Connect with us

Gjykim

Prokuroria kërkon dënimin e ish-drejtorit të Urbanizmit në Drenas

Published

on

Prokurori Bashkim Zeqaj në fjalën përfundimtare të dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka kërkuar dënimin e ish-drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Tahir Rrecaj ka kërkuar lirimin e tij.

Hysenaj po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së enjtes, palët në procedurë fjalët përfundimtare ia kanë dorëzuar me shkrim gjykatës dhe të njëjtat më pas i kanë elaboruar.

Prokurori Zeqaj në fjalën përfundimtare ka bërë rikualifikimin e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me nenin 77, në “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.2 lidhur me nenin 81.

Tutje, i njëjti ndër të tjera ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës, kuptohet qëllimi dhe dashja direkete e të akuzuarit në realizimin e veprës penale, pra sipas tij i akuzuari e ka ditur  që po e keqpërdor detyrën zyrtare duke mos e ndërmarrë asnjë veprim në kuadër kompetencës së tij për largimin e atyre banorëve nga banesat e komunës.

Sipas tij, qëndrimi i mbrojtjes se veprimet e tij nuk i ka ndërmarrë si person zyrtar nuk qëndron, pasi nga provat shihet që i njëjti veprimet i ka ndërmarrë duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Tutje, prokurori Zeqaj ka thënë se edhe pse i akuzuari me marrjen e detyrës zyrtare kishte dhënë dorëheqje nga kompania “Kulla Com”, nga provat të cilat gjenden në shkresa të lëndës vërtetohet se i njëjti është marrë me çështjet e kompanisë.

Në fund, prokurori i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin Hysenaj ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Hysenaj, avokati Rrecaj gjykatës i ka propozuar që në mungesë të provave të lirojë të mbrojturin e tij.

Avokati Rrecaj gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare, ka thënë se pretendimet e prokurorit për mbledhjen e jashtëzakonshme nuk kanë të bëjnë me veprimet e të mbrojturit të tij.

Ndër të tjera, ai ka thënë  se nga dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve të propozuar nga ana e prokurorisë është vërtetuar se i mbrojturi i tij banesat i kishte dhënë në shfrytëzim si pronar i “Kulla Com”,  e që veprimet e tij nuk kishin lidhje me përgjegjësitë e detyrës së tij zyrtare si drejtor i Urbanizmit në Drenas.

Fjalët e mbrojtësit të tij, i ka përkrahur edhe i akuzuari Hysenaj, i cili ka shtuar se në këtë rast ka qenë i dëmtuar ai e jo komuna.

Gjithashtu, ai tha se nuk ka keqpërdor pozitën zyrtare pasi që në kohën kur ka qenë drejtor nuk i kishte dhënë banesat në shfrytëzim dhe derisa lënda ka qenë në proces gjyqësor në Divizion Civil, nuk ka mundur të merret asnjë vendim lidhur me  ato ndërtesa banesore, për arsye se nga 27% që i ka pasur Komuna, i ishte kërkuar që të kthehet 50:50, andaj ka qenë e pamundur të dihet cilat janë banesat e komunës e cilat të tij.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast u caktua të bëhet më 27 mars 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Idriz Hysenaj në mes të periudhës kohore nga viti 2014 e deri më 15 tetor 2019, në vazhdimësi, si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti në cilësinë e personit zyrtar, fillimisht asamblist i Kuvendit Komunal në Drenasit e pastaj drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe biznesin e tij, ua kishte dhënë me qira në shuma të ndryshme gjashtë banesa në kate të ndryshme personave N.K, B.O, D.H, L.B, J.R, M.S, të cilat kanë qenë pronë e komunës në fjalë.

Sipas aktit akuzues, në disa raste u kishte dhënë në shfrytëzim banesat të cilat kanë qenë pronë e Komunës së Drenasit personave të caktuar nga të cilët kishte marrë tokën për ndërtimin e banesave, apo prej qytetarëve që kishin blerë banesë nga ana e firmës së tij “Kulla Com”, deri në përfundim të banesave.

Në këtë mënyrë, në aktakuzë thuhet se Kuvendit Komunal në Drenas i kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vetes dhe kompanisë së tij i kishte sjellë dobi të kundërligjshme pasurore./Media Ndërtimi.

Gjykim

Ish-drejtoresha e Inspekcionit në Suharekë, e akuzuar për korrupsion thotë që objekti pa leje është rrënuar në tërësi

Published

on

Ish-drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi- Lumi, e akuzuar për korrupsion, duke vazhduar dhënien e mbrojtjes, në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, deklaroi se objekti pa leje i investitorit Blerim Gashi është rrënuar në tërësi.

“Atë ditë unë kam qëndruar deri në fund të rrënimit të objektit ndërtimor me investitor Blerim Gashi. E kam parë që është rrënuar tërësisht”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Këtë deklaratë, Rrafshi-Lumi e ka dhënë në rastin ku e njëjta në cilësinë e Drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, së bashku me inspektorin e ndërtimit, Hafir Maliqaj, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Genc Nixha, e akuzuara Rrafshi- Lumi ka thënë se qëndron në tërësi pranë deklaratës që ka dhënë në Prokurori më 22 shkurt 2021.

Ajo ka treguar se kompetent për hartimin e konkluzioneve është inspektori i ndërtimtarisë. E njëjta ka shtuar se si drejtoreshë e Inspekcionit, ka bërë nënshkrimin e konkluzioneve në bazë të praktikës së Komunës së Suharekës dhe se konkluzionet nga viti 2012 deri më 2018 ishin nënshkruar nga drejtorët.

Rrafshi- Lumi ka thënë se në bazë të Ligjit mbi Qeverisjen Lokale, kompetencë e drejtorit është të marrë vendimet përfundimtare.

Tutje, ajo ka thënë se ka bërë nënshkrimin e konkluzionit, të cilin e ka hartuar i akuzuari Hafir Maliqaj dhe ka treguar arsyet e nxjerrjes së konkluzionit për rrënim të objektit pa leje.

“Njëra prej pikëve është që në rastin konkret, investitori nuk i ka ndërprerë punimet pa u pajisë me leje ndërtimore, nuk e ka respektu aktvendimin për pajisje me leje ndërtimore dhe ka bërë heqjen e shiritave, e cila është vepër penale, i  cili objekt ka qenë i konservuar nga ana e objektit. Gjithashtu, edhe mosrespektimi i procesverbalit për ndërprerjen e punimeve deri sa të pajiset me leje ndërtimore, prandaj këto janë arsyet për të cilat është nxjerrë ky konkluzion”, ka thënë Rrafshi- Lumi.

Lidhur me rindërtimin e objektit pa leje nga investitori Gashi, Rrafshi- Lumi tha se nga inspektori i ndërtimit është informuar se i njëjti ka vazhduar punimet pa leje ndërtimore.

E pyetur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, e akuzuara Rrafshi-Lumi ka mohuar se me këtë rast ka pasur ndonjë përfitim për vete apo personin tjetër.

Ndryshe, të panishëm në këtë seancë nuk ishin të dëmtuarit: Haziz Tafaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Suharekës, për të cilët gjykatësja Krusha tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, seanca e sotme është ndërprerë, kurse ajo e radhës është caktuar më 3 korrik 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 19 prill 2021, e akuzuara Jehona Rrafshi-Lumi ngarkohet me veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuar Hafir Maliqaj, ngarkohet me dy vepra penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se akuzuara Rrafshi-Luma, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e pastaj nuk e përmbush detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Aktakuza thotë se në vend të inspektorit të ndërtimtarisë ne cilësinë e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës se Suharekës, nxjerr konkluzion 09 Nr.109, të datës 26 maj 2020, e pastaj më 29 maj 2020 në vendngjarje ne parcelat kadastrale nr.2667-0 dhe 2685-0 , pronë e të dëmtuarës “AgroKosova – Holding ” , në rrugën “Ukë Bytyqi” në lagjen Shirokë të Suharekës,  nuk e rrënon në tërësi objektin afarist të ndërtuar pa leje, të investitorit Blerim Gashi dhe kësisoj i shkakton dëm material ose ia shkel të drejtat e të dëmtuarës.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 e lidhur me paragrafin 3 pika 3.6 të KPRK-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Gjykim

Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit

Published

on

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rastin e 53-milionëshit ku të akuzuar janë ish-ministri Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, nën akuzat se të njëjtit janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani njoftoi palët në procedurë se anëtari i trupit gjykues Vesel Ismaili nuk mund të jetë prezent në këtë gjykim për arsye shëndetësore.

“Siç e shihni edhe vet trupi gjykues nuk është në përbërje të plotë për shkak të mungesës së anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Vesel Ismaili. I njëjti nuk është mirë me shëndet, gjendet në trajtim mjekësor. Paraprakisht ka njoftuar edhe udhëheqësin e departamentit se për shkaqe shëndetësore nuk mund të prezantojë”- tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani.

Përveç seancës së sotme, është anuluar edhe seanca e sila ishte paraparë të mbahej nesër.

Seancat e radhës për këtë rast u caktuan të mbahen më 12, 13, 14 dhe 17 korrik 2023.

Përndryshe sot ishte paraparë që të dëgjoheshin dy dëshmitarë, ish-ministri i Financave dhe tash kryetari i Komunës së Jugut, Bedri Hamza dhe Fitim Krasniqi, të cilët ishin prezentë në sallë.

Ish-ministri Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Bedri Hamza pritet të dëshmojë sot në rastin e “53-milionëshit”

Published

on

Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, aktualish kryetar i Komunës së Mitrovices pritet që sot të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e fundit në këtë rast kishte dhënë dëshmin e tij edhe Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i cili kishte deklaruar se nëse nuk do paguheshin këto 53 milion, më vonë Kosova do të duhej të paguante 200 deri në 300 milionë euro.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending