Connect with us

Trashëgimia

Shkolla e parë shqipe në Prishtinës s’u shpëton ndërhyrjeve ilegale

Published

on

“Shkolla e parë shqipe” është monumenti që gjendet në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Kufizohet me të dyja këto institucione. Është i rrethuar me skele, shirita e rrjetë tash një vit e gjysmë, prej se aty u bë ndërhyrja emergjente, por objekti është në gjendje të mjerueshme. Por krejt këto s’kanë çuar peshë.

Në monumentin e shekullit XIX së fundmi është ndërhyrë edhe ilegalisht. Tash një muaj organet ende s’kanë arritur ta identifikojnë se kush e ka bërë një gjë të tillë. Punimet e paautorizuara kanë ndodhur brenda objektit. Prekja e strukturës është bërë nga ana ku ka qenë një dyqan rrobash në ndërtesën dykatëshe. Brenda dyqanit, që tash është i mbyllur, nuk mund të hyhet, por mbeturinat e punimeve shihen.

Me këtë çështje është duke u marrë edhe Policia e Kosovës. Në shtator të vitit 2018 Komuna kishte angazhuar një kompani për ta bërë një ndërhyrje emergjente në ndërtesë. Janë vendosur shtylla në mënyrë që të mos bie suvaja. Trarët janë të shkëputur e shihet se janë vënë struktura të reja prej druri e tullave, në mënyrë që të forcohet statika. Në katin përdhes rrjedh uji shkaku i plasjes së një gypi. E institucionet ende nuk kanë ndonjë afat se kur do të ndërmerret ndonjë veprim.

“Dëmtimi në objektin në fjalë është raportuar më datën 05.02.2020 rreth orës 15:30. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet konform autorizimeve ligjore”, shkruhet në përgjigjen që Policia e Kosovës ia ka dhënë gazetës.

Ndërhyrjet e tilla në objekte të trashëgimisë kulturore bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore dhe sanksionohen me Kodin Penal të Kosovës.

“Çdo punë për modifikim ose demolim të një monumenti arkitektural ose ndonjë veprim konservues ose restaurues që mund të ndikojë nё vlerat atribuese të monumentit kërkon pëlqimin me shkrim të institucionit kompetent”, shkruhet në nenin e 6-të të Ligjit për trashëgimi kulturore. Ky ligj përcakton po ashtu se mosrespektimi i dispozitave të tij mund të përballet me dënim me gjobë prej një mijë deri në 500 mijë euro.

“Gjendja e këtij aseti të trashëgimisë kulturore është shumë e rëndë”, shkruhet në këtë dokument. Sqarohet po ashtu se objektet e përkohshme që janë përreth monumentit nuk kanë leje nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Këto objekte del të jenë një problem i vjetër.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Çeku: Gjimnazi i vjetër në Ferizaj do të restaurohet, punimet do të përfundojnë gjatë vitit

Published

on

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka vizituar objektin i ish Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemaili” në Ferizaj, i cili në orët e para të mëngjesit të së martës, u përfshi nga zjarri masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore

“Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.”, tha Çeku teksa po inspektonte objektin që më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit.

“Sot mbasdite isha në Ferizaj për të parë nga afër pasojat e krimit. Ishim bashkë me kryeprokurorin e Ferizajit, drejtorin e policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet.

Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit.”, deklaroi ministri Çeku./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

BE-ja restauron Manastirin e Tamnicës në Kamenicë

Published

on

Falë punimeve të financuara nga BE dhe të zbatuara nga UNDP, Manastiri i Tamnicës dhe kambanorja e tij, si dhe kisha e Vaganes dhe ndërtesa ngjitur me të në komunën e Kamenicës janë restauruar dhe rehabilituar.

“Vazhdon puna jonë në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”.

Deri më tani kemi rehabilituar 11 objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe po kërkojmë të finalizojmë rehabilitimin e 10 të tjerëve.

Projekti “Trashëgimia Kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social” financohet përmes Instrumentit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.”, shkruan në njoftimin e UNDP Kosovo./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme i shtohet shkolla e muzikës në Gjilan

Published

on

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohet edhe ish shkolla e muzikës në qytetin e Gjilanit. Ky objekt përveç arkitekturës ruan edhe të kaluarën shpirtërore të qytetit. Edhe Muzeu Etnologjik i qytetit tashmë gjendet në hapësirat e këtij objekti.

Ky objekt është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Që nga koha e ndërtimit ky objekt është shfrytëzuar për gjëra të ndryshme në periudha të ndryshme kohore, sot për shkak të rëndësisë së këtij objekti këtu gjendet edhe muzeu etnologjik i qytetit të Gjilanit.

Në këto hapësira vizitorët do të shohin Vekun si dhe punëdore të ndryshme

Duke qenë për një kohë të gjatë edhe shkollë e muzikës nuk kishte si të mungonte hapësira që dëshmon atë periudhë.

Muzeu ka dy nivele, në katin e dytë përveç eksponateve ju do të shihni edhe tavanet që janë shumë të veçante të punuara në detaje.

Misioni i Muzeut Etnologjik të Gjilanit është që të ruaj dhe promovojë objektet etnologjike, rrëfimet, ngjarjet dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve të rajonit të Gjilanit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending