsyeja kryesore për këtë rritje, që përbën 49 për qind të rritjes, është imigrimi, i ndjekur nga lindjet (44 për qind) dhe, në një shkallë më të vogël (7 për qind), njerëzit që lëvizin në Cyrih nga rajone të tjera zvicerane, shkruan thelocal.

Në bazë të kësaj, autoritetet publike do të duhet të sigurojnë që infrastruktura e Cyrihut, si strehimi, transporti publik, si dhe shkollat dhe sistemet e kujdesit shëndetësor, të mund të absorbojnë këtë rritje.

Continue Reading

Aktuale

Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë

Published

on

Shumë hotele ofrojnë kushte shumë të mira qëndrimi, por jo çdo hotel mund t’ju përfshijë plotësisht në kulturën vendase. Hoteli Four Seasons Istanbul në Sultanahmet, është votuar si hoteli më i mirë në botë, nga lexuesit e platformës së udhëtimit, Travel + Leisure.

“Ky çmim, është një nder i jashtëzakonshëm, për ekipin tonë, duke forcuar më tej pozicionin tonë si drejtues të mikpritjes luksoze, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.

Kjo pronë e jashtëzakonshme, pasqyron angazhimin tonë të qëndrueshëm, ndaj shërbimit të personalizuar dhe cilësisë shembullore,” tha Alejandro Reynal, presidenti dhe CEO i Four Seasons.

Ndërtesa ku ndodhet sot hoteli, në rrugën Tevkifhane, nuk ka qenë gjithmonë një destinacion, që njerëzit duan të vizitojnë.

E ndërtuar në vitin 1918, ajo filloi si një shtëpi pritëse, për t’u shndërruar shpejt në burgun e parë të Perandorisë Osmane, një destinacion i përshtatshëm pranë gjykatës lokale.

Edhe emrat e rrugëve, japin historinë e saj – Tevkifhane do të thotë “i burgosur”, ndërsa rruga në derën e përparme, ku u liruan të burgosurit, quhet Kutlugün, që do të thotë “ditë e lumtur”.

Aty shpesh strehoheshin të burgosur politikë, përfshirë romancierin Orhan Kemal, i cili shkroi “Reparti 72” ndërsa ishte i burgosur. Burgu u mbyll përfundimisht në vitin 1969; megjithatë, pas grushtit të shtetit të vitit 1980, ai u rihap për një kohë të shkurtër, si burg ushtarak, përpara se të rrënohej deri në vitin 1996, kur Four Seasons morën godinën.

Por, Four Seasons është kujdesur, që të mos harrojë ndërtesën dhe të kaluarën e jashtëzakonshme të zonës.

Marka Four Seasons, jo vetëm që punoi me përpikëri, për të ruajtur elementët e ndërtesës në mesin e viteve ’90, por e bëri përsëri në vitin 2022, kur kreu një projekt rinovimi dyvjeçar, duke përfaqësuar akoma më shumë stilin e mrekullueshëm të Turqisë në çdo dhomë.

Hoteli merr pjesë në përpjekje të ndryshme, për qëndrueshmërinë e Four Seasons, si dhe në përpjekje specifike për vendndodhjen, si programi i tij për reduktimin e ujit, përmes perdorimit me efikasitet të ujit, dhe kontrollit të ujitjes, reduktimit të mbetjeve nëpërmjet eliminimit të produkteve plastike të ushqimit dhe pijeve dhe pajisjeve të banjës, dhe duke ofruar ushqime dhe pije lokale, të qëndrueshme dhe menu sezonale.

Hoteli gjithashtu, feston qëndrueshmërinë përmes vizitave turistike lokale, në vendet e trashëgimisë dhe duke shfaqur artistë vendas në të gjithë hotelin, për të forcuar komunitetin e Stambollit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme duhet të ketë kontratën e përgjegjësisë së ndërtuesit

Published

on

Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 461 milionë lekëve, në rënie me 13.6% krahasuar me vitin 2022.

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë.

Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.

Megjithatë, rënia e primeve për të dytin vit radhazi, ndërkohë që çmimet kanë ndjekur një tendencë të qartë në rritje, sidomos për vitin 2022, mund të jetë një tregues i faktit se një pjesë e konsiderueshme e pronave nuk sigurohen për vlerën e tyre të tregut.

Shpeshherë, kontratat e shitjes së pasurive të paluajtshme nga ndërtuesit nuk deklarohen për vlerën e tyre reale.

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve,

të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit.

Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë.

Për shembull, nëse një pronë shitet me një çmim 100 mijë euro, ndërtuesi duhet të paguajë gjithsej 1 mijë euro për sigurimin e saj gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending