Stilet e arkitekturës flasin shumë për historinë, kulturën, ambiciet dhe aspiratat e një qyteti. National Geographic Traveller ka renditur gjashtë bukuri arkitekturore të Evropës, raporton Ndërtimi.info
Brutalizmi në Beograd
Me historinë socialiste të shpuar thellë në format e tyre të ashpra, blloqet rezidenciale dhe qendrat qytetare te viteve 1950 dhe 1960 të kryeqytetit serb, mendoheshin dikur sit ë guximshme, vizionare dhe futuriste në Evropën Lindore të epokës komuniste.
Ish-kryeqyteti i Jugosllavisë, Beogradi, e ruan bukurinë e tij brutale.
Çfarë duhet të shihni: Ndërtesa më e lartë në Beograd, Kulla Genex e cila ka 36 kate dhe është bastion i vërtetë i stilit brutalist që në krye ka një restorant rrotullues.
Art Nova në Nancy
Nancy është njëri ndër thesarët e vërtetë të arkitekturës së Francës. Kryeqyteti i dikurshëm i Dukatit të Lorrenës lindi formën e vet të Art Nova-s, nga shkolla Ecole de Nancy, e themeluar nga Emile Galle më 1901.
Çfarë duhet të shihni: E projektuar nga nismëtari i Art Nova-s, Henri Sauvage në vitin 1901, Villa Majorelle ishte shtëpia dhe studioja e Luis Majorelle. Fasada e saj dallohet nga dritaret e lakuara dhe puna me hekur të dredhuar.
Stili Manuelin në Lisbonë
Një burrë me shije të jashtëzakonshme, Mbreti Manuel I, i financoi kullat, manastiret, pallatet dhe kishat në stilin florid të quajtur sipas emrit të tij.
Vendi më i mirë për të admiruar arkitekturën Manueline në Lisbonën e sotme është Belemi, aty ku lumi zgjerohet për tu prekur me Atlantikun.
Çfarë duhet të shihni: Manastiri i Jeronimit i cili ishte ndërtuar për të nderuar zbulimin e rrugës detare për në Indi nga Vasco de Gama në vitin 1498.
Stili Gotik në Ghent
Shpesh i lënë në hije nga qytete e afërta, Brugu dhe Brukseli, qyteti belg në veriperëndim të vendit në mesjetë ishte vend i fuqishëm. Përgjatë rrugëve të lakuara të tij tregtarët Flaman të rrobave ndërtuan shtëpi gungore të larta e të forta, dhe stili Gotik barbar filloi të lulëzonte.
Çfarë duhet të shihni: Katedralja e Shën Bavos me këmbanoren 89 metërshe e ndërtuar në vitin 1432.
Renesanca në Florence
Askund tjetër nuk definohet më mirë rilindja shpirtërore e arkitekturës, artit dhe kulturës së shekullit XV e XVI se sa në Florence, aty ku drejtoi familja Medici dhe ku u gjenitë Mikelangjelo, Da Vinçi e Brunelleshi vepruan.
Çfarë duhet të shihni: Kupola e madhe me pllaka të kuqe e Brunelleschit. Ngjitni 436 shkallët që të çojnë në krye për të parë pamje të mahnitshme.
Baroku në Salzburg
Kupolat e zbukuruara, spiraled dhe pallatet formojnë horizontin e qytetit austriak ashtu sikurse rrokaqiejtë formojnë Manhatanin.
Çfarë duhet të shihni: Katedralja e Salzburgut me kupën prej bakri e ndërtuar nga mermeri i Untensbergut.
You must be logged in to post a comment Login