Connect with us

Aktuale

Qendra e Studentëve po bëhet gati të pres banues të rinj, rinovimi e pastrimi bëhet deri me 15 shtator

Published

on

Qendra e Studentëve do të jetë gati që të pres banues të rinj që nga 1 tetori si çdo vit tjetër.

Madje konviktet e kësaj Qendre janë duke u rinovuar e pastruar, pasi që ishin përdorur për krantinimin e të kthyerve nga jashtë Kosova deri në mesin e muajit qershor.

Drejtori Fatmir Sfishta në një intervistë për Ekonomia Online, e quan fat të madh mbylljen e karantinës, pasi që kanë filluar me projektet sa i përket renovimit të objekteve.

Tutje, ai tha se Qendra e Studentëve po punon në vazhdimësi në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve për një ambient sa më të pastër e të rehatshëm për studentët banues.

Sipas tij, në këtë qendër ka filluar të bëhet edhe pastrimi i dyshekëve në të gjitha dhomat e konvikteve.

“Në momentin që është mbyllur Qendra e Studentëve si karantinë ne i kemi dezinfektuar të gjitha hapësirat e jashtme dhe të brendshme, mirëpo zakonisht në fillim të çdo vitit akademik ne bëjmë edhe njëherë dezinfektimin e çdo hapësire. Tash kemi filluar edhe një projekt për pastrimin e dyshekëve që kanë qenë të përdorur gjatë kohës së pandemisë”.

Sfishta thotë se çdo projekt i planifikuar do të kryhet deri me datën 15 shtator.

“Në kushte normale studentët kanë nisur të vijnë në Qendrën e Studentëve me 1 tetor, mirëpo këtë vit për shkak të pandemisë nuk varet nga ne”.

“E jona është që të bëhemi gati që me 1 tetor të fillojë viti akademik dhe të vijnë studentët, por varet nga institucionet e tjera që viti akademik të vazhdojë në rrethanat normale. Çdo projekt është planifikuar të kryhet deri me datën 15 shtator”.

Ai tha se në konviktet numër II dhe IV janë duke u rinovuar banjot dhe nyejve sanitare duke shtuar se në përfundim e sipër është ngjyrosja e të gjitha hapësirave të brendshme në konviktin numër V.

“Po bëhet renovimi i tërësishëm i banjove dhe nyejve sanitare të konviktit numër II dhe numër IV. Gjithashtu është në implementim dhe realizim e sipër procesi i vendosjes së dyerve nëpër të gjitha konviktet e vjetra duke filluar nga konvikti i deri në konviktin numër V”.

“Çdo konvikt deri më tash që ka qenë i vjetër do të vendosen dyert e reja të nivelit shumë të lartë. Për momentin janë duke u kryer edhe shtrirja e gypave të ngrohjes qendrore nëpër të gjitha konviktet e hapësirave të brendshme. Jemi në pritje të fillim të projektit edhe për palestrën e sporteve 1 Tetori në vendosjen e karrigeve të reja”.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, me 13 mars të këtij kishte vendosur që Qendra e Studentëve në Prishtinë të shndërrohet në hapësirë karantine.

Gjatë asaj kohe katër konvikte kanë qenë të mbushura me të karantinuar.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending