Connect with us

Aktuale

Qeveria nuk shqyrton propozim-vendimin për shtesat prej 300 eurove për stafin shëndetësor

Published

on

Ka filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritej të shqyrtohen 9 pika të rendit të ditës.

Mbledhja po vazhdon pa pikën e 6 të rendit të ditës e cila është tërhequr me kërkesen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

“Kemi nevojë që ta tëheqim pikën numër 6 të rendit të ditës që ka të bëjë me shtesat prej 300 euro për stafin shëndetësor. Ne kemi bërë një propozim–vendim, megjithatë na duhen konsultime shtesë me ministrin e Shëndetësisë për të përcaktuar qartë kriteret se kush do të jetë përfitues i kësaj shtese. Nëse ka mundësi e lëmë për javën tjetër”, ka thënë Bajrami.

Pika 6 e rendit të ditës parashihte shqyrtimin e propozim-vendimit për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre, gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin COVID-19.

Aktuale

Mitrovicë e Veriut, dy persona dyshohen se hoqën shiritin e Inspektoratit për ndërprerjen e punimeve

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 13.05.2024 nga, rreth orës 08:00-11:30./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Legalizoi objektin 4 kate dhe 1000 m2 truall, Prokuroria jep masë sigurimi për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, dy ish-zyrtarë dhe ish-deputetin

Published

on

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur, shkruan News 24.com

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending