Connect with us

Ambienti

Poçat standard duhet të zëvendësohen me led, Qeveria cakton temperaturën deri në 19 gradë për institucionet

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shpalosur disa nga masat që janë obligative të përdoren në sektorin publik, institucionet publike, qendrore dhe lokale, si dhe për ndërmarrjet publike.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ajo ka deklaruar se këto masa janë rekomanduar nga Komiteti teknik emergjent për kursimin e rrymës, në kuadër të cilave thuhet se temperatura gjatë ditës duhet të arrijë më së largu deri në 19 gradë celsius, transmeton Klan Kosova.tv.

“Duhet të zëvendësohen poçat standard me poça led në të gjitha institucione publike, të ndalohet ngrohja në zyrë apo objekte ku nuk ka prezencë fizike si dhe të gjitha korridoret , të ndalohet ngrohja e ujit në institucione publike, ndalim i përdorimit të bojlerëve përveç në institucione si spitali dhe entitete tjera ku uji i ngrohtë është i domosdoshëm”.

“Po ashtu, duhet të ndalen pajisjet elektrike nëse ato nuk përdoren për më shumë se 10 minuta, duhet të ndalen edhe pajisjet e teknologjise informative nëse nuk përdoren. Klimat apo kondicionerët duhet të punojnë nëse nuk ka alternative të ngrohjes, duhet të ndalet edhe përdorimi i ngrohëseve me energji elektrike”.

“Nuk duhet të përdoret ndriçim në hapësira të brendshme dhe zyre gjatë periudhës kur ka dritë të mjaftueshme natyrore. Duhet të ndalen të gjitha billbordet dhe reklamat që shfrytëzojnë energjinë elektrike, të ndalet ndriçimi dekorativ në të gjitha objektet, aty ku është e mundshme të instalohen sisteme inteligjente për menaxhimin e konsumit me senzor”.

“Të bëhet sanimi i rrjedhjeve të ujit, të pastrohen dhe mirëmbahen sistemet e ngrohjes qendrore në të gjitha objektet që funksionojnë me të. Në të gjitha institucione të caktohet një person që është përgjegjës për menaxhim të rrymës”.

“Të jetë temperatura 19 gradë celsius gjatë orarit të punës deri në ora 16:00, të zbritet temperatura në minimum kur nuk ka staf deri të nesërmen”,ka thënë Rizvanolli.

Ambienti

Transporti dhe ndikimi i tij në mjedis

Published

on

Nevojat e njeriut për të lëvizur dhe zgjerimi i tyre në mbarë botën ka ndikuar në zhvillimin e transportit dhe modernizimin e tij ndër vite.

Zhvillimi ekonomik dhe nivelet më të larta të të ardhurave kanë bërë që transporti të jetë një sektor i fuqishëm, e me fuqizimin e tij janë rritur edhe ndikimet në mjedis.

Pjesa më e madhe e ndotjes së mjedisit shkaktohet nga transporti rrugor.

Atmosfera kërcënohet nga djegia e karburantit nga automjetet rrugore, duke kontribuar kështu në ngrohjen globale të Tokës.

Përveç tjerash transporti rrugor gjithashtu sjell edhe efekte të jashtme si ndotja akustike, dridhjet, bllokimet dhe aksidentet e trafikut.

Në disa vende – shpesh vende më të pasura me popullsi që udhëtojnë shpesh – transporti mund të jetë një nga indikatorët më të mëdhenj të gjurmës së karbonit të një individi.

Në përgjithësi, mënyrat më efikase për të udhëtuar janë ecja, biçikleta, autobusët (urban e ndërurban) dhe treni./Media Ndërtimi.

Artikull nga organizata Ec Ma Ndryshe./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

Thirrje për të pastruar brigjet e Lumbardhit

Published

on

Kompania Regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Ambienti” në bashkëkoordinim me komunën e Pejës, Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën dhe mbështetur nga WWF, do t’ju bashkohen me kapacitetet e tyre në aksionin për pastrimin e  brigjeve të lumit Lumbardhi i Pejës.

KRM Ambienti përveç angazhimit të tyre të përditshëm në grumbullimim e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e qytetit, j’u bashkohen për të ndihmuar organizata të ndryshme mjedisore në aktivitete pastrimi, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit qytetarë për ruajtjen e mjedisit dhe pastrimin e ambientit.

Aksioni do të zhvillohet më datë 24 shtator 2022, nga ora 11:00 (Lokacioni-Pejë, afër tregut të gjelbër) ndërkaq nisja bëhet nga zyret e organizatës (Rr. Mujë Krasniqi, Ulpianë) në ora 09:30.

Continue Reading

Ambienti

Me rritjen e përshpejtuar urbane, Prishtina u bë qytet me zona të kufizuara të gjelbra

Published

on

Prishtinën, gjatë dy dekadave të fundit ka parë rritje të shpejtë urbane dhe të popullsisë, por pak investime në infrastrukturën e gjelbër.

Një studim i fundit mbi efektin UHI në Prishtinë e konfirmoi këtë, duke thënë se qyteti është më i nxehtë në krahasim me zonat me nivel më të lartë të vegjetacionit, duke përmendur dendësinë e popullsisë së Prishtinës dhe mungesën e gjelbërimit si kontribuesit kryesorë.

Zonat e kufizuara të gjelbra së bashku me temperaturat e larta rekord paraqesin sfida shëndetësore për jetën e përditshme të njerëzve, veçanërisht për grupet vulnerabël si të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike, fëmijët, gratë shtatzëna – dhe për njerëzit që punojnë jashtë, si punëtorët e ndërtimit dhe atletët.

Rreziqet mund të jenë serioze dhe variojnë nga lodhja e nxehtësisë deri te ngërçet dhe më e rënda – goditjet nga nxehtësia.

Me rritjen e përshpejtuar urbane, është e rëndësishme të njihen sfidat dhe faktorët që i bëjnë qytetet në mënyrë unike të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndotjes së ajrit dhe nxehtësisë urbane.

UNDP punon me autoritetet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal për të avancuar tranzicionin e gjelbër.

Kjo organizatë mbështet bashkitë në zhvillimin e planeve të veprimit për të trajtuar ndotjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike, promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane si dhe instalimin e paneleve diellore – duke kontribuar në zhvillimin neutral ndaj karbonit duke ushqyer zgjidhje inovative për tranzicionin e gjelbër dhe sisteme më të qëndrueshme dhe elastike.

Duke përdorur shkencën e sjelljes, ne synojmë të zvogëlojmë numrin e makinave në qendër të qytetit të Prishtinës, gjë që do të rezultojë në zvogëlimin e emetimeve dhe ndotjes së ajrit.

Së bashku me komunitetin, ne po bashkë-dizenjojmë një platformë bashkëpunuese që u mundëson komuniteteve, bizneseve lokale, bashkive dhe këshillave vendore të punojnë së bashku drejt zhvillimit të parqeve dhe zonave të gjelbra që do të reduktojnë akumulimin e nxehtësisë në strukturat urbane.

Edhe pse jo e lehtë, ndërmarrja e veprimeve klimatike për t’i bërë qytetet të qëndrueshme dhe më elastike ndaj krizave – duke përfshirë valët ekstreme të të nxehtit – është e mundur dhe urgjentisht e nevojshme për të mbajtur veten dhe brezat e ardhshëm të sigurt.

Duke vepruar kështu, ne jo vetëm që e kthejmë natyrën në qytete – ne gjithashtu përmirësojmë cilësinë e përgjithshme të jetës dhe sigurojmë zona urbane të jetueshme për nesër./Media Ndërtimi.

Artikull i botuar në UNDP KOSOVO.

Continue Reading

Trending