Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka miratuar projektin për shpimin e naftës në Alaskë nga grupi energjetik Conoco Phillips.
Rreth 600 milionë fuçi naftë pritet të nxirren brenda territorit shtetëror gjatë dekadave të ardhshme. Kostoja e projektit vlerësohet në rreth 8 miliardë dollarë.
Sipas kompanisë, projekti do të krijojë 2,500 vende pune gjatë fazës së ndërtimit dhe 300 në plan afatgjatë. Grupi pret një prodhim prej 180 mijë fuçi nafte në ditë.
Projekti pritet të sjellë miliarda dollarë për shtetin dhe rajonin nëpërmjet taksave dhe tarifave të licencës, prandaj gëzon mbështetje edhe nga rajoni.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të autorizonte asnjë shpim të ri në tokën shtetërore.

Si rezultat, shfrytëzimi i naftës do të përjashtohet në detin Beaufort dhe do të kufizohet në zona të mëdha të kontinentit.
Nga ana tjetër, grupet mjedisore flasin për dëmet mjedisore dhe klimatike të shkaktuara nga shpimet e naftës. Mbrojtësit e mjedisit e kritikuan vendimin.
Autorizimi i Bidenit është në kundërshtim me premtimet e tij për të mos lejuar shpime të reja nafte në tokat shtetërore, kujtojnë ata tani. Organizatat mjedisore pritet të apelojnë vendimin.
Drejtoresha e organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore”, Christy Goldfuss tha se ishte “thellësisht e zhgënjyer” nga njoftimi i Bidenit.
“Ky vendim është i keq për klimën, i keq për mjedisin dhe i keq për vendasit e Alaskës që kundërshtojnë projektin, por nuk janë dëgjuar”, tha Goldfuss./Media Ndërtimi