Connect with us

Ndërtim

Sa miliona euro iu dhuruan Shqipërisë pas tërmetit, zbardhet shifra reale

Published

on

Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e angazhimit prej 1.15 miliardë euro, që Shqipëria përfitoi si mbështetje për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Sipas Komisionit, nga kjo shumë totale, donacione janë reth 296 milionë euro, ndërsa huatë totale arrijnë në 853 milionë euro. 3 .4 milionë euro të tjera janë të ashtuquajtura in-kind (ndihma që jepen direkt në mallra-shtëpi ose shërbime).

Shuma e marrë hua përbën 74% të angazhimit total të përfituar; 25.6% është donacion dhe 0.4% është angazhimi në produkte konkrete, raporton Monitori.

Huaja

Shtetet anëtare të BE-së, Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve kanë dhënë gjithsej 246 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro është dhënë nga Franca, 86 milionë euro nga Italia dhe 100 milionë euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë dhënë:

BERZH- 18 mln euro

Banka Europiane e Investimeve- 100 mln euro

Grupi i bankës Botërore 106 mld euro

383 milionë euro janë dhënë nga banka Islamike për Zhvillim.

Donacionet

Komisioni Europian është donatori më i madh (115 mln euro), i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (70 mln euro), Turqia (44.7), Gjermania (11), Zvicra (9), Suedia (5.7), Italia (5).

Japonia ka preferuar ta japë ndihmën në formën in-kind, në shumën prej 1.9 milionë eurosh.

Bosnja jep njësoj sa Algjeria

Fqinjët janë tregues dorështrënguar. Me përjashtim të Serbisë (2 mln euro), dhe kroacisë (1 mln euro), Maqedonia ka dhënë 100 mijë euro, Bosnja 50 mijë, Mali i Zi 500 mijë euro.

Shtete të tjera të largëta janë treguar më dorëlëshuar. Algjeria ka dhënë 50 mijë euro, Omani 922 mijë euro, Azerbaxhani ka dhënë 500 mijë euro. Brunei ka dhënë 33 mijë euro.

Ndërtim

Mercedes-Benz dhe Binghatti do të ndërtojnë një rrokaqiell super të lartë në Dubai

Published

on

Mercedes-Benz do të bashkëpunoj me firmën Binghatti Properties për të ndërtuar një rrokaqiell super të lartë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projekti është emëruar zyrtarisht Mercedes-Benz Places në Dubai; Struktura 65-katëshe do të arrijë 341 metra.

Hiper-pronat e Binghatti janë projektuar posaçërisht për ata që vlerësojnë vërtetë arkitekturën e shkëlqyer, duke u dhënë banorëve të tyre përvojën sesi dizajni modern dhe i menduar, i kombinuar me teknologjinë e fundit mund të bëjë një pronë më shumë sesa thjesht një vend ku jetoni.

Siç mund ta shohim nga imazhi i paraqitur, ndërtesa do të ketë një vijë çati të lakuar dhe fasada do të shfaqë logon e kompanisë së automobilave.

“Me Mercedes-Benz Places në Dubai, ne po e kapërcejmë fushën e automobilave për të krijuar përvoja të jashtëzakonshme të markës. Partneriteti me Binghatti, i cili mburret me ekspertizë të gjerë në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, është një ndeshje ideale për ne. Kulla jonë rezidenciale e markës inauguruese synon të krijojë baza të reja, të lakmuara që përmbledhin thelbin e markës sonë, duke u ofruar klientëve tanë një vend të shenjtë për të mbërritur, për t’u çlodhur dhe për ta thirrur me të vërtetë në shtëpi.”, thotë Britta Seeger, një anëtare e bordit të Mercedes-Benz Group AG.

“Ne jemi të emocionuar të bashkëpunojmë me Mercedes-Benz, një emër ikonë, për të aktualizuar rezidencën e parë luksoze të markës Mercedes-Benz në botë. Mercedes-Benz Places në Dubai kapërcen të qenit thjesht një zhvillim i pasurive të paluajtshme; është gati t’i japë prioritet komunitetit dhe lëvizshmërisë, duke vendosur një standard të ri për jetesë inteligjente.”, kryetari i Binghatti Properties Muhammed Binghatti.

Detaje të mëtejshme do të njoftohen më 24 janar 2024, gjatë një ngjarjeje në Dubai.

Continue Reading

Ndërtim

Pas 24 vitesh, filloi ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi në gusht të 2023, se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

“Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.”, deklaroi ministri Aliu.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë./Media Ndërtimi

Aliu: Ndjenjë e veçantë tek po rindërtohen shtëpitë e shqiptarëve në Veri

Continue Reading

Ndërtim

10 familje do të bëhen me shtëpi të reja në Malishevë

Published

on

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se shumë shpejt 10 familje me kushte të rënda ekonomike të kësaj komune do të bëhen me shtëpi të reja.

Kjo falë bashkëpunimit të kësaj komune me organizatën “Qatar Charity”.

“Një lajm i mirë! Po shkon drejt finalizimit ndërtimi i 10-të shtëpive për familjet në kushte të rënda ekonomike. Është kënaqësi e madhe që në prag të festës së fundvitit, të takoja nga afër disa nga 10-të familjet, të cilat shumë shpejt jetesën e tyre do ta vazhdojnë në shtëpitë e reja të banimit, shtëpi të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme për një familje. Ndërtimi i këtyre shtëpive po bëhet falë një bashkëpunimi të mirë të Komunës sonë me organizatën “Qatar Charity”, të cilës përzemërsisht i jemi tejet mirënjohës e falenderues”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Continue Reading

Trending