Connect with us

Aktuale

Pse është e rëndësishme izolimi i ambienteve shkollore nga ndotja akustike 

Published

on

Komoditeti akustik konsiderohet si një kërkesë themelore për të përftuar një shkalle optimale të mirëqenies në mjedise të mbyllura. Ky parim është edhe më i vlefshëm kur hapësirat e brendshme i dedikohen aktiviteteve që kërkojnë qetësi dhe përqendrim, siç ndodh në ndërtesat e shkollave.

Në shkolla, ndotja e lartë akustike jo vetëm që vështirëson dëgjimin dhe mësimin e nxënësve, por vështirëson edhe punën e mësimdhënies nga mësuesit: prandaj është performanca e të gjithëve ajo që ndikohet negativisht!

Këtë e konfirmon edhe Maro Puljizević, drejtuese e projekteve akustike të Knauf Insulation, Reparti i Kërkimit dhe Zhvillimit, e cila shpjegon: “Fëmijët duhet të mësojnë në një mjedis pa zhurmë për të pasur një performancë të mirë akademike. Zhurma e tepërt në klasa, dhoma mësimore ose dhoma leximi mund të zvogëlojë aftësinë për të dëgjuar qartë leksionet dhe të vështirësojë të kuptuarit. Kjo nga ana tjetër mund të shkaktojë mërzitje dhe shpërqendrim, duke shkaktuar shqetësim dhe përçarje në klasë.”

Për të siguruar rehati optimale akustike në mjediset e shkollës, masa paraprake kryesore e projektimit konsiston natyrshëm në izolimin e duhur nga të gjitha llojet e zhurmave – si nga jashtë ashtu edhe brenda strukturës.

SA NDIKON NDOTJA AKUSTIKE RRETH AFTËSIVE TË LEXIMIT TË NXËNËSVE?

Për të kuptuar se si mjediset e brendshme të zhurmshme ndikojnë në aftësinë e të mësuarit, mund t’i referohemi një studimi të botuar në American Journal of Epidemiology (Revista Amerikane e Epidemiologjisë), e cila ekzaminoi aftësinë e të kuptuarit të leximit të dyqind studentëve midis nëntë dhe dhjetë vjeç, brenda institucioneve arsimore të ndërtuara pranë aeroporteve në MB. Spanja dhe Holanda.

Hulumtimi ka nxjerrë në pah se si një rritje e zhurmës e barabartë me 20 decibel në mjediset e brendshme (në këtë rast e shkaktuar nga kalimi i avionëve) është e mjaftueshme për të vonuar të mësuarit e një lexim efektiv me shtatë muaj. Edhe OBSH-ja ka konfirmuar, pas shqyrtimit të disa studimeve mbi këtë temë, se fëmijët e ekspozuar ndaj zhurmave të bezdisshme gjatë orëve të shkollës mund të tregojnë performancë më të dobët si për sa i përket memorizimit të koncepteve ashtu edhe aftësive të leximit.

NDIKIMI I ZHURMAVE MBI PUNËN E MËSUESVE

Siç u përmend, në punën e mësuesve ndikon negativisht edhe prania e ndotjes akustike brenda shkollave.

Krahas nevojës për të ngritur zërin për t’u dëgjuar, gjë që mund të shkaktojë nervozizëm dhe afoni afatgjatë, mjediset e përshkuara me zhurmë të vazhdueshme rrisin gjithashtu nivelin e lodhjes mendore, duke krijuar stres psikofizik me shfaqjen e simptomave si migrena dhe dhimbje koke.

Kjo konfirmohet nga një studim i kryer mbi mësuesit në Danimarkë, sipas të cilit mësuesit janë të detyruar të mbajnë një ton zëri më të lartë se normalja për 61% të kohës së kaluar në mësim, duke rritur nivelet e zhurmës në klasa.

Duke marrë parasysh shqetësimin që shkakton ndotja akustike në mjediset e shkollës tek të gjithë banorët e saj, është e nevojshme të ndërhyhet për të siguruar mirëqenien dhe “shëndetin akustik”. Kjo mund të bëhet me një punë izolimi që menaxhon në mënyrë specifike si burimet e zhurmës që vijnë nga jashtë dhe nga brenda ndërtesës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending