Connect with us

Infrastrukturë

Nis ndërtimi i mbi 50 mije shtëpive, pas tërmetit në Turqi

Published

on

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike njoftoi se ka nisur procesi i ndërtimit të 53.830 banesave si dhe janë hedhur themelet e 22.467 prej tyre.

Nga tërmeti i 6 shkurtit, humbën jetën mbi 45 mijë persona dhe miliona të tjerë mbetën pa strehë. “Me procesin e ringjalljes dhe rindërtimit do të shkruajmë një epope të re urbanistike”.

“Kemi filluar deri më tani procesin e ndërtimit të 53.830 banesave në rajonin e tërmetit. Kemi hedhur themelet e 22.467 prej tyre”, theksoi ai. Tërmeti i parë më 6 shkurt që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë ishte me magnitudë 7.7 ballë.

I dyti, që ra pak më vonë nga tërmeti i parë ishte 7.6. Rajoni është tronditur nga më shumë se 9,000 pasgoditje që atëherë, sipas AFAD. Rreth 20 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmeti, ndërsa Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 8.8 milionë njerëz janë prekur në Siri./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Një vjet nga vendosja e gurthemelit për qendrën “Duje” në shërbim të personave me Sindromen Down dhe Autizëm

Published

on

Është shënuar një vjetori i vvendoje së gurthemelit të shtëpisë e cila me ngrohtësi pret fëmijët me Sindromen Down dhe Autizëm, në Suharekë.

“Sot shënojmë një vit që nga vënja e gurëthemelit të qendrës DUJE, e përkushtuar për fëmijët me aftësi të veçanta!

Një rrugë e mbushur me sukses, zhvillim dhe gëzim. Faleminderit për përkrahjen tuaj që na ka ndihmuar të rrisim potencialin e secilit fëmijë në këtë udhëtim emocionues.

Hapi i parë në një rrugë të gjatë që synon të ndriçojë ëndrrën e secilit fëmijë për një të ardhme plotë me mundësi dhe dashuri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 qershor 2023, është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.”, deklaroi Valon Vataj, themeluesi i Fondacionit “Valon Vataj”.

Ndërtimi i Qendrës Rekreative “Duje” është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe është ndërtuari brenda gjashtë muajsh, për të qenë e gatshme për nevojat e personave me Sindromen Down dhe Autizëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending