Connect with us

Prokurim Publik

Sa do të kushtojë renovimi i objekteve shkollore të dëmtuara nga erërat në Pejë

Published

on

Komuna e Pejës ka nënshkruar kontratat për renovimin e shtatë objekteve shkollore, të cilat u dëmtuan nga erërat e forta gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Në total kjo i ka kushtuar Komunës së Pejës 388 mijë euro, njoftohet përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Kontrata e parë është nënshkruar me kompaninë N.P.T “Loni” në vlerë të 62 mijë e 741 eurove. Kjo kompani do të renovojë shkollën “Rilindja” në fshatin Lutugllav, “Sami Frashëri” në fshatin Ozdrim dhe çerdhen “Pëllumbat e paqes”.

Për këtë projekt u pranuan pesë tender, prej të cilëve sipas prokurimit publik, tenderi fitues ishte më i përgjegjëshmi.

Ndërsa, 82 mijë e 942 euro do t’i kushtojë Komunës së Pejës renovimi i shkollës “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosell. Kontrata për kryerjen e këtyre punimeve është nënshkruar me grupin e operatorëve ekonomikë BK – CONSTRUCION SH.P.K dhe GRANIT – E.

Shpenzime më të mëdha do të ketë renovimi i shkollës së mesme “Ali Hadri” në Pejë, punët në të cilën do të kryhen nga punëkryesi “Guri” Sh.p.k, kapin shifrën e 106 mijë e 898 eurove.

E mbi 56 mijë euro janë caktuar për shkollën “Skendërbeu” në fshatin Treboviq të Pejës. “MONDI” SH.P.K u cilësua si tenderi më i përgjegjshëm nga 5 të tjerët që kishin aplikuar, thuhet në njoftimin në KRPP.

Duke u bazuar në shumën që është ndarë për shkollën “Shtatori” në fshatin Cigë, 64 mijë e 752 euro, dëmet e shkaktuara nga erërat janë më të mëdha se në shkollën paraprake.
Komuna ka njoftuar se nga pesë tenderët e pranuar “DAJTI” SH.P.K. ishe kompania me çmimin më të përgjegjshëm të pranuar.

Në fillim të shkurtit, nga erërat e forta dëme të mëdha kishte pësuar edhe komuna e Istogut. Për mbulimin e këtyre dëmeve Qeveria e Kosovës, pati ndarë 433 mijë euro.

Me propozim të ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami për riparimin e dëmeve në komunën e Pejës u ndanë 297 mijë euro, ndërsa për komunën e Istogut 136 mijë euro.

“Komisioni vlerësues ka konstatuar se në komunën e Pejës janë dëmtuar tetë objekte arsimore dhe një kopsht, ndërsa në Istog janë dëmtuar 12 objekte edukativo-arsimore. Ju njoftojmë se dëmet përfshijnë konstruksionet e kulmit, llamarina, tjegulla e dritare. Në disa nga këto shkolla nuk po mbahet mësimi, janë bërë improvizime e nxënësit po barten në shkolla të tjera”, ishte shprehur Bajrami. /Ndertimi.info

This slideshow requires JavaScript.

Prokurim Publik

Komuna e Kaçanikut furnizohet me 5 mijë metra kub dru, jep tender afër 400 mijë €

Published

on

Komuna e Kaçanikut i ka blerë drutë për dy vjet e ardhshme.

Ajo ka nënshkruar kontratë në vlerë 375 mijë euro me kompaninë “Dardani”.

Atë e ka shpërblyer me tender, përmes procedurës së hapur, në të cilin aktivitet prokurimi kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.

Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh fituese, furnizimin me dru do ta bëjë sipas nevojës. Pra komuna do të paguajë për metrat e drunjve që djeg, raporton “Front Online”.

Në aktivitetin e prokurimit morën pjesë dy kompani.

“Aome” ofertoi me një çmim prej rreth 400 mijë eurove.

Kurse operatori “Dardani” konkurroi me 375 mijë sosh, duke u shpallur edhe fitues.

Komuna ka kërkuar afër 5 mijë metra kub dru.

Peleti e druri kryesojnë si lëndë djegëse që komunat përdorin për ngrohje.

Mbi 357 mijë euro komunës së Suharekës, i ka kushtuar blerja e drurit dhe peletit për shkolla, Qendra të Mjekësisë Familjare e institucione kulturore.

Për mirëmbajtjen e ngrohjes qendrore, Ferizaj shpenzoi 12 mijë e 542 euro.

Furnizimi me dru, komunës së populluar me shumicë serbe, Novobërdës, i kushtoi afro 59 mijë euro.

Dimri që kaloi ishte paralajmëruar të jetë i vështirë për shkak të krizës energjetike dhe ngritjes së vazhdueshme të çmimeve për produktet bazike./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Prokurim Publik

Monitorohen tenderët e dhënë nga Komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës

Published

on

Demokraci Plus, gjatë vitit 2022 ka monitoruar njëzetë (20) tenderë të dhënë nga pesë (5) komuna të Kosovës:  Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Pejë. Disa nga të gjeturat kryesore nga raporti i monitorimit janë:

  • Institucionet publike kanë shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët nuk i kanë përmbushur kërkesat e vendosura në Dosjen e Tenderit;
  • Institucionet publike kanë vendosur kritere diskriminuese të cilat kanë

dëmtuar konkurrencën dhe kanë dërguar në uljen e numrit të ofertuesve;

  • Institucionet publike vazhdojnë të përdorin procedurën e negociuar pa publikim të kontratës pavarësisht se nuk plotësohen kërkesat ligjore për përdorimin e kësaj procedure.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://dpl.us/fiu

Continue Reading

Prokurim Publik

Komuna e Podujevës i jep tender kompanisë që kishte çmimet më të larta se tetë konkurrues

Published

on

Ani pse kishte çmimet më të larta se tetë kompanitë e tjera konkurruese, “Eing Com”, arriti ta fitojë tenderin e emërtuar: ‘Përmirësimi i infrastrukturës së jashtme dhe të brendshme të shkollave’.

Në njoftimin që ka shpërndarë Komuna e Podujevës, Eing Com kishte konkurruar në çdo Lot që ishte shpallur nga kjo komunë, dhe në të gjitha Lotet çmimet e tyre shihen se janë më të larta.

Arsyetimi i komunës për të shpallur fituese këtë kompani ishte çmimi i ulët, megjithatë shihet qartë që çmimet e tyre janë më të larta se kompanitë e tjera.

Rreth këtij tenderi, tashmë çdo gjë ka përfunduar. Përveç diçkaje, kryerjes së punimeve.

Por, kjo nuk ishte “dhurata e vetme” për kompaninë (detajet për të do t’i gjeni në pjesën e poshtme të tekstit). Eing Com u shpall fituese edhe në tenderin për: “Ndërtimin e Stacionit të Autobusëve”, tender për të cilin parashiheshin diku 1.1 milionë euro shpenzime.

Duhet përmendur faktin se në tenderin respektiv, kompania në fjalë ka bashkëpunuar edhe më nënkontraktorë.

“Loni”, “Sinani ing” dhe “Isars”, janë tri kompanitë te të cilat Eing Com gjeti besimin për bashkëpunim, me ç’rast konkurruan me çmimin: 1 milion e 165 mijë e 575 euro, çmim ky që ishte më i larti nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pas ankesave të kandidatëve të tjerë, pra jofitues, detyroi palën përgjegjëse që ta dërgojë tenderin te Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP).

“Konstruktori ing 1969”, ishte kompania që e dërgoi të OSHP-ja këtë tender. Kjo kompani kishte konkurruar me çmimin më të ulët, 937 mijë e 733 euro.

Mirëpo, kjo nuk mjaftoi që OShP-ja të refuzojë tenderin për Eing com. Gazeta Nacionale ka siguruar vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ku kësaj radhe u refuzua ankesa e firmës “Konstruktori ing 1969”.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me pronarin e kompanisë Eing.com, Eljesah Podvorica, dhe i njëjti ka thënë se jo vetëm me Podujevën, por edhe me disa komuna të tjera ka kontrata për punë.

Podvorica ka deklaruar se krejt kjo është natyrë e punës.

“Hahaha… jo vetëm tri po na i kem 30 a 100, jo vetëm në Podujevë por në të gjithë Kosovën. Pyetja juaj shumë interesante. Jo na me Podujevën kemi, s’po di sa kontrata janë, po kemi kontrata edhe me Lipjanin, Prishtinën, me organizata të huaj. Mu ma merr menja që është natyrë e punës,” – i ka thënë ai gazetës.

Tutje Podvorica ka deklaruar se asnjëherë nuk është marrë me parti dhe nuk merret as tash.

“Është e mundshme që me fitu edhe pse e ke çmimin më të shtrenjtin. Ne në çdo vend që operojmë mundohemi me qenë të përgjegjshëm me vlera maksimale, me qenë të përgjegjshëm 100%. Vlerësimi ka qenë i komunës, lënda ka shku në OSHP. Ata e kanë kthy në rivlerësim dhe është zgjedh operatori që ka qenë i përgjegjshëm. S’ka kurrgjë të keqe diçka. Çfarë afërsie, çfarë afërsi bash e çuditshme. Unë mundem me pas afërsi me njerëzit që i njoh. Kushtimisht unë jam i Podujevës dhe me parti politike as që merremi, dhe s’jemi marrë asnjëherë”, ka thënë ai.

Gazeta Nacionale ka tentuar të kontaktojë për disa ditë rresht edhe Komunën e Podujevës për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Continue Reading

Trending