Connect with us

Trashëgimia Kulturore

Publikohet analiza e gjendjes ekzsituese të Institucioneve Muzeale të Qytetit të Prizrenit

Published

on

Kjo analizë dhe dokumentim i gjendjes ekzsituese të institucioneve muzeale të qytetit të Prizrenit vie në një momentum kur muzetë si institucione janë duke u ballafaquar (ndërkombëtarisht) me tendencën për tu transformuar nga hapësira “të vdekura” ku vetëm ka ndodhur ekspozimi i eksponateve të artit, shkencës dhe thesareve të tjera të së kaluarës, në zona të arsimimit dhe edukimit joformal.

Hulumtimi trajton pesë muzetë kryesore të qytetit të Prizrenit, duke përfshirë:  (1) Muzeun Arkeologjik – Hamami i Shemsidin Beut dhe Sahatkulla, (2) Muzeun Etnologjik – Shtëpia e Shehzades, (3) Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (4) Muzeun e Kalasë së Prizrenit dhe  (5) Muzen e Elektroekonomisë – Hidroeletrana “Prizrenasja”./Media Ndërtimi.

https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/20_01_2023_1516766_institucionet_muzeale_te_qytetit_te_prizrenit_dokumenti_ec_ma_ndryshe.pdf?fbclid=IwAR3iUhZIr8kiwlViIosHv4TYe26C_0YglFbcbtc4iz_tPSYBlojZ5CSqeuw

Trashëgimia Kulturore

Restaurohet kulla e Xhelë Hajdinit në Gjilan, aset i trashëgimisë kulturore

Published

on

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Kurti: Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë —

Published

on

Trefish më i lartë sesa në vitin 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore,

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

E puna po vazhdon. Përditë.

✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

👷🏼‍♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës

🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

🟠Kishën Katolike në Ferizaj

🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut

🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.”, deklaroi Kurti./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia Kulturore

Nisin gërmimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë

Published

on

Kanë nisur punimet në Kalanë e Kastërcit në Suharekë, hapësirë kjo arkeologjike përplot vlera e histori.

Nga gërmimet e mëparshme është dëshmuar lashtësia që ka ky lokalitet tejet i rëndësishëm, dikur vendbanim parahistorik me një vazhdimësi deri në mesjetën e vonë.

Tani ka filluar të bëhet pastrimi i strukturave arkitektonike të zbuluara dhe konservimi i tyre, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të lokalitetit e në shërbim të turizmit kulturor.

Continue Reading

Trending