Connect with us

Infrastrukturë

Prokuroria kërkon kohë deri në ngritjen e aktakuzës për rastin Brezovica

Published

on

4 aksione policore, 26 të arrestuar, mbi 6 milionë euro të bllokuara, është bilanci i një aksioni i cili ka marrë epitetin e një rasti të madh kundër krimit të organizuar në Kosovë.

“Rasti Brezovica” i koduar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pa dyshim ka fituar vëmendjen e secilit qytetar të Republikës së Kosovës.

Në mars të këtij viti, prokuroria e Ferizajt urdhëroi për një tjetër aksion, me të njëjtin objektiv. Shpartallimi i grupit, për të cilin prokuroria pretendon se e kanë “shkatërruar” me ndërtime parkun kombëtar të Sharrit, shkruan Gazeta Nacionale.

Në “goditjen” e tretë të prokurorisë, nën pranga ranë 8 persona. Në mesin e tyre, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e biznesmen të kompanive ndërtimore.

E një pronar i kompanisë ndërtimore “Dono” SH.P.K dhe hotelit “Brezovica SPA” me emrin Abedin Salihu, kur policia i shkoi tek shtëpia e tij në komunën e Lipjanit, e që kreu bastisje aty, ai nuk u gjet aty.

Edhe 3 biznesmenë të tjerë patën arritur t’i shmangen prangave të policisë, ditën e aksionit. Bëhet fjalë për biznismenët Fatmir Grainca, Hajrush Ajvazi dhe Bashkim Hamiti, të tre biznesmenë nga Ferizaj. Fatmir Grainca që është aksionar i klubit futbollistik Ferizaj, pas disa javëve në arrati, u raportua se iu dorëzua drejtësisë.

Rasti Bresovica mbetet ndër rastet më të mëdha që është në duart e drejtësisë e në të cilin pritet të zbulohet shumëçka sa i përket mënyrës se si u ndërtua pa kriter në Brezovicë, kështu duke ia zënë frymën, një ndër zonavë më të rëndësishme turistike që ka Kosova./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending