Connect with us

Aktuale

Sektori privat nuk po arrin të ndjek trendin e rritjes së pagave

Published

on

Hendeku mes pagës mesatare në sektorin publik dhe atij privat vazhdon të jetë i lartë. Derisa, paga mesatare në sektorin publik arrin në mbi 500 euro, në sektorin privat kjo pagë mesatare është nën 350 euro.

Sektori privat ndër vite nuk ka arritur të ndjek trendin e rritjes së pagave, siç ka ndodhur në sektorin publik. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2012, paga neto mesatare në sektorin publik ka qenë 384 euro, derisa sipas të dhënave të fundit kjo pagë ka arritur në mbi 500 euro.

Ndërkaq, në sektorin privat, paga neto mesatare në vitin 2012 ka qenë 333 euro, derisa sipas të dhënave të fundit kjo pagë nuk arrin më shumë se 350 euro.

Përfaqësues të punëtorëve në sektorin privat thonë se punëtorët në këtë sektor ndonëse punojnë më shumë sesa punëtorët në sektorin publik, vazhdojnë të paguhen më pak.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, flet për një gjendje jo të mirë të të punësuarve në sektorin privat.

“Gjendja e sektorit privat në Kosovë nuk është e duhur edhe në nivelin e pagave. Kjo ka ndodhur për shkak të mosveprimit institucional. Punëtorët e sektori privat kanë mbetur në ndërgjegjen e kompanive ku ata punojnë. Ka disa pronarë të kompanive private që respektojnë ligje, por ka disa të tjerë që nuk respektojnë asnjë ligj dhe punëtorët nuk trajtohen mirë”, thotë Azemi.

Azemi thotë se në sektorin privat paga minimale do të duhej të jetë 35, aq sa është paga mesatare.

“Është një kërkesë e jona që ua kemi bërë vite më parë të gjitha institucioneve të Kosovës që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro, por deri më tani nuk është arritur asgjë. Tani ne kemi biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe jemi dakorduar që paga minimale të jetë 350 euro”, thotë Azemi.

Paga minimale në Kosovë, që nga viti 2011, nuk ka pasur ndryshime dhe vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë mospërputhshmëri mes të ardhurave në sektorin publik dhe atë privat e ka quajtur të papranueshëm. Ai ka thënë duhet ndihmuar biznesin vendës, në mënyrën që të rritet punësimi dhe të rritet edhe paga mesatare në sektorin privat.

“Është absurde që paga mesatare në sektorin publik është mbi 500 euro me një rrite prej mbi 100 euro në pesë vjetët e fundit, ndërkohë që kjo rritje nuk është as 15 euro në sektorin privat ku ju e dini që pagat mesatare ngelen diku rreth 350 euro”, ka thënë Kurti.

Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se paga në sektorin privat do të duhej të ishte shumë më e lartë se në atë publik, por që në Kosovë është e kundërta. Sipas tij, pagat në sektorin privat do të mund të shënojnë rritje ndër vite, nëse krijohen politika të mira fiskale.

“Arsyeja kryesore që pagat janë më të ulëta në sektorin privat është ambienti afarist jo i duhur në Kosovë. Ajo çka do të duhej të bëjë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të rritet punësimi në Kosovë dhe bëhet ngritja e pagave, është të krijojë kushte dhe t’i heq barrierat që e ka vendosur biznesin në çdo hap të punës së tij”, thotë Krasniqi.

“Tatimi të paguhen në inkasim dhe jo në faturim, të hiqet pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në doganë dhe të vendoset në brendi. Prodhimi të ketë subvencionim, siç e ka çdo shtet. Në Kosovë më shumë favorizohen importuesit se sa prodhuesit, për këtë arsye edhe 90 për qind të produkteve importohen”, thotë Krasniqi.

Numri i të punësuarve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 350 mijë. Nga ky numër, në sektorin publik janë të punësuar rreth 85 mijë, kurse, rreth 250 mijë qytetarë të tjerë llogaritet që punojnë në sektorin privat.

Sipas një ankete të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se të intervistuarit, që punojnë në sektorin publik, kanë raportuar orar më të shkurtër të punës se ata në sektorin privat.

Derisa në sektorin publik, zbatohet orari pesë ditë punë dhe dy vikende me gjithsejtë 40 orë punë, në sektorin privat është raportuar se të punësuarit punojnë me orar më të gjatë, krahasuar me të gjitha llojet e punësimit deri në rreth 47 orë në javë.

Aktuale

“Termokos’’ për herë të parë ndan 15 bursa për studentët e Inxhinierisë Mekanike

Published

on

Për herë të parë në historinë e ekzistimit NP “Termokos” SH.A.,  ka ndarë sot bursa për 15 studentë të dalluar të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.

Në një ceremoni rasti, të mbajtur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë marrë pjesë Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z. Fisnik Osmani, Dekani i Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, prof.Ahmet Shala, Aksionarët e ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve, anëtarë të Këshillit Drejtues e prorektorë të UP-së, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe strudentët përfitues të bursave.

Rektori prof. Qerim Qerimi ka përshëndetur këtë hap të NP “Termokos”, për ndarjen e bursave për studentët e UP-së. Ai u nda optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në funksion të rritjes së cilësisë në arsim dhe ndërlidhjes së industrisë me universitetin.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka shprehur kënaqësinë e tij, që NP “Termokos”, përveç sukseseve në operim e zgjerim të rrjetit të ngrohjes, kësaj here është nismëtare e një kontributi tjetër, siç është ndarja e këtyre bursave. Kryetari Rama tha se mbase këta studentë në të ardhmen mund të udhëheqin ndërmarrjen apo edhe Komunën e Prishtinës.

Kryeshefi Ekzekutiv, z.Fisnik Osmani tha se ndarjen bursave, ndërmarrja planifikon ta shndërrojë në traditë, duke ndihmuar studentët, që të përgatiten sa më mirë për rrugëtimin e mëtutjeshëm.

Kryeshefi Osmani tha se kemi dashur të japim një shembull të mirë dhe konkret të bashkëpunimit, të cilin synojmë ta shndërrojmë në traditë. Ai rikujtoi se kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e studentëve përfitues të bursave janë udhëhequr nga FIM.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof.Ahmet Shala ka falenderuar “Termokos”-in për ndarjen e këtyre bursave, otptimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme edhe për më shumë studentë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ra nga skelet teksa ishte duke punuar, humb jetën 19-vjeçari në Prizren

Published

on

Një person raportohet se ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Sinjalin.

Sipas policisë, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z), në një objekt banesor në ndërtim, gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme”, ka deklaruar Bytyqi.

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kan dal edhe mjeket nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, shton Bytyqi.

Continue Reading

Aktuale

“Po amnistoni mafinë e betonit me Ligjin që sollët në Kuvend “, kritikohet ministri Aliu për ndërtimet pa leje

Published

on

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Dimal Basha tha se Ligjit në momentin që i ndryshohet data e hyrjes në fuqi, legalizohen të gjitha objektet e ndërtuara deri më atë datë.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023. Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat”, u shpreh basha.

Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, duke thënë se 500 metra katrorë do të legalizoheshin për 4 mijë euro.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara. Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, tha Basha.

Deputeti i VV-së i u shpreh edhe se po amnistohen edhe nga hetimet kriminale keqpërdoruesit në fjalë.

Ndërkohë, edhe deputeti Haki Abazi pati kritika të ashpra duke i kërkuar ministrit që fjalimin e deputetit Dimal Basha ta merrte seriozisht.

Continue Reading

Trending