Connect with us

Tech

Projektohet raketa për udhëtime të shkurtra hapësinore të pasagjerëve me pagesë

Published

on

CAS Space, një kompani raketash me bazë në Pekin, në pronësi të Akademisë Kineze të Shkencave, është duke projektuar një grup raketash dhe anijesh kozmike të ripërdorshme, me qëllim të dërgimit të pasagjerëve me pagesë në udhëtime të shkurtra në hapësirë, tha drejtuesi i kompanisë.

Yang Yiqiang, një studjues i raketave dhe themelues i CAS Space, i tha China Daily në një intervistë ekskluzive të mërkurën se nëse gjithçka shkon sipas planit, kombinimi i raketës dhe anijes kozmike do të bëhet realitet pas të paktën 15 fluturimeve testuese dhe do të jetë në gjendje për të transportuar deri në shtatë turistë çdo herë në një lartësi prej më shumë se 100 kilometrash, rreth 10 herë më shumë se lartësia e lundrimit të një avioni komercial.

Kjo do t’i çojë pasagjerët përtej linjës Karman, kufiri i njohur globalisht midis atmosferës së Tokës dhe skajit të hapësirës.

Udhëtimi në hapësirë do të zgjasë disa minuta, mjaftueshëm për të lejuar pasagjerët të kenë një pamje të mrekullueshme të yjeve dhe Tokës dhe të përjetojnë mungesë peshe, tha Yang.

“Së bashku me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë hapësinore, një turne hapësinor për njerëzit e zakonshëm nuk është më një fantazi, por po bëhet realitet. Një udhëtim në hapësirën e jashtme do t’u sjellë turistëve një përvojë krejt të re që nuk e kanë pasur kurrë më parë,” tha ai.

“Ideja jonë është që pasi raketa të arrijë në linjën Karman, anija kozmike do të ndahet dhe më pas do të vazhdojë të fluturojë me forcën e inercisë. Raketa do të rihyjë në atmosferë dhe do të bëjë një ulje të butë duke përdorur motorët e saj, ndërsa anija kozmike do të kthehet me parashutat e saj”, tha Yang, duke shtuar se zona e uljes do të jetë në një zonë me popullsi të rrallë në Kinën veriperëndimore.

Sipas Yang, raketa do të lëvizet nga pesë motorë dhe do të ketë një peshë prej 70 tonë metrikë. Anija kozmike do të jetë tre metra e gjatë me një diametër 3.35 metra dhe do të ketë katër dritare të mëdha. Ai do të funksionojë në përputhje me programet e paracaktuara, pa pilot apo kontrollues brenda anijes.

Shkencëtari tha se kompania e tij po planifikon fluturimin e parë të raketës në vitin 2023 në mënyrë që të verifikojë dizajnin e saj të përgjithshëm, aftësinë e motorëve dhe pajisjet e uljes, Albanian.cri.cn.

Pasi programi të jetë i hapur për publikun, kushdo që dëshiron të paguajë rreth 300,000 dollarë për këtë udhëtim orbital fillimisht do të kalojë përmes një sesioni trajnimi, i cili do të jetë një version i thjeshtuar i edukimit të fluturimit për astronautët kinezë, tha ai.

Dennis Tito, një inxhinier dhe multimilioner nga Shtetet e Bashkuara, ishte turisti i parë hapësinor në botë. Së bashku me dy kozmonautë rusë, Tito iu bashkua misionit rus Soyuz TM-32 dhe kaloi gati tetë ditë në hapësirë. Që atëherë, më shumë se 10 njerëz në mbarë botën janë hedhur me raketa në hapësirë me shpenzimet e tyre.

CAS Space kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me CTG Travel, një agjenci e madhe udhëtimi në pronësi shtetërore, për të punuar së bashku për të shfrytëzuar tregun e turizmit hapësinor.

Aktualisht, ekipi i Yang po përgatitet për fluturimin debutues të produktit të parë të kompanisë, Lijian 1, ose Powerful Rocket 1, një raketë me lëndë djegëse të ngurtë, e cila është planifikuar të çojë gjashtë satelitë të vegjël në hapësirë.

Raketa 31 metra do të jetë në gjendje të transportojë satelitë me peshë 1.33 ton në një orbitë sinkrone diellore 700 km të lartë, thanë projektuesit./Media Ndërtimi.

Tech

Koreja e Jugut do të ndërtojë qendrën më të madhe të çipave në botë me 230 miliardë dollarë investime

Published

on

Koreja e Jugut thotë se do të ndërtojë një strukturë të madhe për prodhimin e çipave kompjuterikë në zonën më të madhe të Seulit, me rreth 230 miliardë dollarë investime nga gjiganti i çipave të memories Samsung Electronics.

Planet u njoftuan nga presidenti Yoon Suk Yeol të mërkurën dhe u konfirmuan nga gjiganti i elektronikës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne do të ndërtojmë ‘grupin me sistem të teknologjisë së lartë’ më të madh në botë në zonën Metropolitane të Seulit bazuar në një investim privat në shkallë të gjerë”, citohet të ketë thënë ai.

Një deklaratë e qeverisë tha se grupi i çipave do të vendoset në provincën Gyeonggi, e cila është pjesë e zonës Metropolitane të Seulit dhe investimi total do të përfundojë në rreth 20 vjet.

Majin e kaluar, Samsung (SSNLF) përshkroi një plan për të derdhur më shumë se 350 miliardë dollarë në bizneset e saj dhe për të krijuar dhjetëra mijëra vende të reja pune deri në vitin 2026. Ai tha se do të investonte kryesisht në bizneset kryesore si prodhimi i çipave dhe biofarmaceutikët./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Tech

Roboti WasteShark mbledh 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe për 10 orë

Published

on

WasteShark, roboti që pastron mbeturinat e plastikës në ujëra – mund të mbledhë 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe

Një robot i “uritur” për mbeturina kryesisht të plastikës është futur në liqenin Thames në Londër, si pjesë e përpjekjeve që ta mbajnë sa më të pastër ujin.

Bëhet fjalë për robotin WasteShark, roboti i parë i marinës që u fut në lumin e Londrës me aftësinë për të ‘gëlltitur’ deri në 500 kilogramë mbeturina apo 22.700 shishe të plastikës, transmeton Telegrafi.

Ky “peshkaqen elektrik” është lëshuar në ujë dhe mund të lundrojë 5 kilometra, duke larguar pothuajse çdo shishe të plastikës që është hedhur në ujë.

Kjo përpjekje vjen në kohën kur mbeturinat e plastikës në nivel janë dyfishuar që nga viti 2000, ku vetëm 9 për qind e tyre largohen dhe riciklohen.

Me këtë robot mëtojnë të mbajnë ujërat sa më të pastra dhe të largojnë çdo mbeturinë që mund të ketë rënë në lumin Thames të Londrës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Tech

Xiaomi prezanton çelësin e vet digjital me BMW-në si bashkëpunëtor

Published

on

Pasi që Apple e kishte prezantuar veçorinë e saj të Car Key në vitin 2020, konkurrentët nga Android iu përveshën punës dhe prezantuan versionet e tyre të çelësave digjital.

Oppo, OnePlus dhe vivo i prezantuan çelësat e tyre digjital disa ditë më parë duke bashkëpunuar me Nio, dhe tani Xiaomi e zgjodhi BMW-në për ta vënë në funksion veçorinë e tyre.

Gjatë prezantimit të serisë Xiaomi 13 në eventin MWC të këtij viti në Barcelonë, zëdhënësi i kompanisë tha se Xiaomi do ta vinte në dispozicion çelësin e saj digjital tek pronarët e disa modeleve të zgjedhura të BMW-së duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Çelësi digjital mund të përdoret për ta mbyllur, hapur e edhe për ta ndezur veturën tuaj. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme kur ju duhet që t’ia huazoni dikujt veturën tuaj.

Ju vetëm duhet ta shpërndani çelësin tuaj digjital me ata persona pa pasur nevojë që t’ia huazoni kopjen fizike të çelësit tuaj. Çelësi digjital ka integrimin e njëjtë me Wallet-in e Google dhe me disa platforma të tjera.Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending