Connect with us

Trashëgimia

“Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë

Published

on

Shqipëria herë pas here gjedet nëpër artikujt e mediave të huaja për për pasuritë natyrore që ka, turizmin si edhe për kulturën.

Së fundmi një agjensi turizmi japoneze ‘JATA’, ka renditur në një listë të gjatë qytetet më të bukura në botë, ku mes tyre gjendet edhe Berati.

Berati është një qytet që ka mahnitur çdo turist nga bota, dhe vijon ende të lë mbresa tek grupe të mëdha të rinjsh e jo vetëm për shkak të bukurisë së rrallë që ai ka.

Në këtë ku përfshihen qytetet më të bukura në botë, Berati renditet i dyti, dhe sipas shkrimit së agjensisë mendohet që është bërë pjesë e këtij klasifikimi për vlerat arkitekturore e kulturore që ka.

“Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: ‘Qytet i një mbi një dritareve’. Rrugicat e shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512), Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827), si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.”- ka shkruar agjensia.

Trashëgimia

Kulla e shekullit XVIII në Deçan është shndërruar në muze etnologjik

Published

on

Përveç bukurive të shumta natyrore, Rrafshi i Dukagjinit ofron edhe shumë vende të tjera të trashëgimisë kulturore për t’i vizituar. Një prej tyre është edhe kulla e shndërruar në muze etnologjik.

Kulla e ndërtuar në shekullin XVIII nga familja e Zymer Himës në Deçan, tani është shndërruar në Muze Etnologjik.

Në këtë muze, janë të ekspozuara artefakte dhe eksponate të shumta të lidhura kryesisht me mënyrën e jetës nëpër periudhat e ndryshme historike në trevën e Rrafshit të Dukagjinit.

Drejtor i Muzeut dhe ekspert i trashëgimisë Bekim Vishaj bën thirrje që muzeu të pasurohet në vazhdimësi me vegla dhe artefakte të reja të cilat do ta pasuronin edhe më shumë këtë institucion të kulturës dhe trashëgimisë.

Muzeu Etnologjik (Kulla e Zymer Himës) është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan i kategorisë “artiktektuore” që mbikëqyret nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Një hap tjetër drejt mbrojtjes dhe promovimit të fshatit Zym

Published

on

Grupi punues diskutoi metodologjinë për studimin e fizibilitetit për fshatin Zym i Hasit, duke përfshirë aktivitetet e planifikuara dhe u dakordua për punën e përbashkët në të ardhmen.

Në kuadër të këtij takimi kishin edhe rastin të shohin përvojën me planin e konzervimit dhe menaxhimit të Janjevës, mbi metodologjinë e përdorur, procesin, sfidat dhe rezultatet.

Duke përfshirë të gjithë palët relevante të interesit, ky studim do të përcaktojë mbrojtjen, konzervimin, zhvillimin dhe promovimin e fshatit Zym i Hasit, një zonë me vlera të trashëgimisë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Studimi do të analizojë fuqitë e ndryshimit në aspektet kulturore, mjedisore dhe socio-ekonomike dhe do të mundësojë një mbrojtje të koordinuar, përmirësim dhe zhvillim.

Do të identifikojë qëllime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës dhe do të zhvillojë strategji dhe veprime inovative për arritjen e tyre.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në kuadër të planifikimit hapësinor për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Mulliri i Bicajve në Istog, vlerë e trashëgimisë kulturore

Published

on

Mullinjtë e ujit janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës, të ndërtuar kryesisht në vende ku kapaciteti i burimit të ujit nga lumenjtë është më i fuqishëm. Historikisht, mullinjtë e ujit kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekzistencën e popullit dhe furnizimit me miell.

Mullinjtë kanë shërbyer edhe si pikëtakim, ku njerëzit kanë ndërvepruar, janë njohur me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer mallra. Kjo për arsye se procesi i bluarjes ka marrë më shumë kohë, sepse kërkesa për bluarje ka qenë më e madhe, dhe njerëzit është dashur të qëndrojnë më gjatë (shpeshherë edhe me ditë të tëra) në mënyrë që të furnizohen me miell.

Një ndër vendet më karakteristike ku gjenden mullinjtë e ujit është fshati Vrellë në Komunën e Istogut. Ky fshat shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Kosovës, shtatë kilometra nga Istogu, rrethuar nga bjeshkët dhe me një burim të ujit që plotëson nevojat e fshatit dhe rrethinës.

Një ndër mullinjtë më karakteristikë është mulliri i Bicajve, i ndërtuar në shekullin XIX, ndër më të vjetrit në Istog, i cili vazhdon të jetë në funksion edhe sot e kësaj dite. Ky mulli ka formë katërkëndëshe, është i punuar me teknikën e gurit dhe me ilaç gëlqereje, dhe është i mbuluar me tjegulla tradicionale.

Fillimisht, familja Bicaj kishte ndërtuar dy mullinj, mirëpo pas luftës së fundit në Kosovë 1998 – 1999, njëri nga mullinjtë u dogj nga forcat serbe, ndërsa mulliri tjetër ishte shkatërruar sepse kafshët e kishin përdorur për t’u fshehur dhe strehuar në të.

Pas përfundimit të luftës, pronari thekson se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e bëri meremetimin e mullinjve si nevojë esenciale.

Andaj, familjarët vendosën t’i rregullonin që të dy mullinjtë vetë. Njëri prej tyre është jashtë funksionit dhe ruhet vetëm si kujtim. Ndërsa mulliri tjetër është në funksion.

Pronari Fazli Bicaj tregon se para 20 vitesh kishte më shumë punë, sepse njerëzit ushqeheshin kryesisht me miell të misrit, ndërsa tani miellin e misrit e konsiderojnë më tepër si luks, kjo sepse edhe mënyrat e përgatitjes dhe përbërësit e ushqimit janë pasuruar.

“Nganjëherë bluaj deri në 500 kg blojë, po sot qysh po shihet nuk koka dita jonë me fat”, thotë Fazli Bicaj gjersa pastron gurin e mullirit.

Gjatë diskutimit me z. Bicaj, erdhi një veturë dhe solli një thes me misër që ta bluante. Ata ranë dakord që të vinte ta merrte në mbrëmje. Pronari futi brenda thesin me misër, e peshoi dhe më pas filloi që me një kovë ta vendoste në mushnjakë (kosh). Rregulloi ngrefcin me anë të të cilit vendoste se sa duhej të ishte trashësia e miellit.

Sipas pronarit mund të bluhej miell i trashë dhe i hollë, por që miellin e trashë kryesisht e kanë bluar për “gja” (bagëti).

Kjo ishte një mundësi e artë për ta parë për së afërmi se si zhvillohet procesi i bluarjes së misrit në mulli.

Në pjesën anësore të gurit të mullirit, pronari tërhoqi një dru. Kështu, në këtë vend që ishte i qetë e mund të dëgjoje vetëm rrjedhën e ujit, tani zotëronte një zhurmë që lëshonin çakallet e mullirit. Ky proces i bluarjes vazhdoi pa ndërprerje pothuajse për një orë e gjysmë dhe në përfundim pronari mbushi thesin me miell dhe mbi të vendosi inicialet e personit që i përkiste mielli, në mënyrë që thesi mos të ngatërrohej me atë të dikujt tjetër.

Gjatë kohës që po qëndroja në mulli, shumë fshatarë kalonin aty pari dhe mua m’u dha mundësia që t’i pyesja rreth mullirit. Sipas tyre, brezi i vjetër mullirin e shihte fare ndryshe prej të riut. Për brezin e vjetër, mulliri ngjallte nostalgji: “Pasaniku më i madh është ai që ka mulli… Ke qenë zotni nëse ke pasë mulli”, thoshin ata.

Sot, urbanizmi, teknologjia dhe jeta dinamike, kanë ndikuar që shumë veprimtari të kultivuara brez pas brezi të mbesin nën hijen e së kaluarës, përfshirë këtu edhe mullirin.

Pas disa orëve të kaluara në mulli dhe bashkëbisedimin me shumë fshatarë, personat që kishin sjellë misrin për bluarje erdhën ta merrnin miellin.

Askush tjetër nuk erdhi më pas për të bluar, e Fazli Bicaj arsyetohej duke më thënë: “Po sot osht vikend, njerëzit kanë qejf me pushu… ditëve të javës bijnë ma shumë blojë”.

Teksa fliste, ndjeva brengosjen që kishte për të ardhmen e mullirit. Edhe unë fillova të mendoj për të ardhmen e mullirit, ndonëse isha një ndër të paktët persona nga brezi i ri që ende kishte interes për rolin e mullirit në kulturë dhe shoqëri.

Duke parë rëndësinë historike të mullinjve, është i nevojshëm një kujdes i shtuar për ta, në mënyrë që të ruhet trashëgimia kulturore e vendit.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme se si mullinjtë mund të bëhen më joshës për popullatën, duke filluar që nga mbajtja e tyre afër restoranteve, që do të ofronte një përvojë të jetës “ktyneherë”, model ky që mund të ngjasonte me një tip muzeu, duke ruajtur kështu vlerat për të cilat konsiderohet.

Por, një gjë është e sigurt, nëse nuk merren masa tani, mullinjtë rrezikojnë të mbeten në memorien kolektive dhe të harrohen përfundimisht. Vizita në mullirin e familjes Bicaj në fshatin Vrellë ishte një përvojë e paharrueshme, e cila duhet të shërbejë për të reflektuar mbi rëndësinë dhe nevojën që të merren veprime konkrete për t’i mbrojtur mullinjtë e ujit në Kosovë./Media Ndërtimi

https://sbunker.net/teh/91915/mulliri-i-bicajve-vlere-e-trashegimise-kulturore/

Continue Reading

Trending