Connect with us

Aktuale

‘Rally Albania 2021’ spektakël e bukuri shqiptare/ 300 të huaj në Vlorë

Published

on

Këtë fundjavë (5-6 qershor) ka një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës. Përveç plazhit dhe temperaturave perfekte, çdo qytetar do ketë mundësi për të shijuar spektaklin e makinave sportive, “Rally Albania 2021”.

Një garë e vërtetë sportive që në fund do të finalizohet edhe më një fitues, por që është edhe një tregues shumë pozitiv për turizmin në vend, pas pandemisë së COVID-19. Rally Albania 2021, për të 17-in vit radhazi ka zbritur në qytetin bregdetar, ku 200 pilotë, 300 të huaj nga e gjithë Europa nga 30 shtete, do të marrin pjesë në garën e madhe.

E veçanta është se këtë vit ka një pjesëmarrje të madhe edhe të vajzave, krahasuar me edicionet e kaluara.

Në një intervistë televizive organizatorja e kësaj gare, Julinda Dhamo, tha se “është një garë e rëndësishme se ka sportistë, por edhe amatorë që pëlqejnë këtë sport, makinë, fuoristrada, motor fuoristrada dhe një makinë e modifikuar SSV. Ka shumë të huaj, flitet në të gjitha gjuhët, merremi vesh me anë të shenjave, e rëndësishme është e nisëm në këtë qytet për herë të parë pas 16 vitesh dhe donim një vend kaq të madh, me kaq shumë vendparkimi. Ka djem dhe vajza jo vetëm me makinë, por edhe motor. Kërkon një përgatitje fizike. Garë, por edhe një promovuese shumë e mirë e turizmin. Fakti që kjo garë rritet çdo vit e më shumë, tregon që ka një qasje shumë të mirë te të gjithë garuesit. Garuesit vijnë dhe me pushime këtu me familjen. Është gara më e madhe në Ballkan”, tha Dhamo.

Ajo theksoi se kjo garë shërben dhe për imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve, e ndërsa tha se ka tërhequr jo pak vëmendjen e pushuesve në Vlorë.

“Kjo është gara me pjesëmarrjen më të madhe deti tani, janë 17 vite garë, shumë të rinj që vijnë kanë përshtypje ndryshe nga ato që kemi dëgjuar, mjafton që të kemi kapacitete hotelesh që të kenë mundësinë të flenë. Vijnë qytetarët dhe shohin mjetet dhe ka një interes shumë të madh, kemi ndihmën e të gjithë institucioneve”, shtoi ajo.

Njëzëri, pilotët thonë se Shqipëria është një vend fantastik. “Jemi italianë, kemi “Pandën” makinën italiane. Është hera e parë që marrim pjesë në këtë garë dhe do të zbavitemi shumë. Do të jenë ditë të bukura. Ky është simboli italian”, shprehet një prej tyre.

Një tjetër pilot thekson se “Vlora është vend shumë i bukur, deti shumë i mirë dhe kam ngrënë ushqime tejet të shijshme. Nuk kam bërë shumë gara profesionistësh më parë por do të ketë çdo gjë, gara në pyll, male dhe tatëpjeta”.

“Ne garojmë me tre makina në këtë garë dhe 2 motorë. Nuk është hera ime e parë këtu, kam qenë në 2011, 2012 pastaj ka pasur të tjerë në 2013-14-15. Shqipëria po bëhet më e bukur se ne, të paktën vija bregdetare”, shton ai.

Po ashtu një tjetër pilot thotë se “çdo gjë shumë bukur, Vlora është një qytet shumë i bukur, pamje të jashtëzakonshme dhe ujë shumë të pastër dhe ushqim shumë të mirë. Më mirë se kaq nuk mund të ketë. Është hera e parë që vij në Shqipëri në një garë Rally, garë ime e parë Rally dhe shpresojmë që çdo gjë do të shkojë mirë”.

“Unë jetoj në Francë, në Korsikë. Gara është një aktivitet, për të siguruar më shumë pikë për të arritur. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Më pëlqen shumë Shqipëria, për shembull Vlora është shumë e bukur”, thotë një tjetër pilot.

“Për të arritur këtu ne kemi ndërmarrë një udhëtim 7 ditor nëpër Evropë, kemi arritur dje në Tiranë dhe sot këtu në Vlorë, ku do të mbyllim edhe etapën e parë të garës së Rally-t.
“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe në Vlorë dhe vendi më duket i mrekullueshëm. Dielli shndrit shumë, jashtëzakonisht shumë dhe më pëlqen shumë. Jo është për të zbuluar, është për të mësuar, por sigurisht mbetet një garë. Është hera ime e parë në Rally. Së pari vjen gjithmonë kënaqësia”, shprehet një pilot.

Siç mësohet gara do të nisë nga Narta dhe ditën e nesërme do të përshkojë gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, dhe më pas do t’i drejtohet Gjirokastrës. “Rally Albania 2021” do të vijojë itinerarin në Ersekë, Peshkopi dhe më pas çdo gjë do të përfundoj kryeqytet, ku do të zhvillohet dhe ceremonia për shpalljen e fituesi të garës së madhe “Rally Albania 2021”.

Rally Albania 2021 është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm. Veçori sipas pilotëve është se në Shqipëri mund t’i shikosh të gjitha gjatë garës jashtë rrugëve të shtruara si lumenjtë, malin , baltën dhe gurët, që e bën këtë garë mjaft emocionuese. Ky nuk është vetëm event sportiv, por edhe turistik, pasi marrin pjesë shumë të huaj të cilët njihen me kulturën e Shqipërisë.

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending