Connect with us

Infrastrukturë

Projektohet rrokaqielli i parë rezidencial i Mercedes-Benz në SHBA

Published

on

Marka gjermane e makinave Mercedes-Benz ka zbuluar rrokaqiellin e saj të parë të markës në Amerikën e Veriut të krijuar në bashkëpunim me ShoP Architects dhe të informuar nga një filozofi e “pastërtisë sensuale”.

Mercedes-Benz Places është një rrokaqiell i planifikuar 67-katëshe, me përdorim të përzier, në ndërtim e sipër në lagjen Brickell të Miamit.

Zhvilluar nga JDS Development Group (JDS), ndërtesa u projektua në bashkëpunim midis studios SHOP Architects të Nju Jorkut dhe ekipit të projektimit Mercedes-Benz.

Me 232,257 metra katrorë, objekti do të jetë një nga projektet më të mëdha aktualisht në ndërtim në Florida, sipas ekipit të projektit.

Zhvillimi do të përfshijë gjithashtu një “riimagjinim” të Parkut Southside të Majamit nga studio amerikane e peizazhit Field Operations, e cila ndodhet afër.

Paraqitjet e ndërtesës tregojnë vëllime të shumta drejtkëndëshe të grumbulluara në drejtime pingule të alternuara. Ballkonet me kënd të lakuar rreshtojnë çdo kat të pjesës së jashtme të ndërtesës, me tarraca më të mëdha të vendosura midis hapësirave të krijuara nga rregullimi i strukturës.

Një pjesë e banimit do të presë 791 rezidenca të markës Merecedes-Benz, duke filluar nga studiot deri te godinat me 3 dhoma gjumi.

Hapësira katrore e mbetur do të ketë 200,000 metra katrorë (18,580 metra katrorë) hapësirë ​​për zyra, ambiente shëndetësore dhe fitnesi, një hotel, hapësirë ​​për shitje me pakicë dhe 130,000 metra katrorë (12,077 metra katror) pajisje.

Merecedes-Benz zbuloi kohët e fundit rrokaqiellin e saj të parë të markës në Dubai, ndërsa marka e makinave Bentley ndau gjithashtu dizajnet e saj për rezidencat buzë oqeanit të vendosura në Miami, të cilat do të shfaqin një ashensor makine që i çon automjetet drejtpërdrejt në apartamente individuale./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending