Connect with us

Aktuale

Reagojnë Arkitektët e Kosovës: Mbështesim restaurimin e shtëpisë së Xhafer Deva

Published

on

ASOCIACIONI I ARKITEKTËVE TË KOSOVËS, duke ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me projektin e restaurimit të ndërtesës “shtëpia e Xhafer Devës” në Mitrovicë, dhe “dilemave” tashmë të krijuara në opinionin publik, se a duhet apo jo, një intervenim i tillë restaurues, reagon si më poshtë:

ASOCIACIONI I ARKITEKTËVE TË KOSOVËS e mbështetë në plotni restaurimin e ndërtesës “shtëpia e Xhafer DEVËS”, me Nr.702, sipas Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore, dhe me Nr. unik-453.

Veprat arkitektonike – artistike, qofshin ato objekte, komplekse apo edhe vetëm pjesë të caktuara, të cilat shprehin në vete vlera unike dhe cilësi të krijuara në kohë dhe hapësirë në fushën e arkitekturës, trashëgimisë urbane dhe ndërtimit vernakular, janë në obligimin e çdo gjenerate që ti ruajë, mirëmbajë dhe si të tilla ti lë si trashëgimi për kohërat e brezat që do vijnë, si dëshmi mbi artin e të ndërtuarit – arkitekturën që objektet e caktuara e prezentojnë për kohën kur janë ndërtuar dhe kontekstin aktual.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosoves, në kuadër të debatit që po mbizotëron këto ditë, jo vetëm në komunitetin profesional, e që realisht ishte dashtë të ishte i tillë, por mbi të gjitha në diskursin publik, i ngritur me ose pa të drejtë, me pyetjen, se a duhet të restaurohet shtëpia e Xhafer Devës, apo jo, ndanë këtë mendim:

Objekti në fjalë, në radhë të parë, paraqet vlerë të pakontestueshme arkitektonike, nga stili i përdorur në fasadat e tij, e deri te detajet dhe koncepti projektues, unik pothuajse për trevën ku u ndërtua, marrë për bazë kohën dhe rrethanat e ndërtimit. Si i tillë, ky objekt, përmbushë kushtin themelor, dhe jo të vetëm, porse për nga baza e parimeve restauruese, i bollshëm në arsyetim, se një objekt i tillë, padyshim që duhet ruajtur dhe restauruar dhe si i tillë, me sa ma shumë autenticitet, të i shtohet fondit të aseteve të trashëgimisë kulturore-arkitektonike të Kosovës dhe me gjerë. Do të ishte i pafalshëm, qëndrimi indiferent ndaj një vlere të tillë, dhe nuk arsyetohet nga asnje tezë, çfarëdo qoftë ajo, qe mund të krijoj dilemë të tillë.

Ne si komunitet i organizuar i arkitektëve në Republikën e Kosovës, nuk mëtojmë, e as që na duket me rëndësi kruciale, lidhja e objektit me fatin apo pozitën shoqërore dhe politike të atyre të cilët mund ta kenë ndërtuar, investuar apo pronësuar. Për ne, mbizotëron vlera arkitektonike, e cila qet në plan të dytë, çdo subjektivizim tjetër, pasiqë ato pjesë duhet të trajtohet dhe të analizohen nga ekspert dhe komunitetet shkencore të cilat kanë për synim ndriçimin e figurave dhe rolit te tyre në historinë e shoqërisë sonë. Në aspektin profesional, krijojm ndarje të qartë, objektin si vlerë e pamohueshme arkitektonike, nga pronari, poseduesi apo çfarëdo adresimi tjetër. Tek e fundit, praktikat e shumta nëpër botë, na tregojnë se objektet që sot ruhen dhe janë pjesë zyrtare e listës së trashëgimisë botërore, kanë histori nga më të ndryshmet, porse ruajtja e tyre, arrit që të mbaje gjallë nëpër shekuj memorien kolektive, mbi të cilën ndërtohet narrativa e prejardhjes apo qëllimit se pse u projektuan apo ndërtuan si të tilla.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, inkurajon implementimin e projektit restaurues, të iniciuar këto ditë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare . Objekti në fjalë, plotëson të gjitha kriteret profesionale se duhet mbrojtur dhe trajtuar, dhe se qëndrimi indiferent dhe mohues ndaj kësaj vlere, do të ishte goditje direkte në përpjekjet globale dhe lokale, që e kaluara e ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, të na perbashkoj në vlerësim dhe inkurajim për një botë më të mire dhe më me vlera.

Sikurse në gjinitë tjera të artit, poashtu edhe në arkitekturë, vlen maksima, vepra flet vet, asaj nuk i duhet asgjë më shumë, se sa bukuria që ka.

Në përfundim të këtij reagimi publikë, ne si Asociacion e Arkitektëve të Kosovës, bëjmë thirrje, që vlerësimet për rastet tilla, duhet të bëhen nga profesionistët e fushës, e në asnjë mënyre nga dikush tjetër, pasi që objektet me vlera arkitektonike dhe të trashëgimisë kulturore, shquhen për atë që prezantojnë si art i të ndërtuarit, e më pas vjen dhe dimensioni historikë. Ndërtesës “shtëpia e Xhafer DEVËS”, mund dhe duhet që pas një restaurimi adekuatë, t’i kthehet në shfrytëzim komunitetit të qytetit të Mitrovicës dhe me gjerë si një qendër apo objekt kulture, ku do të promovoj vlera dhe në të mund të zhvillohen ngjarje kulturore që fisnikërojnë dhe më shumë shoqërinë tonë./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

ATK-ja dhe Inspektorati i Punës arrijnë memorandum bashkëpunimi për të trajtuar punën e padeklaruar

Published

on

Të hënën përmes një ceremonie zyrtare është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratit të Punës, i cili ka për qëllim  t’i mundësojë që ATK dhe IP të punojnë ngushtë së bashku për të përmirësuar përpjekjet institucionale për të trajtuar punën e padeklaruar përmes shkëmbimit më të mirë të të dhënave, informacionit, përvojave si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Drejtori i ATK-së zt.Ilir Murtezaj tha se ky Memorandum Bashkëpunimi është përpiluar mbi bazën e konsultimeve, diskutimeve dhe angazhimeve konkrete të marra nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës, në njohje të mundësive potenciale për përmirësimin e përpjekjeve institucionale për trajtimin e punës së padeklaruar në Kosovë nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë, shkëmbimit të të dhënave në kohë reale ndërmjet dy institucioneve..

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi theksoj se memorandumi në fjalë është në funksion të ngritjes dhe lehtësimit të mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit     ndër-institucional duke marrë për bazë faktin se puna e padeklaruar është një fenomen kompleks, që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm ekonomik, social, institucional dhe kulturor dhe që trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të punës së padeklaruar kërkon një qasje të balancuar, të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet dy institucioneve./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional” organizohet më 30 Mars

Published

on

Continue Reading

Aktuale

Paralajmërohen masa për vandalizmin në parkun të qytetit në Skenderaj

Published

on

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilën Kallxo.com dje e kishte shfaqur përmes disa fotografive. Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Kallxo.com të dielen publikoi disa fotografi të parkut “Idriz Rrecaj” në të cilat shihen lodra të rrëzuara, shtëpiza të thyera, shporta të mbeturinave të demoluara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending