Connect with us

Infrastrukturë

Rrugët në Britani nuk janë të përshtatshme për makina pa shofer

Published

on

Sipas planeve të shpallura nga Departamenti i Transportit, automjetet vetëdrejtuese mund të jenë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2025.

Makinat, autobusët dhe kamionët me veçori vetëdrejtuese mund të operojnë në autostradat e Mbretërisë së Bashkuar brenda vitit të ardhshëm, të ndjekura nga automjete plotësisht vetë-drejtuese nga mesi i dekadës.

Automjetet do të pajisen për të ‘lexuar rrugën’ dhe për të përsëritur aftësinë instinktive të njeriut për të vëzhguar, analizuar, vendosur dhe reaguar njëkohësisht ndaj çdo skenari të ndryshëm të mundshëm rrugor, si p.sh. gropat dhe reduktimin e rezistencës ndaj rrëshqitjes.

Megjithatë, automjetet që drejtojnë vetë kërkojnë sipërfaqe rrugore të mirëmbajtura, thotë Britpave. Nivelet e fërkimit sipërfaqësor, shenjat rrugore dhe shenjat duhet të jenë në gjendje të mirë për t’u lexuar saktë nga sensorët e automjeteve. Antenat e integruara wi-fi për lidhjen e automjeteve duhet të mbrohen nga dëmtimet e shkaktuara nga gërvishtjet nga ngarkesat e rënda të trafikut ose shkrirja e sipërfaqes së rrugës në temperatura ekstreme./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Vazhdojnë punimet intensive për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë një video dhe thotë se po punohet me ritme të larta.

Sipas tij, kjo vepër në infrastrukturë ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

“Mirëmëngjes, dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul koston dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë” ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Punimet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Sferkë të Klinës, drejt përfundimit

Published

on

Në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës po vazhdojnë punimet për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.

Për të parë nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e këtij impianti ishte edhe kryetari i kësaj Komune Zenun Elezaj.

Elezaj tha se ky projekt do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër.

““Ndërtimi i impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në fshatin Sferkë ka qenë një nga premtimet e mia elektorale, për të cilin jam zotuar para banorëve të Sferkës e para qytetarëve të Klinës, premtim i cili tashmë po realizohet dhe do të përmbushet brenda një kohe të shkurtër” tha Elezaj.

Ndërtimi i këtij impianti është investim nga buxheti komunal dhe ka një kosto prej 178 mijë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Podujevës shpërblen me kontratë ofertuesin më të shtrenjtë për asfaltimin e disa rrugëve

Published

on

INPO shpreh shqetësimin e thellë lidhur me keqpërdorimin e parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë”, me numër të prokurimit 615-22-4693-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar 120,000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Podujevës.

Për këtë aktivitet të prokurimit kanë ofertuar gjithsej pesë (5) operator ekonomik. Sipas procesverbalit të hapjes së tenderëve Grupi i Operatorëve Ekonomik “Quality Asphalt & World Medium”, me vlerë të ofertës prej 101,730.96 euro, ishte oferta më e lirë. Ndërkaq, fitues i kontratës është shpallur “Rahovica Comerce”, me vlerë të ofertës prej 106,478.30 euro, respektivisht, rreth 5 mijë euro më shtrenjtë se oferta parë më e lirë.

Gjetjet e INPO-s, tregojnë se komisioni për vlerësimin e tenderëve kishte konstatuar se ky Grup i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” është i papërgjegjshëm pasi që nuk e plotëson kërkesën e dosjes së tenderit për kapacitet teknik dhe profesional, respektivisht nuk e plotëson kërkesën për “një (1) Menaxher të projektit – inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë” pasi që sipas këtij komisioni “Menaxheri i emëruar për këtë aktivitet është i punësuar edhe në një kompani tjetër me orar të plotë”.

INPO ka kërkuar qasje në ofertat e të dy (2) ofertuesve respektiv, dhe pas analizimit të tyre vlerëson se vendimi i komisionit ka qenë krejtësisht i pabazuar në ligj dhe i dëmshëm për institucionin e komunës. INPO ka gjetur se Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium” me të gjithë menaxherët e propozuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit, ka lidhur parakontrata të vërtetuara me akt noterial. Andaj, arsyetimi i vendimit për eliminimin e Grupit të OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, është i padrejtë dhe paragjykues, rrjedhimisht i kundërligjshëm. Ligji për Prokurim Publik dhe Rregullat e prokurimit nuk e obligojnë operatorin ekonomik që të ketë stafin apo pozitat profesionale të punësuar paraprakisht, por kërkon që OE t’i ofrojë dëshmi të mjaftueshme autoritetit kontraktues se të gjitha kërkesat për kapacitet teknik dhe profesional i përmbush dhe i ofron në shërbim sipas termave të kontratës.

Rrjedhimisht, ky arsyetim sipas vlerësimeve të INPO-s, ka për qëllim manipulimin me procedura të prokurimit dhe favorizimin e OE-ve të caktuar.

Tutje, INPO ka gjetur se pronari i kompanisë “Quality Asphalt” i cili ishte lider i Grupit të OE-ve i shpallur i papërgjegjshëm për kontratë dhe pronari i kompanisë “Rahovica Comerce”, e cila është shpërblyer me kontratë janë vëllezër. Rrjedhimisht, INPO me arsye dyshon se kjo është një skemë e planifikuar dhe e koordinuar në mes të OE-ve dhe Autoritetit Kontraktues. Këtë e argumenton edhe fakti se kundër vendimit të Autoritetit Kontraktues, Grupi i OE-ve “Quality Asphalt & World Medium”, nuk kishte parashtruar fare kërkesë për rishqyrtim apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Andaj, INPO kërkon nga Kryetari i Komunës së Podujevës marrjen e masave të menjëhershme administrative dhe disiplinore brenda përgjegjësive të tij ligjore kundrejt Zyrtarit Përgjegjës të Prokurimit dhe anëtarëve të komisionit për vlerësimin e tenderëve, si dhe të sigurohet se Komuna e Podujevës zbaton me përpikëri ligjin dhe rregullat e prokurimit dhe lufton skemat e manipulimeve që dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe trajtimin e barabartë të OE-ve në procedura të prokurimit.

INPO fton organet zbatuese të ligjit që të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore kundrejt keqpërdorimit të detyrës zyrtare, keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik të argumentuar në këtë reagim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending