Connect with us

Infrastrukturë

Mosrealizimi i projekteve infrastrukturore në Komunën e Prishtinës arsyetohet me ngritjen e çmimeve të materialit ndërtimor

Published

on

Krahas çmimeve të artikujve ushqimor, kemi ngritje të mëdha edhe të materialit ndërtimor. Këtë e konfirmon edhe Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, i cili thotë se në këto raste mund të ketë pasoja të shumta dhe të paparashikueshme ekonomike.

“Ka disa javë që kemi ngritur shqetësimet tona në të gjitha nivelet, nga KRPP-ja si organ më i lartë, ku duhet të filloj reflektimi, deri në nivelin qendror – në Qeverinë e Kosovës. Jemi në konsulta të vazhdueshme me shumë ekspertë por deri tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim!

Si nivel komunal ne nuk kemi fuqi për të ndërhyrë në kontrata dhe për të zgjidhur këtë problem, në lidhje me ngritjen e çmimeve që kanë kapur rekordet e saja!?

Kemi ngritje mbi 100% të bitumenit, armaturës, çimentos dhe shumë materialeve të tjera ndërtimore. Kjo mund të reflektohet në shkëputje të shumë kontratave, e të cilat mund të jenë me pasoja shumë të mëdha ekonomike. Kjo do të mund të reflektohet edhe në shumë ekonomi familjare.

Lutemi që, lidhur me këto shqetësime, sa më parë të ketë reflektim të nivelit qendror. Autoritetet kontraktuese veç e veç nuk kanë fuqi për të ndërhyrë në kontrata. I vetmi organ që mund të ndërhyjë me vendime dhe të reflektojë karshi kësaj situate është Qeveria e Kosovës, e cila duhet shumë shpejtë të marrë vendime, për të ç’bllokuar këtë ngërç, në fushën e ndërtimit. Kjo mund të rregullohet shumë shpejtë, brenda ditësh e pasojat e saja, në rast vonese apo mosndërhyrje, mund të jenë shumë të mëdha dhe të paparashikueshme.

Mund të propozohet që çmimet bazë të mbështeten në çmimet e berzës, që do të vlente edhe për armaturë, çimento, asfalt etj. Duhet të autorizohet KRPP-ja, si organ më i lartë legjislativ në kuadër të kontraktimeve, që të reflektojë dhe të zgjidhë këtë ngërç shumë të madh ekonomik. Kur TVSh-ja u pat ngrit nga 16 % në 18 %, në të gjitha kontratat ka pasur lëvizje për 2 %, që ishte rregulluar me vendim nga KRPP-ja. Pothuajse i njëjti vendim mund të reflektojë edhe në kontratat ekzistuese dhe të zgjidhet ky problem. Po flasim për kontratat në të gjitha nivelet e autoriteteve kontraktuese në mbarë Kosovën, ku hynë edhe ato të nivelit qendror.

Shpresojmë në ndërhyrje sa më të shpejtë, në të kundërtën pasojat do të jenë të paparashikueshme. Kjo zaten po na pengon në realizimin e shumë projekteve, për të cilat jemi të interesuar e të vendosur t’i kryejmë e që janë edhe pritje e kërkesa të qytetarëve të Prishtinës.”, ka deklaruar drejtori Xhaferi./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending