Arkitektja Artnet Haskuka po e akuzon Kuvendin Komunal të Prizrenit se në mënyrë të jashtë ligjshme ka emëruar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve nga shoqërisë cilivile në Këshillin për Trashëgimin Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit (KTKHQP).
Arkitektja Haskuka e cila ka qenë pjesë e këtij këshilli në mandatin e kaluar, dhe që synoi edhe një mandat në këtë këshill, pretendon se Kuvendi Komunal i Prizreni ka shkelur aktet ligjore të cilat rregullojnë zgjedhjen edhe funksionimin e KTKQHP-së.
Haskuak thotë se në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të KTKHQP është emëruar një zyrtar publik (zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Zyra në Prizren), që siç ka thënë ajo, që bie ndesh me Udhëzimin Administrativ, nr. 12/2014, për Themelimin, zgjedhjen, përgjegjësit dhe funksionimin e KTKHQP-së të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Madje, ajo thotë se është diskriminuar dhe nuk është vlerësuar në mënyrë korrekte nga ky këshill.
Por, zyrtarë të KK të Prizrenit dhe kryesuesi i Komisionit Ad-Hoc kanë thënë për Kallxo.com se gjithë procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të KTKQHP është bërë në bazë të ligjit për QHP-në dhe udhëzimit administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për KTKQHP.
Ndërsa, rasti është hapur edhe në Prokurorinë Themelore në Prizren. Pretendimet për shkelje ligjore Në fund të 2022, Kuvendi Komunal i Prizrenit miratoi vendimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrën Historike të Prizrenit, sipas konkursit të hapur në qershor të 2022.
Por, ish- anëtarja e KTKQHP-së nga mandati i kaluar, Haskuka, po e konteston gjithë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij këshilli. Sipas saj, qysh në fillim me emërimin e Komisionit Ad-Hoc nga ana e KK të Prizrenit është bërë shkelje ligjore, pasi sipas saj, njëri prek tyre është shërbyes civil në MKRS-së.
“Bazuar në kornizën ligjore Nr.04/L-066 dhe me udhëzimin administrativ MMPH Nr. 12/14 i gjithë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe UA të MMPH nr. 12/2014. Sipas UA të MMPH nr. 12/2014, Neni 5 përcakton kriteret për Komisionin Ad-Hoc, ku në paragrafin 1.5 ceket se komisioni duhet të ketë 2 anëtarë nga partitë politike dhe 3 nga Shoqëria Civile. Ndërsa, komisioni i cili emërohet nga Kuvendi i Komunës përfshin 2 anëtarë të partive politike, 2 nga shoqëria civile dhe një shërbyes civil (nga MKRS), gjë që paraqet shkelje dhe është në kundërshtim me UA MMPH Nr. 12/14”- ka thënë Haskuka.
Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe njohuritë e një pjesë të anëtarëve të Komisionit Ad-Hoc lidhur me trashëgiminë kulturore siç kërkohet në ligjin për KTKQHP, po edhe udhëzimi administrativ i MMPH-së për themelimin e KTKQHP-së. Ajo, sipas vlerësimit të Komisionit Ad-Hoc nuk grumbulloi pikë e mjaftueshme për të qenë edhe një mandat në KTKHQHP. “Unë me 24 vjet përvojë pune kam qenë e intervistuar nga Shoqata e Shigjetarëve dhe teknikë medicinal (me gjithë respektin për profesionin e tyre) dhe individ që nuk kanë përvojë në trashëgimi kulturore.
Ky komision përkundër përgjigjeve të sakta dhe ekspertizës shumëvjeçare gjatë intervistimit për shkaqe subjektive më kanë (nën)vlerësuar me poena minimale duke më diskriminuar profesionalisht dhe kanë përzgjedhur kandidatë me shumë më pak vite eksperiencë në fushën e trashëgimisë kulturore”- ka thënë ajo. H
askuka po e akuzon Komunën e Prizrenit se është privuar nga e drejta e ankimimit ndaje vendimit të Komisionit Ad-Hoc.
Ndërsa ka thënë se ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Prizren, në departamentin për Krime të Rënda ndaj disa individëve që janë përgjegjës./Media Ndërtimi.