Connect with us

Infrastrukturë

Qendra turistike në Brezovicë vazhdon të menaxhohet nga strukturat paralele serbe

Published

on

Qendra turistike e skijimit në Brezovicë që nga paslufta po vazhdon të menaxhohet nga strukturat paralele serbe dhe të gjitha shërbimet kryhen pa ndonjë kupon fiskal.

Prandaj, në këtë qendër turistike të gjitha të hyrat nga vizitorët derdhen në fondet e Serbisë dhe asnjëherë udhëheqësit e kësaj qendre si ndërmarrje shoqërore nuk kanë raportuar pranë autoriteteve komunale të Shtërpcës.

Qendra e skijimit në Brezovicë deri tash është futur në obligime të thella milionëshe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndërkohë të hyrat e vetme që derdhen në arkën e shtetit të Kosovës janë ato të parkingut për automjete derisa ish ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dy vjet më parë pati vendosur laura në hyrje të qendrës të cilat shfrytëzohen edhe për vizitorët e parkut nacional të Sharrit.

Në komunën e Shtërpcës kanë thënë se komuna nuk e ka asnjë përfitim nga qendra turistike në Brezovicë, ndërkohë kjo komunë është duke i asfaltuar rrugët me qëllim të interesit të përgjithshëm.

“I gjithë buxheti menaxhohet nga strukturat paralele serbe. Aty nuk kanë asnjë arkë apo kuponë fiskal. Por as buxhetin e hyrjes në qendrën e skijimit nuk e marrim ne si komunë sepse ato i merr ministria e Ambientit pas vendosjes së laurës për ta menaxhuar parkun nacional”, ka thënë Fikri Hasani, nënkryetar i komunës së Shtërpcës për komunitetin pakicë.

Infrastrukturë

Fillon asfaltimi i rrugës së Patrikanës në drejtim të Rugovës

Published

on

Mëngjesin e sotëm ka nisur asfaltimi i rrugës së Patrikanës që çon në drejtim të Rugovës.

Kjo rrugë ka kohë që ishte në gjendje te mjerueshme dhe shkaktonte ndotje nga pluhuri i madh pas kalimit të veturave.

Ky është një lajm i mirë edhe për turistët që frekuentojnë bukuritë e Rugovës gjatë stinës së verës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës fton qytetarët në diskutim të përgjithshëm publik

Published

on

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kryetari Përparim Rama do mbajë diskutim të përgjithshëm publik me qytetarët më 25.06. 2024 në Sallën e Kuvendit Komunal me anë të live stream.

Në diskutim përpos kryetarit, të pranishëm do jenë edhe nënkryetarët, Alban Zogaj, Donjeta Lushaku si dhe ekipi i drejtorëve të drejtorive komunale.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë, si mundësi për hapjen e temave të rëndësishme në interesin e përgjithshëm.

Qytetarët mund të lënë koment dhe sugjerime deri më 25.06.2024 në adresat e publikuara në link.

https://prishtinaonline.com/lajmet/4171/komuna-e-prishtines-organizon-diskutim-te-pergjithshem-publik

Continue Reading

Infrastrukturë

Ferrovial shet aksionet e kompanisë indiane të ndërtimit të rrugëve për 214 milionë euro

Published

on

Kompania e infrastrukturës me seli holandeze Ferrovial ka shitur aksionet e saj të kompanisë indiane të ndërtimit të rrugëve IRB Infrastructure Developers nëpërmjet degës së saj Cintra.

Ferrovial njoftoi se kishte shitur 5% të aksioneve të saj në IRB për 214 milionë euro (231.4 milionë dollarë amerikanë) nëpërmjet një ‘marrëveshjeje blloku’ ose vendosjes së 301.9 milionë aksioneve me investitorët institucionalë në Bursën Kombëtare të Stock (NBE) dhe Bursën e Bombeit (BSE). ).

Pavarësisht shitjes, Ferrovial mbetet aksioneri i dytë më i madh i IRB me 19.9% ​​të aksioneve.

Kompania holandeze gjithashtu do të mbajë të njëjtin përfaqësim në bordin e drejtorëve të IRB dhe se shitja e 5% të aksioneve do të rriste likuiditetin e aksioneve të IRB.

Operacioni vjen pas njoftimit të fundit për blerjen e 24% në IRB Infrastructure Trust. Ferrovial tha se kjo do të “plotësonte” strategjinë e saj në Indi, një treg me “perspektiva të shkëlqyera rritjeje afatgjata”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending