Connect with us

Aktuale

“Rehabilitimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë” – zvogëlim i ndotjes dhe i humbjeve të energjisë

Published

on

Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, kur temperaturat bien, rritet kërkesa për ngrohje dhe konsum të energjisë.

Kjo shkakton rritje të ndotjes pasi burimet kryesore të energjisë që përdoren për ngrohje janë lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta dhe të tjera, të cilat kur digjen lëshojnë sasi të mëdha të gazrave serrë. Duke qenë afër termocentralit “Kosova B” që përdorë qymyrin për prodhimin e energjisë elektrike, Prishtina është një nga qytetet me nivelin më të madh të ndotjes në rajon dhe në Evropë, ku cilësia e ajrit shpesh përshkruhet si jashtëzakonisht e pashëndetshme apo edhe e rrezikshme.

Për të ndihmuar në adresimin e kësaj çështjeje, veçanërisht në reduktimin e emetimit të ndotësve dhe gazrave serrë, për ta rritur efikasitetin energjetik në sistemin “Termokos”, si dhe për ta përmirësuar cilësinë e furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues dhe të ri në Prishtinë, në vitin 2019 zyra e BE-së në Kosovë e lansoi projektin “Rehabilitimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë”, shkruan Europehouse-kosovo.com.

Naim Bytyçi, drejtor i Departamentit të Distribucionit dhe menaxher i projektit në emër të “Termokos”, thotë se projekti ka qenë një sukses i madh pasi janë arritur të gjitha objektivat. “Përgjatë periudhës dyvjeçare, kemi arritur që ta zgjerojmë dhe rehabilitojmë rrjetin dhe nënstacionet. Janë rehabilituar 120 nënstacione të vjetra, janë instaluar 50 të reja, ndërsa gati 17 mijë metra tuba nëntokësore janë zëvendësuar me tuba të ri të para-izoluar, duke rezultuar në rritjen e efikasitetit dhe ulje të ndjeshme të humbjeve të nxehtësisë dhe ujit” – deklaron Bytyçi.

Projekti “Rehabilitimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë” përfundoi solemnisht në prill 2021, dhe u financua nga Bashkimi Evropian në Kosovë, në kuadër të programit IPA 2015./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon largimi i Evropës nga gazi rus, hapet tubacioni i ri i gazit Norvegji-Poloni

Published

on

Gazi ka filluar të rrjedhë në Poloni përmes një tubacioni të ri “Baltik Pipe”, thotë operatori i gazsjellësit të vendit Gaz-System.

Tubacioni, i cili shkon nga Norvegjia përmes Danimarkës, është një pjesë e madhe e përpjekjes së Polonisë për t’u larguar nga varësia e gazit rus.

Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, raporton skynews.

Gazi filloi të rrjedhë pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm (koha e Mbretërisë së Bashkuar) dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.

Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.

Ndryshe, sabotimi është shkaku më i mundshëm i dëmtimit të tubacioneve të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

ATK inkason mbi 700 mijë euro borxhe nga bizneset

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se pas një aksioni të djeshëm në disa subjekte biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ka inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni, sipas ATK-së, mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, duke shtuar se të njëjtat aktivitete të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një njoftimi për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit.

Gjithashtu, nga ATK-ja kanë bërë thirrje që tatimpaguesit të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësitë që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Strehimoret prej bambuje një zgjidhje pas shkatërrimit të rreth 1 milionë shtëpive nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Përmbytjet katastrofike në Pakistan kanë prekur rreth 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve po kërkojnë ende strehim të sigurt pas shirave që dëmtuan ose shkatrruan më shumë se 1 milion shtëpi.

Ndërsa një e treta e vendit është e zhytur nën ujë, dhe ekspertët thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të tërhiqet.

E për të adresuar nevojën urgjente për strehim të banorëve, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh me aftësitë dhe materiale për të ndërtuar strehimore prej bambuje.

Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh.

Sipas arkitektit Lari synimi është që të ndërtohen rreth 1200 strehimore të tilla, dhe deri tani janë ngritur rreth 350 të tilla.

Ky aksion i ndërtimit të strehimoreve prej bambuje është përkrahur edhe nga rajone tjera të Pakistanit, dhe synohet të ndërtohet 1500 strehimore për muaj.

Strehimoret nuk janë të kushtueshme, janë të thjeshta dhe nuk kanë impakt negativ në mjedis.

Çmimi për ndërtimin e një strehimoreje nga bambuja kushton rreth 25 mijë rupi pakistanezë që përkthehet në rreth 110 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending