Connect with us

Aktuale

Samsung fillon konkursin për dizajne inovative, çmimi i fituesit 10,000 dollarë

Published

on

Kompania e teknologjisë së televizorave Samsung së bashku me revistën Dezeen kanë filluar një konkurs për dizajne inovative të orendive për shtëpi të cilat mund të bëhen me paketime të kartonit.

Konkursi “Samsung Out of the Box Competition” sfidon konkuruesit të dizajnojnë në shtëpi objekte shtëpiake me karton të ripërdorur nga paketimet e produkteve.

Aplikimi për konkursin, i cili është i hapur deri më 29 Maj 2020, është falas për këdo që ëshrë mbi 18 vjet. Çmimi për fituesin e vendit të parë do të jetë 10,000 dollarë, vendit të dytë 5,000 dollarë, vendit të tretë 3,000 dollarë dhe vendi i katërt e i pestë do të shpërblehen me nga 1,000 dollarë. Të interesuarit për aplikim, të cilët mund të jenë dizajnerë profesionalë apo jo ose student, duhet të plotësojnë formularin Dezeen x Samsung Out of the Box Competition entry form.

Paketimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë Samsung për ta bërë biznesin e saj sa më të qëndrueshëm dhe prodhimin e saj më miqësor ndaj mjedisit, duke zvogëluar kështu lëshimin e mbetjeve të dëmshme.

Konkursi është frymëzuar nga Samsung’s Eco-Packaging (Paketimi ekologjik i Samsungit)

Kompanitë elektronike përdorin paketime të trasha nga kartoni në mënyrë që të ruajnë produktet gjatë transportit. Këto paketime shpeshherë përfundojnë si mbeturina.

Koncepti i Paketimit Ekologjik, i cili është i pari në këtë industri, sipas Samsung, synon që të reduktojë mbeturinat duke i’u dhënë mundësi konsumatorëve të ndërtojnë orendi shtëpiake me paketimet e televizorëve.

Duke lëshuar këtë konkurs dizajni, kompania shpreson që të rrisë ndërgjegjësimin për konceptin e saj të Paketimit Ekologjik dhe të nxisë më shumë njerëz të mendojnë për dhe të ndajnë idetë se si paketimet e kartonit mund të ripërdoren.

“Konkursi i hapur së bashku me Dezeen është një mënyrë për t’a bërë më të shpërndarë mesazhin tonë të miqësisë me mjedisin. Është një mundësi që audienca të konsiderojë se si të ndihmojë mbrojtjen e mjedisit tonë duke “menduar jashtë paketës” duke ripërdorur paketat tona”, ka thënë Samsung.

Në konkurs kërkohet që të prezantohen dizajne inovative për objekte shtëpiake të cilat ndërtohen me ripërdorim të paketimeve të kartonit, dhe që janë të ndryshme nga këta shembuj të ofruar nga Samsung:

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending