Connect with us

Trashëgimia

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore synon rindërtimin e monumentit të djegur në Prizren

Published

on

Përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës e të Ambientit, ata të Komunës së Prizrenit e të Policisë së Kosovës janë bërë bashkë të mërkurën në një takim të thirrur nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Është diskutuar për rastin e djegies së ndërtesës të stilit austriak në kuadër të ish-fabrikës së barnave “Farmakos”, që është po ashtu në kuadër të Kompleksit të Nënkalasë, Pantelisë dhe Potokmahallës. Krejt ky ansambël është në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme.

E njohur si “Ndërtesa austriake”, e ndërtuar midis viteve 1923-1929, të shtunën e 8 shkurtit, u dogj në tërësi. Të premten e kaluar gazeta ka raportuar se Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar vendimin që e ndalonte ngritjen e një objekti afarist-banesor në atë zonë të trashëgimisë kulturore. Një gjë e tillë e ka rikthyer në agjendë ndërtimi i shumëkatëshes midis monumenteve në Prizren sërish në agjendë

“QRTK-ja në Prizren ka dërguar ekipet profesionale në vend të ngjarjes, dhe ka hartuar një raport së bashku me rekomandimet për hapat e mëtutjeshëm. Si rrjedhojë e rekomandimeve, është mbajtur takimi koordinues”, ka njoftuar QRTK-ja të mërkurën pas takimit. Sipas njoftimit, institucionet kompetente të Komunës së Prizrenit do të ndërmarrin veprimet e duhura në ditët në vijim duke e bërë pastrimin e lokacionit, me qëllim të ofrimit të kushteve për të bërë incizimin e gjendjes aktuale si dhe do të merren masat për sigurimin e parcelës, me qëllim të mënjanimit të hyrjes së pakontrolluar në vend të ngjarjes.“Pas pastrimit të terrenit dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për punë, bashkëpunëtorët profesionalë të QRTK-së në Prizren, do të angazhohen për hartimin e planit të gjendjes ekzistuese, si dhe hartimit të projektit të rikonstruktimit të ndërtesës, duke u bazuar në të dhënat arkivore”, shkruhet në njoftim.

Trashëgimia

Çeku: Gjimnazi i vjetër në Ferizaj do të restaurohet, punimet do të përfundojnë gjatë vitit

Published

on

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka vizituar objektin i ish Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemaili” në Ferizaj, i cili në orët e para të mëngjesit të së martës, u përfshi nga zjarri masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore

“Monumenti do të funksionalizohet si hapësirë kulturore e qytetit.”, tha Çeku teksa po inspektonte objektin që më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit.

“Sot mbasdite isha në Ferizaj për të parë nga afër pasojat e krimit. Ishim bashkë me kryeprokurorin e Ferizajit, drejtorin e policisë në Ferizaj dhe krerët e autoriteteve të trashëgimisë kulturore.

Punimet e restaurimit patën filluar dje, pak kohë para zjarrvënies së orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në momentin që zjarrfikësit na lejojnë të kemi qasje në ndërtesë, do të vlerësojmë dëmet dhe menjëherë do t’i vazhdojmë punimet.

Ferizaji shumë shpejt do të fitojë një hapësirë të re kulturore. Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet. Piromanët e monumenteve duhet të përballen me forcën e ligjit.”, deklaroi ministri Çeku./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

BE-ja restauron Manastirin e Tamnicës në Kamenicë

Published

on

Falë punimeve të financuara nga BE dhe të zbatuara nga UNDP, Manastiri i Tamnicës dhe kambanorja e tij, si dhe kisha e Vaganes dhe ndërtesa ngjitur me të në komunën e Kamenicës janë restauruar dhe rehabilituar.

“Vazhdon puna jonë në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social”.

Deri më tani kemi rehabilituar 11 objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe po kërkojmë të finalizojmë rehabilitimin e 10 të tjerëve.

Projekti “Trashëgimia Kulturore si shtytës për dialogun ndërkomunitar dhe kohezionin social” financohet përmes Instrumentit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.”, shkruan në njoftimin e UNDP Kosovo./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trashëgimia

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme i shtohet shkolla e muzikës në Gjilan

Published

on

Listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohet edhe ish shkolla e muzikës në qytetin e Gjilanit. Ky objekt përveç arkitekturës ruan edhe të kaluarën shpirtërore të qytetit. Edhe Muzeu Etnologjik i qytetit tashmë gjendet në hapësirat e këtij objekti.

Ky objekt është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Që nga koha e ndërtimit ky objekt është shfrytëzuar për gjëra të ndryshme në periudha të ndryshme kohore, sot për shkak të rëndësisë së këtij objekti këtu gjendet edhe muzeu etnologjik i qytetit të Gjilanit.

Në këto hapësira vizitorët do të shohin Vekun si dhe punëdore të ndryshme

Duke qenë për një kohë të gjatë edhe shkollë e muzikës nuk kishte si të mungonte hapësira që dëshmon atë periudhë.

Muzeu ka dy nivele, në katin e dytë përveç eksponateve ju do të shihni edhe tavanet që janë shumë të veçante të punuara në detaje.

Misioni i Muzeut Etnologjik të Gjilanit është që të ruaj dhe promovojë objektet etnologjike, rrëfimet, ngjarjet dhe mënyrën e jetesës së qytetarëve të rajonit të Gjilanit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending