Connect with us

Infrastrukturë

Prezantohet projekti për bulevardin e Gjilanit me vlerë 20 milionë euro

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media , ka prezantuar më në detaje projektin e stadiumit të qytetit dhe të bulevardit të qytetit.

Ai bëri të ditur se kosto e projektit të stadiumit është rreth 15 milionë euro.

“Stadiumi i qytetit është njëri prej projekteve më të rëndësishme që është zvarritur për gjashtë vite. Ky projekt ka kosto rreth 15 milionë euro dhe 9 mijë e 84 ulëse. Sa i përket procedurës, tashmë është mbajtur seanca dëgjimore në OSHP, lidhur me pretendimet që ka pasur njëri prej operatorëve. Ne e kemi mbrojtur qëndrimin tonë si autoritet kontraktues dhe jemi në pritje të përgjigjes lidhur me dosjen e tenderit se a duhet të ndryshohen kriteret apo jo, në mënyrë që të vazhdojmë me hapjen e ofertave dhe përzgjedhjen e fituesit”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Ai ka shtuar se në rastin ideal muaji mars do të nënkuptonte lidhjen e kontratës dhe fillimin e punimeve për stadiumin e qytetit.

“Por, kjo sigurisht mbetet të shihet nëse ka ndonjë operator që prapë do të bëjë ankesë dhe do ta vonojë procesin”, është shprehur kryetari Hyseni.

Sa i përket bulevardit të qytetit, Hyseni theksoi se kostoja totale rreth 20 milionë euro.

“Ajo që dihet është se projekti, përveç hapësirës së sipërme që i shërben qytetarëve dhe aktiviteteve të ndryshme, e ka edhe pjesën e parkingut nëntokësor, që do të jetë një burim shtesë i të hyrave për komunën tonë”, tha ai.

Kreu i Gjilanit ka nënvizuar se parkingu nëntokësor ka një element të veçantë, që në rastin e shfrytëzimit të tij prej rreth 40 për qind të kapacitetit të plotë gjatë tërë vitit, me pagesë për një euro për një orë të shfrytëzimit, gjeneron rreth 2.1 milionë të hyra në vit.

“Kjo nënkupton një të tretën e të hyrave vetanake aktualisht, ku të hyrat do të kalonin mbi 8 milionë euro vetëm nga shfrytëzimi i parkingut nëntokësor”, tha ai.

Hyseni ka shtuar se në kuadër të këtij projekti është i planifikuar edhe një objekt qendror ku do të mund të bëhen bashkë të gjitha drejtoritë, zyrat dhe njësitë e Komunës së Gjilanit, për shërbime më cilësore ndaj qytetarëve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending