Connect with us

Infrastrukturë

Qyteti 15-minutësh: Utopi apo i arritshëm?

Published

on

Për t’i bërë qytetet më të qëndrueshëm, më të shëndetshëm dhe më të përshtatshëm ne duhet t’i mendojmë ato nga e para. Një ide është qyteti 15 minutësh. Por çfarë do të thotë kjo faktikisht?

Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më shpejt, dhe bashkë me to edhe problemet që dalin kur planifikimet janë të këqija. Këtu bëjnë pjesë pabarazitë sociale dhe përjashtimet, rrjeti i mbingarkuar i transportit, smogu dhe dëmet përkatëse për shëndetin dhe ambientin.

Sipas OKB, nëse deri para 15 vitesh e njëjta sasi njerëzish që jetonin në qytet jetonin edhe në fshat, deri në vitin 2050 dy të tretat e rreth 10 miliardë banorëve të tokës do të jetojnë në zonat urbane. Një ide se si mund të bëhet kjo e ardhme më e qëndrueshme, me vlera më të mëdha jete dhe më e shëndetshme, është ideja që quhet “qyteti 15 minutësh”.

Pazari, lulishtja dhe puna, të arritshme shpejt në qytetin 15 minutësh

Cilësi më e madhe jete për banorët e qytetit dhe plotësimi i të gjitha nevojave në një distancë të shkurtër: Ideja bazë e një qyteti 15 minutësh është që banorët e tij të arrijnë ta bëjnë çdo gjë të nevojshme duke ecur 15 minuta në këmbë ose me biçikletë. Shumë njerëz që jetojnë sot në qytetet e mëdha vetëm në ëndërr mund ta shohin një gjë të tillë: Sepse bllokimet e trafikut në rrugën për punë ose lidhjet shpesh të këqija të mjeteve publike të transportit kushtojnë shumë kohë dhe nerva.

Pavarësisht nëse rruga të çon në punë, në dyqan, në shkollë, tek doktori, në sport, në park, në restorant apo tek institucionet kulturore, kemi të bëjmë me “aksesin për këdo, kurrdoherë”, shkruan Carlos Moreno nga Universiteti i Sorbonës në Paris, i cili e ka formuluar për herë të parë këtë ide në vitin 2016. Një koncept që i vendos njerëzit dhe nevojat e tyre në bazë të planifikimit urban, një lloj “Human centered design”.

Për të projektuar qytetet me vlera më të mëdha për të jetuar dhe më të qëndrueshme, urbanistët duhet të ndryshojnë mënyrën e të menduarit: Sipërfaqet e gjelbra, sporti, kinematë dhe dyqanet duhet të shkojnë atje ku janë njerëzit, ku jetojnë ata, dhe jo anasjelltas, thotë Benjamin Büttner, eskpert mobiliteti në Univesitetin Teknik të Mynihut.

Për këtë gjë nuk është e nevojshme që çdo gjë të rrëzohet përtokë dhe të ndërtohet nga e para, thotë ai, mjafton vetëm që hapësirat ekzistuese thjesht të rimodelohen.

Përveç kësaj me qytetin 15 minutësh është e lidhur edhe një koncept i qartë mobiliteti: sidomos më pak makina dhe më shumë vend për bicikletat dhe këmbësorët, rrugë të sigurta për fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara ose të moshuarit si dhe krijimi i hapësirave për lëvizje dhe këmbim social. “Makinat përbëjnë problem për qendra e qytetit. Ato zenë shumë vend. Ato pengojnë sidomos mobilitetin aktiv,” sqaron Büttner./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Qeverisja e Pronës” nga USAID zbarkon në Prizren

Published

on

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në takim zyrtarët e aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”.

Ky është një aktivitet pesë vjeçar që synon ta përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, për ta rritur fuqizimin e grave dhe për t’i përmirësuar të drejtat formale të pronës si dhe investimet në pronën e paluajtshme.

Ky aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi, do të ndihmojë në mobilizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, për t’i përmirësuar proceset e të drejtave pronësore dhe ofrimin e shërbimeve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Sa para kanë kursyer evropianët si pasoj e gjenerimit nga BRE?

Published

on

Konsumatorët e energjisë elektrike të BE-së pritet të kursejnë rreth €100 miliardë gjatë periudhës 2021-2023 falë prodhimit shtesë të energjisë elektrike nga PV-të e sapo instaluara dhe kapacitetet e erës.

Instalimet e reja të erës dhe diellore PV me kosto të ulët kanë mbuluar rreth 230 TWh gjenerim të shtrenjtë të karburantit fosil që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, duke çuar në një ulje të çmimeve të energjisë elektrike me shumicë në të gjitha tregjet evropiane, shkruan Kosovo.energy.

Pa këto shtesa kapacitetesh, çmimi mesatar me shumicë i energjisë elektrike në Bashkimin Evropian në vitin 2022 do të kishte qenë 8% më i lartë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Sipas projektligjit, pronat e sekuestruara në Kullat e Tiranës, do i rishiten pronarëve

Published

on

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën projektligjin për administrimin e ndërtimeve pa leje. Këto ndërtimet u konfiskuan pas një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), që u akuzua se do të amnistonte ndërtuesit e kullave, duke i dhënë mundësinë t’i shpëtojnë dënimit dhe të ribljenë sipërfaqet e ndërtuara në shkelje të ligjit.

Projektligji u miratua nëdëkohë që VKM-ja ku ai bazohet u padit nga opozita në Gykatën Kushtetuese, ku është ende në gjykim.

Sipas projektligjit, pasi objekti është konfiskuar, pronari ka të drejtën e parablerjes në procesin e shitjes që kryen qeveria. Kjo parablerje bëhet me vlerën e tregut. Po ashtu ka të drejtë në këtë proces përpos pronarit të truallit, subjekti ndërtues, persona të tretë që kanë marrëveshje juridiko-civile për pronën e konfiskuar.

Nëse asnjë prej palëve nuk kanë interes për ta blerë, objekti del në ankand publik.

Po ashtu parashikohet ngritja e Komisionit të Objekteve të Konfiskuara, një strukturë që do të jetë pranë Kadastrës. Ky komision do të kryejë të gjitha veprimet e vlerësimit teknik dhe financiar të pronave të konfiskuara.

Në shtator 2022, qeveria nisi konfiskimet ende pa publikuar VKM-në në fletore zyrtare. Sipas VKM-së, shteti ka të drejtën e konfiskimit të ndërtimeve pa leje dhe përdorimin e tyre për interes publik.

Ky vendim u prit me kundërshtime nga ekspertët dhe opozita, që e quajtën atë një formë amnistimi në favor të ndërtuesve, të cilëve iu dha mundësia që katet e ndërtuara pa leje t’i dhurojnë ose t’i ri-blejnë me çmimin e tregut.

Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimi pa leje i kryer për qëllime fitimi dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Sipas ekspertëve, kjo VKM është mbivendosje e ligjit. Nga njëra anë ka Kodi Penal që parashikon vepër penale ndërtimet pa leje, nga ana tjetër ka legjislacionin për legalizimet që parashikon mundësitë e legalizimeve të ndërtimeve pa leje dhe rasteve kur këto legalizime nuk plotësojnë kriteret.

Qeveria pretendoi në shtator, se kjo VKM erdhi si nevojë për të rregulluar situatën e ndërtimeve pa leje, pasi “prokuroria dhe institucionet e drejtësisë nuk po veprojnë”. Ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të cilët akuzuan organet e drejtësisë për mos hetim dhe korrupsion.

Në një përgjigje për Citizens Channel, Prokuroria e Tiranës u shpreh se: “nga verifikimi në indekset e kallëzimeve penale dhe procedimeve penale, rezulton të jenë regjistruar disa procedime penale në lidhje me këto ndërtesa”.

Edhe në këtë rast VKM krijon mbivendosje me ligjin ekzistues.

Në një analizë të mëparshme Citizens Channel tregoi se si konfiskimi i pallateve pa leje nuk i shërben të pastrehëve, ndryshe nga sa kishte premtuar qeveria dhe parashikon kjo VKM.

Ligji “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, parashikon në nenin 19 se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2000 m2, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale.

“Miliona euro sipërfaqe e ndërtuar pa leje”

Në një artikull të mëparshëm Citizens Channel analizoi sipërfaqjen totale të sekuestruar që prej publikimit të VKM-së në shtator 2022.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 10 vendime konfiskimi. Ajo që vihet re është se të gjitha ndërtimet pa leje i përkasin zonave më të lakmuara të kryeqytetit, si qendra e Tiranës, Liqeni Artificial, Myslym Shyri, rruga Kont Urani dhe rruga e Elbasanit.

Një metër katror në kullën “Eyes of Tirana” në qendër të Tiranës sipas njoftimeve çmimeve të tregut të shitjes online kushton 3,175 euro. Në vendimin e sekuestrimit shteti shqiptar tashmë zotëron 4,646 metra në “Eyes of Tirana”, me një vlerë prej 14.7 milion euro.

Ndërsa sipërfaqja prej 11,828 m2 e sekuestruar në zonën e Liqenit të Thatë, sipas njoftimeve dhe në bazë të komunikimit me një prej agjencive imobiliare, ka një vlerë 18 924 800 euro.

Sipërfaqja e sekuestruar në zonën e Myslym Shyrit prej 7819 m2, kushton 12.5 milion euro.

Një përllogaritje e secilës sipërfaqe me çmimin e tregut tregon se shteti shqiptar tashmë disponon 71,989 m2 kulla dhe pallate, me një vlerë prej rreth 127 milion euro.

Sipërfaqja totale e sekuestruar është e barabartë me një kullë prej 144 kateshe, e përllogaritur me një bazament prej 500 m2, i ngjashëm me atë të kullës “Forever Green” që ndodhet në qendër të Tiranës. Kulla kap një lartësi prej 720 metër./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending