Connect with us

Gjykim

Prokuroria kërkon dënimin e ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren i akuzuar për korrupsion

Published

on

Prokurorja Ervehe Gashi, në fjalën përfundimtare të dhënë të martën, i ka propozuar gjykatës që ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit ish-inspektorin e ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim detyre. Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarit ka kërkuar lirimin e tij nga akuzat.

Prokurorja Gashi, e cila fjalën e saj përfundimtare e kishte përpiluar me shkrim dhe ua dorëzoi nga një kopje gjykatës dhe palëve tjera, tha se nga provat materiale dhe dëshmitë e dëshmitarëve rezulton gjendja faktike si në pikat e aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ajo i propozojë gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit dhe ndaj të njëjtit të shqiptohet edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik.

Prokurorja tutje kërkoi që me rastin e matjes së dënimit, gjykata t’i ketë parasysh rrethanat rënduese, si faktin e dashjes së lartë të të akuzuarit, dëmin e shkaktuar dhe faktin se i njëjti me veprimet e tij e ka zbehur imazhin e institucioneve.

Përfaqësuesi i autorizuar i Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku, e ka mbështetur fjalën përfundimtare të prokurores, derisa i njëjti shtoi se e kërkojnë kompensimin e dëmit.

“Për shkak të dëmit të pësuar si në pikën një të fjalës përfundimtare të prokurores, të obligohet i akuzuari që të bëjë kompensimin e dëmit në lartësi prej 2 mijë e 580 euro  e 99 centë, dhe sipas dëmit të pësuar sipas pikës dy, ta bëjë kompensimin në lartësi prej 6 mijë e 49 euro e 71 centë, në afat prej 15 ditësh nën kërcënim të përmbarimit”, tha avokati Mazreku.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Blin Gjini, i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet i pafajshëm në mungesë të provave.

“I mungojnë elementet qenësore për të qenë një aktakuzë e bazuar, për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa, vet i akuzuari Musliu tha se prokuroria po pretendon që ta ngarkojë me një akuzë, ku paraprakisht procedurat i ka zhvilluar ish-kolegu i tij, Veron Aliu.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar që të bëhet më 12 maj 2022.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 26 nëntor 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej 23 majit 2017 e në vazhdim, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka inspektuar punimet në rrugën “Edit Durham”, të filluara nga i pandehuri Isuf Alibajra, ku konstaton se i njëjti nuk posedon leje ndërtimi nga organet kompetente komunale dhe urdhëron ndalimin e punimeve, mirëpo më pas vepron në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, duke mos ndërmarrë veprime për ndalimin e punimeve dhe rrënimin e objektit, duke u mjaftuar vetëm me inspektim formal.

 

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarrë veprime i ka mundësuar Isuf Alibajrës ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+2, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”./Media Ndërtimi.

Gjykim

Rasti i ‘Hidrocentraleve’, nuk u respektua vendimi i Qeverisë për privatizim

Published

on

Eksperti financiar, Agim Sheqiri ka thënë tek rasti i “Hidrocentraleve” është shkelur vendimi i qeverisë për privatizim të korporatës.

Këtë deklaratë Sheqiri e ka dhënë të hënën në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku po akuzohen katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq. Bashkë me ta po akuzohen edhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka.

Ata akuzohen se me procedurën e privatizimit të katër hidrocentraleve, Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe Hidrocentrali “Dikance”, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës.

I pyetur nga mbrojtësi i të akuzuarit Beqaj, avokati Besnik Berisha, se pasi që i njëjti kishte deklaruar edhe në seancë edhe në ekspertizë se vendimi ka qenë i kundërligjshëm, cilit ligj i është referuar, Sheqiri tha se është shkelur vendimi i qeverisë për privatizim të korporatës.

“Së pari është shkel vendimi i qeverisë për privatizim të korporatës KKDEF, pra nuk është respektu vendimi i qeverisë për themelimin e KQP-së, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka dhënë interpretim të qartë në të cilin thuhet se këto hidrocentrale ZRRE si organ rregullator nuk ju ka dhënë licencë për prodhim të energjisë elektrike, madje në interpretim shume qartë thotë as që mund të këtë pasi që nuk lejon baza ligjore, për mendimin dhe vlerësimin tim bazuar në këto është e kundërligjshme”, tha Sheqiri.

Tutje, i pyetur nga avokati Berisha se për hidrocentralet cili vendim dhe nga kush është shkelur, Sheqiri tha se janë dokumentet pasuese të cilat janë aprovuar dhe miratuar nga KQP-ja për privatizim, e sipas tij këto dokumente janë në kundërshtim me ligjet bazike, ligjin për ZRE dhe ligjin për energjinë elektrike.

Continue Reading

Gjykim

Dështon të nisë gjykimi në rastin e njohur si ‘‘Toka 2’’

Published

on

Për shkak se prokurorja Merita Bina-Rugova ndodhet jashtë vendit ka dështuar të nisë gjykimi në rastin e njohur si ‘‘Toka 2’’.

Këtë e deklaroi të premten, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gërguri, e cila tha se prokurorja Bina-Rugova e ka njoftuar gjykatën me parashtresën e 29 prillit 2022 se ndodhet jashtë vendit nga 20 maji 2022 dhe se nuk ka mundësi që ta përfaqësojë çështjen penale, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Gjykimi do të vazhdojë për të akuzuarit Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu dhe Avni Maxhuni, të cilët akuzohen për “Krim të organizuar”, “Nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore”, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Shpëlarje e parasë” dhe vepra të tjera.

Kurse, ndaj të akuzuarve Reshat Fetahu dhe Gani Ademi ka arritur parashkrimi absolut ndaj tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkaq, lidhur me mungesën e anëtarit të dytë të trupit gjykues, gjykatësit Arben Hoti, gjykatësja Gërguri tha se ai ka qenë i angazhuar me punë andaj e ka liruar që të mos jetë i pranishëm, duke pasur parasysh se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e seancës gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 20 korrik 2022./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Komuna e Prishtinës mbron veprimet e inxhinierit Gëzim Ferizit që po akuzohet për keqpërdorim me lejet ndërtimore  

Published

on

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, avokati Bajram Dini, ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk e konsideron veten të dëmtuar në gjykimin për keqpërdorim me lejet ndërtimore, pasi sipas tij leja ndërtimore ishte lëshuar pasi që ishte bërë ndërrimi i pronës publike në atë private.

“Gëzim Ferizi kishte lëshuar leje ndërtimore, pasi ishte bërë nënshkrimi i kontratave mbi këmbimin e pronave dhe nga ajo që kemi arritur të kuptojmë i vetmi lëshim i vogël që ishte bërë në atë rast nga ana e Gëzim Ferizit, ka qenë lëshimi i lejes pa përfunduar regjistrimi në librat kadastral i ndërrimit të këtyre pronave. Prandaj, Komuna e Prishtinës konsideron se nuk është palë e dëmtuar dhe veprimet e këtu të akuzuarit nuk kanë ndikuar që e njëjta të jetë palë e dëmtuar”, ka thënë ai.

Një deklarim të tillë, avokati Dini e  ka thënë në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohet Gëzim Ferizi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerrë dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ndryshe, në këtë seancë është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit edhe ushtruesi i kallëzimit penal, Bujar Ajeti, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Dulina Hamiti ka deklaruar se ndaj të akuzuari Ferizi në vitin 2014 kishte ushtruar kallëzim penal.

Ai tha se kallëzim penal ndaj të akuzuarit Ferizi kishte ushtruar për shkak se për pronën për të cilën ishte lëshuar leja ndërtimore, ekziston kontest pronësor ndërmjet tij dhe Komunës së Prishtinës.

“Pjesa e rrugës e cila është në kontest pronësor mes neve dhe Komunës së Prishtinës, është jep leja për ndërtim të lartë, e kam fjalë për parcelën 741//14, e cila parcelë kadastrale gjendet në “Mati 1”, tha ai.

Sipas tij, ajo rrugë kishte qenë në emër të Komunës së Prishtinë, dhe ka qenë rrugë e pakategorizuar dhe ka shtuar se në atë rrugë publike ishte bërë ndërtim i lartë.

Pas kësaj, ai tha se kishte ushtruar ankesë në Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kundër vendimit për dhënien e lejes për ndërtim dhe e cila ministri sipas tij kishte kthyer përgjigje që të dhënat në kadastër nuk korrespondojnë me gjendjen në terren.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 25 janar 2018, Gëzim Ferizi, në cilësinë e inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me ç’rast Komunës së Prishtinës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerrë dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ai akuzohet se më 22 mars 2013, kishte përpiluar aktvendimin e parë të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve afariste në objektin “A” dhe “C” në lagjen “Mati 1”, në Komunën e Prishtinës, ku investitor në këtë objekt është Latif Brajshori.

Kurse, sipas aktakuzës, më 10 qershor 2013, kishte nxjerrë aktvendimin e dytë për lejen e ndërtimit për objektin “B”, po në këtë lagje, ku investitor është “NNH Morina Ib”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending