Sipas aktakuzës, drejtori i i drejtorisë për Inspekcion, drejtori i drejtorisë për urbanizëm dhe planifikim hapësinor, bashkëpunëtori professional i drejtorisë për urbanizëm e planifikim hapësinor, inspektori i ndërtimtarisë dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës- kanë shkelur pozitën zyrtare në mënyrë të kundërligjshme kanë formuar formuar komisionin për vlerësimin e ndërtimit të objektit nga investitorët A.K dhe V.K.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.Th., F.M., R.M., E.B., K.K., në cilësi të personave zyrtarë, pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.1 dhe 2.2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ndaj A.K., dhe V.B., për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 354, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, thuhet në njoftim, raporton Shqip.com.
Zyrtarët e komunës kanë shfuqizuar urdhër ekzekutimin e Inspektoratit të Komunës të ndërtimtarisë të Drejtorisë së inspektorateve të Komunës së Prizrenit të datës 03.12.2018 kanë ndërprerë punimet rreth rrënimit, me arsyetimin se mund të dëmtohet objekti fqinj “Teqeja Melami”, i cili objekt është i mbrojtur me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të kësaj komune pasi dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Duke i mundësuar investitorëve V.K., dhe A.K., ndërtimin e ndërtesës në kundërshtim me lejet për ndërtim, duke u lejuar atyre të bëjnë bashkimin e parcelave katastrale dhe ndërtimin e një objekti në disa parcela kadastrale, me ç’rast u kanë mundësuar përfitim investitorëve V.K., dhe A.K., në gabaritin – sipërfaqen e objekteve hoteliere, njëkohësisht kanë lejuar që këta investitor të uzurpojnë 9 m2 nga parcela katastrale e cila evidentohet në emër të pasurisë shoqërore pasuria “Teqe Melami” duke dëmtuar rëndë Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftim.