Connect with us

Infrastrukturë

Sadiki: Nuk ka vend që për 45 ditë lëshohet leja ndërtimore, përpos Prishtinës!  

Published

on

“Nuk njohë ndonjë vend në botë, madje edhe atë më demokratike ku brenda 45 ditëve pajisesh me leje ndërtimore”, ka deklaruar Drejtori i Urbanizmit në Komunë e Prishtinës, Arbër Sadiki gjatë një interviste për magazinën televizive ‘Ju flet Prishtina’.

“Në pozicionin i cili më është dhënë do të jem i përqendruar tek kualiteti final i një leje ndërtimore sesa të koha e saj. Normalisht rastet kur gjerat janë shumë të pastra dhe të thjeshta, pse të mos përfundojnë për 5 ditë, se nuk ka gjë të keqe aty, por jo të nxitojmë të kapim afatin dhe pastaj të lëshojmë leje të cilat pas 5-10 vitesh gjenerojnë rrethana të papërshtatshme për qytetin”, theksoi Sadiki.

“Unë jam aty për të këmbëngulur (Drejtoria e Urbanizmit) në zbatimin e rregulloreve, ligjeve dhe planeve të cilat janë ekzistuese e që kanë nevojë të ndryshohen. Nuk mund të jemi të kënaqur me rregulloret të cilat veprojmë”, u shpreh drejtori Sadiki./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Gjakovës hap afatin për konsultime publike të Hartës Zonale

Published

on

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke filluar nga data 23 maj 2022 deri me datën 21 qershor 2022, shpallë të hapur afatin për konsultime dhe sugjerime publike ne lidhje me draftin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale Komunale.

Ndërsa, me datë 10 qershor, e premte, me fillim prej orës 13:30, në Sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e ish- Bankosit, mban Konsultim Fizik me Publikun./Media Ndërtimi.

Draftin e këtij dokumenti, mund ta gjeni në ueb faqen e komunës së Gjakovës, në linkun e më poshtëm:

https://kk.rks-gov.net/…/Draft-i-Vleresimit-Strategjik…

Continue Reading

Infrastrukturë

Asfaltohet njëri segment i “Muharrem Fejza”, nuk përdoret rrjeta për të ruajtur rrugën nga gropat  

Published

on

Që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes ka nisur të asfaltohet njëri segment i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave-KK Prishtina njoftoi se të premten më 20 maj do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë:

E premte, 20 maj 2022, prej orës  06:00-18:00.

E shtunë, 21 maj 2022, prej orës  08:00-18:00.

“Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos tii parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion.”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Mirëpo, gjatë punimeve të shtrirjes finale të asfaltimit nuk është përdor rrjeta në mënyrë që kjo rrugë t’i përballoj krijimit të gropave.

Ndryshe nga Komunat, Ministria e Infrastrukturës ka premtuar se do shtoj cilësinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugëve, duke përdorur kështu produkte të reja dhe efektive.

“Sanimet më nuk do të bëhen si në të kaluarën, por do të përdoren rrjeta, para se të shtrohet shtresa e asfaltit.”, kishte deklaruar zv.ministri i Infrastukturës Hysen Durmishi.

“Prej projektit në projekt vazhdojmë të punojmë për një Prishtinë sa më funksionale dhe praktike.”, është ky zotimi i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të Komunës së Prishtinë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshja për fasadimin e Soliterave në Ulpianë

Published

on

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana” e ka cilësuar  kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, marrëveshjen ku do të fasadohen ndërtesat ikonike në kryeqytet.

“Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.”, deklaroi Rama.

Renovimi është projekt i përbashkët i Komunës së Prishtinës me Bankën Botërore dhe fondet e Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si një nga shtatë komunat që është përzgjedhur për renovimin e objekteve të vjetra.

Komuna e Prishtinë për një projekt të tillë nuk ka organizuar paraparakitsh asnjë debat publik në të cilën do të mund të shprehshin mendimet për sa i përket këtij renovim në ndërtesat ikonike të Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending